LIVE UPDATES
Politike

Pronat e Manastirit të Deçanit në Kosovë, OMONOIA: Rama i fundit që duhej të fliste, pasuria kishëtare në duart e qeverisë

Sipas OMONOIA, është tallje kur kryeministri të shpreh publikisht dëshirimin e tij për akte të tilla, duke radhitur, sipas tyre, një sërë shkeljesh ndaj manastireve ortodokse në vend.

14 Mars 2024, 20:00 Nga M.B
Pronat e Manastirit të Deçanit në Kosovë, OMONOIA: Rama i
Manastiri i Deçanit

SARANDA- Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik grek, OMONOIA, ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku thotë se lidhur me regjistrimin në Kadastër të një sipërfaqe tokash të Manastirit të Deçanit, në Kosovë, kryeministri Edi Rama duhej të ishte personi i fundit që mund të fliste. Sipas OMONOIA, është tallje kur kryeministri të shpreh publikisht dëshirimin e tij për akte të tilla, duke radhitur, sipas tyre, një sërë shkeljesh ndaj manastireve ortodokse në vend.

OMONOIA thotë se rasti me Manastirin e Deçanit në Kosovë mund të përbëjë shembull dikues për trajtimin e padrejtësisë, sipas tyre, në dëm të Kishës Orthodhokse në Shqipëri.

 

DEKLARATË PËR SHTYP E OMONOIA

Dje autoritetet shtetërorë të Kosovës, përmes tratativash të posaçme të Qeverisë së SHBA dhe duke e lidhur çështjen me procesin në zhvillim për anëtarësim në Këshillin e Evropës, vendosën sipas edhe vendimit respektiv të Gjykatës së atjeshme Kushtetuese, regjistrimin në Kadastër të një sipërfaqe tokash në pronësi të Manastirit të Visoki Deçanit. U ngut të pozicionohet dhe përshëndes këtë zhvillim edhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, i cili për shkak të situatës që mbizotëron me kthimin dhe sanksionimin juridik të elementëve pasurorë të Kishës Orthodhokse në Shqipëri, duhej të ishte i fundit person me të drejtën e fjalës.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila përfshin në gjirin e saj dhe mban përgjegjësinë e baritimit shpirtëror të gjithë pjesëtarëve dhe komuniteteve të Minoritetit Etnik Grek, vijon të privohet nga vendet e saj të shenjta të adhurimit, pasurish në toka bujqësore dhe kryesisht sipërfaqesh me vlerë të paçmuar të Manastireve historikë. Pasuri e cila faktohet si historikisht ashtu siç provohet edhe juridikisht.

Është realisht tallje kur në momentin që prona të Manastirit të Shën Gjergjit në Çukë shndërrohen në truall për ngrehina turistike mbi tokë të grabitur, Manastiri i Tërëshenjtës Mari në Kakome është i rrethuar dhe e pamundur akoma edhe aksesi i besimtarëve në të, në zonën e Manastirit të Shën Theodhorëve në Dhërmi të jenë aq të shumta abuzimet pronësore, Kryeministri të shpreh publikisht dëshirimin e tij për akte si ai që u përmend. Rastet që referuam nga njëra anë janë më tregueset për situatën por numerikisht shumë pak në krahasim me realitetin e intrashigjencës së shtetit për të sanksionuar në dobi të Kishës gjithë ato sa u shtetëzuan në periudhën e persekutimit ateist.

Ndërkaq rasti me Manastirin e Deçanit në Kosovë mund të përbëjë shembull indikues për trajtimin e padrejtësisë në dëm të Kishës Orthodhokse në Shqipëri, duke kushtëzuar proceset e integrimit Europian me rehabilitimin përfundimtar dhe pa ngurrime pretekstuale në fushën e pasurisë kishëtare dhe të manastireve.     

omonoia manastiri i decanit

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit