LIVE UPDATES
Politike

Intervista në median turke/ Meta: Diaspora është pasuri kombëtare, t'i garantohet e drejta e votës dhe të jetë pjesë e vendimmarrjes

Një tjetër temë për të cilë ish-presidenti ka folur është marrëdhënia Shqipëri- Turqi, ku tha se si dy vende anëtare të NATO-s ndajnë shumë vlera të përbashkëta. Gjithashtu përmendi edhe rolin e Turqisë në pavarësinë e Kosovës. 

13 Mars 2024, 19:59 Nga r.ll
Intervista në median turke/ Meta: Diaspora është pasuri
ilir meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë me median turke, “Independent Türkçe” ku ka komentuar edhe dy kandidaturat shqiptare në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Meta tha se shpreson që kandidatët shqiptarë të marrin mbështetjen e votuesve shqiptarë dhe maqedonas.

Një tjetër temë për të cilë ish-presidenti ka folur është marrëdhënia Shqipëri- Turqi, ku tha se si dy vende anëtare të NATO-s ndajnë shumë vlera të përbashkëta. Gjithashtu përmendi edhe rolin e Turqisë në pavarësinë e Kosovës. 

Një tjetër pyetje që iu drejtua ishte edhe si mund të përfshihet diaspora shqiptare në proceset nacional-demokratike të vendit. Kreu i PL-së tha se shërbimi më themelor për shqiptarët që jetojnë jashtë është t'u jepet atyre mundësia për të votuar dhe për rrjedhojë lejimi i pjesëmarrjes në jetën politike, ekonomike dhe sociale të atdheut të tyre.

(PJESA E TRETË DHE E FUNDIT e intervistës për median prestigjioze turke "Independent Türkçe")

Faktori shqiptar është faktori më i fortë në Ballkanin Perëndimor. Pas Shqipërisë dhe Kosovës, do të doja t'ju pyesja edhe për Maqedoninë e Veriut. Dy kandidatë të ndryshëm shqiptarë do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Po kështu, gjatë periudhës së tranzicionit deri në zgjedhje, një politikan me origjinë shqiptare u bë kryeministër i vendit për herë të parë. Si i lexoni strategjitë e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Pranimi i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut si elementë shtetformues ka qenë i përhershëm që nga Marrëveshja e Ohrit. Vëzhgoj me kënaqësi emërimin e përfaqësuesve shqiptarë në postet më të larta të shtetit.

Gjithashtu pres me padurim zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shpresoj që kandidatët shqiptarë të marrin mbështetjen e votuesve shqiptarë dhe maqedonas të veriut.

Ky do të ishte një tregues i rëndësishëm se politikanët në Maqedoninë e Veriut aspirojnë të lëvizin përtej përfaqësimit etnik dhe janë plotësisht të pjekur në përballimin e sfidave të zhvillimit ekonomik, zhvillimit social dhe integrimit në BE, duke u shërbyer të gjithë qytetarëve pavarësisht nga origjina e tyre etnike.

Pra, çfarë lloj udhërrëfyesi duhet të hartojë shteti shqiptar në raport me komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Unë e parashikoj rolin e Republikës së Shqipërisë këtu si të dyfishtë: të sigurojë që të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si një komunitet shtetformues të respektohen plotësisht dhe së dyti, të sigurojë që të jenë në përputhje me BE-në, përshfirë standardet në fushën e politikës, ekonomisë dhe të drejtave të njeriut.

Të sigurohet që ato të japin kontribute të vlefshme për arritjen e qëllimit. Kjo është edhe mënyra për të rritur paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.

Cili është qëndrimi juaj për marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë? Ka lidhje shumë të forta historike dhe kulturore midis dy vendeve…

Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi bazohen në një traditë shumë të gjatë bashkëpunimi, historie dhe kulturore. Duke u mbështetur në këto lidhje, ne mund të zhvillojmë dhe forcojmë më tej bashkëpunimin në fushën dypalëshe dhe shumëpalëshe. Ka një potencial të madh për këtë.

Shqipëria dhe Turqia, si dy kombe paqedashëse, ndajnë shumë vlera të përbashkëta.

Roli i Turqisë në pavarësinë e Kosovës vlerësohet shumë. Si anëtarë të NATO-s, kontributet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin kanë kuptim përtej rajonit tonë.

Në aspektin ekonomik, Shqipëria është partneri i dytë më i madh tregtar i Turqisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Turqia ka një prani në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare.

Unë besoj se mund të bëjmë shumë më tepër së bashku, veçanërisht në fusha të tilla si ndërtimi, energjia dhe prodhimi. Rritja e kontakteve mes njerëzve dhe kulturave tona do t'i japë një shtysë të madhe mundësive të bashkëpunimit të dy kombeve.

Z. Meta, më në fund le të shqyrtojmë diasporën shqiptare. Shqiptarët formojnë një diasporë të fortë në Amerikë dhe Evropë. Cili mendoni se është funksioni i diasporës në skemën e zhvillimit kombëtar? Për më tepër, si mendoni se diaspora shqiptare mund të përfshihet më tej në proceset nacional-demokratike?

Diaspora shqiptare është një pasuri kombëtare dhe duhet trajtuar në përputhje me rrethanat. Shqiptarët kanë qenë të suksesshëm kudo që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë. Sipërmarrjet e tyre, arritjet akademike dhe arritjet në fushën e sportit janë shumë motivuese dhe bëjnë krenar çdo shqiptar. Gjithashtu, ata kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë. Një rol të madh luajtën sasia e valutës që sollën, aftësitë që ofronin dhe bizneset që hapën.

Unë e mbështeta idenë e krijimit të një rrjeti të diasporës gati njëzet vjet më parë. Shërbimi më themelor për shqiptarët që jetojnë jashtë është t'u jepet atyre mundësia për të votuar dhe për rrjedhojë lejimi i pjesëmarrjes në jetën politike, ekonomike dhe sociale të atdheut të tyre.

Në këtë mënyrë, diaspora mund të jetë pjesë e procesit të vendimmarrjes dhe të marrë shumë vendime me dëshirën e saj. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm, sidomos në kohët e fundit kur politikat e dështuara shtetërore kanë nxitur qindra mijëra shqiptarë të emigrojnë nga atdheu, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e strukturës demografike të vendit.

Unë mbështes plotësisht çdo nismë që do të inkurajojë diasporën shqiptare të marrë pjesë në proceset e zhvillimit kombëtar, përfshirë platformat dixhitale.

ilir meta independent turkçe

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen