13 Mars 2024, 22:26
Nga r.ll
neritan alibali
TIRANË- Përballë radikalitetit të opozitës, mazhoranca ndërmori një tjetër hap, duke ndryshuar rregulloren e Kuvendit në mënyrë të njëanshme.
Rregullorja e re, dyfishonte ndëshkimet ndaj deputetëve deri në 60 ditë përjashtim në raste të thyerjes së rregullores. Këto, ndryshime u konsideruan provokative nga opozita në kontekstin e një periudhe konfliktuale në parlament.
“Instrumenti kryesor i cili është përcaktuar në kushtetutë është një domen që është një instrument i i opozitës është komisioni hetimor ka pësuar ndryshime të tilla të cilat gati gati e bën të pamundur ngritjen e komisioneve hetimore pavarësisht se këtë të drejtë ia jep opozitës kushtetuta automatikisht”, u shpreh Neritan Alibali, Lektor i të drejtës kushtetuese.
Ndryshimet e rregullores së Kuvendit dhe ligjit për komisionet hetimore, i hodhën benzinë zjarrit.Kaosi në kuvend vijoi, jo vetëm brenda në seancën plenare, por edhe në hyrje të parlamentit, ku deputetët përplasen me gardën.
“Duket sikur të gjitha ndryshimet të ligjit procedurial që u ndryshua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca nuk bën gjë tjetër vetëm se në mënyrë të kamofluar përpiqet ta pengojë në maksimum opozitën për të ngritur komisionet hetimore. Shembulli gjerman, bazohet në një vendim të gjykatës kushtetuese gjermane…’ u shpreh Alibali.
Protestat brenda sallës së Parlamentit, janë shoqëruar me organizime jashtë sallës nga deputetët e përjashtuar.
Kaosi i krijuar në seancat plenare, nuk e ka frenuar mazhorancën të miratojë gjithçka që vjen si vullnet i saj. Shpesh, drejtuesi i seancës shihet rëndom teksa lexon me të shpejtë nenet që pasojnë me miratim, pa kontrolluar nëse kartonat jeshil janë mjaftueshëm për të plotësuar shumicën apo kuorumin.
“Ne sot kemi ligje klienteliste, ligje që sjellin kosto jashtëzakonisht të lartë për qytetarët që kanë kaluar, të gjithë e shohin që është shkelje dhe askush nuk reagon. Rregullorja parashikon që duhet të ketë konsultim publik, duhet të ketë agjendë të lajmëruar 5 ditë përpara seancës plenare, duhet të ketë dokumentacion publik, duhet të ketë relatorë të cilët diskutojnë në parlament, duhet të ketë kryetarë të komisioneve që japin opinione, dhe duhet të ketë deputetë pro dhe kundër, asnjë prej tyre nuk është konsumuar në aktet parlamentare”, u shpreh Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.
Marrë nga Top Channel.
neritan alibali
Politike
13 Mars 2024, 22:24
r.ll
dashamir shehi
TIRANË- Më 22 shtator 2023, u kërkua komisioni hetimor nga 45 deputetë të Kuvendit për rrjedhjen e të dh...
Politike
13 Mars 2024, 22:22
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kjo, është gjuha që dëgjojmë rëndom nga i ashtuquajturi tempull demokracie….E enjtja e seancave ...
Politike
13 Mars 2024, 22:03
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se do të dërgojë një ...
Politike
13 Mars 2024, 21:45
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se protestat e opozitës në Parl...
Politike
13 Mars 2024, 21:35
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka thënë sot se me PS-në nuk kanë një marrëv...
Politike
13 Mars 2024, 21:04
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, votimi i emigrantëve dhe transparenca e fondeve janë pikat e propozuara nga Pa...
Politike
13 Mars 2024, 20:10
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për dialogun dhe rikthmin e normalitetit në...
Politike
13 Mars 2024, 19:59
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë me median turke, “Independent T&u...
Politike
13 Mars 2024, 19:18
r.ll
igli hasani
SPANJË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nga Budapesti ka udhëtuar sot pasdite drejt Spanjë...
Politike
13 Mars 2024, 14:37
N.F
TIRANË- Departamenti Antikorrupsion në PD ka denoncuar sot me dokumente, abuzimet e kryebashkiakut të Tropojëz, Rexh Byberit dhe i ka...