23 Korrik 2026, 11:45
Nga I.A
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka sfiduar shumicën socialiste nga foltorja e Kuvendit që të japë dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në fjalën e tij, Muçi iu referua protestës jashtë Parlamentit, duke theksuar se ajo ka hyrë në ditën e 54-t dhe se pakënaqësia qytetare nuk do të ndalet.
Sipas tij, reagimi i protestuesve është pasojë e mosdëgjimit të kërkesave të qytetarëve dhe e neglizhimit të problemeve ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare. Deputeti tha se shumë qytetarë punojnë në më shumë se një punë dhe sërish nuk arrijnë të përballojnë kostot e jetesës, ndërsa protestat dhe hedhja e vezëve ndaj deputetëve, sipas tij, janë shprehje e revoltës ndaj qeverisë.
"Në ditën e 54 të protestës, që nisi me vezë dhe dhunë policore, kur një xhaxh me biçikletë tha mund t’u shpëtoni vezëve por jo urrejtjes së shqiptarëve. A e mendonit që do të mbyllej sesioni parlamentar duke ju pritur me vezë popullit, kjo ndodh sepse dëgjoni urdhrat e ustallarëve të vjetër, besoni përrallat me agjentura të huaja dhe injoroni protestën e rinisë. Do të mbani përgjegjësi dhe ju.
Njerëzit aty jashtë kanë halle dhe drama reale. Punojnë nga dy punë dhe nuk mbyllin dot muajin, ndaj protestojnë e ju hedhin vezë ju. Njerëzit e kanë kuptuar që nuk ka kthim pas, duhet ta kuptoni dhe ju. Sesioni i shtatorit do të nisë me vezë, Kështu do të vijojë edhe tetori e nëntori. Hyni në zgjedhje, nëse merrni 100 mandate hallall e paçit pushtetin, unë jam dorëheqjen. Jua lirojnë karriget, por deri në atë moment do të kërrcasë veza”, tha Muçi./Dosja.al
redi muci
Politike
23 Korrik 2026, 11:30
I.A
Kuvendi
TIRANË- Me 82 vota kundër të mazhorancës dhe vetëm 27 vota pro të opozitës, u rrëzua kërkesa e PD-s&eu...
Politike
23 Korrik 2026, 11:27
I.A
TIRANË- Raporti përfundimtar i PS për reformën Territoriale parashikon katër skenarë se si mund të konfigurohet harta e bas...
Politike
23 Korrik 2026, 11:15
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po vepron në mënyrë të njëanshme...
Politike
23 Korrik 2026, 11:07
I.A
Kuvendi
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar zgjatjen e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale, me qëllim vijimin e ...
Politike
23 Korrik 2026, 10:54
I.A
Beridha dhe Boci
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se protestuesit po kërkojnë me të drejtë fundin e Ku...
Politike
23 Korrik 2026, 10:52
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Debati në Kuvend është shoqëruar me replika të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, pas dekla...
Politike
23 Korrik 2026, 10:47
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit ndërprer...
Politike
23 Korrik 2026, 10:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, fotografoi deputetët e strukur të PS në pritje të seancës plenar...
Politike
23 Korrik 2026, 10:20
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, është përplasur me efektivët e Gardë...
Politike
23 Korrik 2026, 10:04
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend së bashku me deputetët e tjerë demo...