LIVE UPDATES
Politike

"Nuk ka kurrë moshë mbrojtja e së vërtetës!" Berisha: Jam në një mision prandaj kundërshtarët janë shfazuar

Berisha tha se në qoftë se ka një politikan në këtë tokë, që ka dëshmuar qëndrime të pamposhtura në respekt të parimeve themelore të një sistemi demokratik, është ai vetë. 

11 Qershor 2025, 13:09 Nga M.B
"Nuk ka kurrë moshë mbrojtja e së vërtetës!"
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se nuk ka kurrë moshë mbrojtja e së vërtetës. Berisha tha se në qoftë se ka një politikan në këtë tokë, që ka dëshmuar qëndrime të pamposhtura në respekt të parimeve themelore të një sistemi demokratik, është ai vetë. 

Kryedemokrati tha se ai u ngrit pasi ishte larguar, humbi zgjedhjet, dha dorëheqjen pa asnjë imponim nga askush, por, sipas tij, bëri një detyrë dhe mori një vendim të drejtë. Gjithashtu Berisha tha se ky që po bën është një mision dhe prandaj kundërshtarët, sipas tij, janë të shfazuar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në qoftë se ka një politikan në këtë tokë, që ka dëshmuar qëndrime të pamposhtura në respekt të parimeve themelore të një sistemi demokratik, është Sali Berisha. Dhe unë po i heq të gjitha mënjanë, përmbysjen e diktaturës komuniste, ndërtimet e institucioneve të reja të rendit demokratik, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kalimin nga sistemi më hiperkolektivist në ekonominë e tregut, kalimin e Shqipërisë nga vendi me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, lëvizja e lirë dhe marrja e rekomandimit për statusin e kandidatit për në BE, MSA, transformimi tërësor i infrastrukturës rrugore të vendit, dy projektet e shekullit, TAP dhe Devolli, po i lëmë këto të gjitha, por po marr vetëm dy.

Sali Berisha u ngrit pasi ishte larguar, humbi zgjedhjet, dha dorëheqjen pa asnjë imponim nga askush. Por bëri një detyrë dhe mori një vendim të drejtë. Humbi zgjedhjet, dha dorëheqjen, dha dorëheqjen edhe nga çdo funksion në parti. A nuk ishte ky një akt madhor në favor të demokracisë? Edi Rama me Xhorxh Sorosin, me armiqtë e egër të demokracisë shqiptare, sanksionoi Sali Berishën, dhe meqë e kishin pa asnjë fakt, bazë apo dokument, kërkuan që ta rëndonin atë politikisht, të kontrollonin PD-në. Kush u ngrit? Sali Berisha u ngrit pikërisht për të thënë jo. PD-në nuk do e kontrollojë kush kurrë përveç anëtarëve të saj. Kryetarin e saj. A nuk janë këto kontribute madhore të atij Sali Berishe që ishte tërhequr nga jeta politike?
Po pse nuk e bëri dikush tjetër? Fatos Nano nuk u ngrit, dha dorëheqjen, por të dytën më ka takuar ta bëj vetëm unë.
Kjo është e vërteta.

Mund të kesh 30 vite, por varet nga kulmet që ke mbrapa. Këto janë kulme, këto janë maja frymëzime. Çfarë tregojnë këto të dytat? Tregojnë mision. Dhe kjo që po bëj është mision. Ky është një mision dhe prandaj janë të shfazuar. Në qoftë se i sheh, një tërbim dhe një verbëri gjer në primitivizëm. Përpiqen me çdo kusht të mbrojnë farsën, ish-njerëz të lidhur me krimin politik, me krimin ordiner, njerëz që paguhen nga narkoshteti dhe borderotë e tij, nga mëngjesi gjer në darkë përpiqen të mashtrojnë shqiptarët. Sali Berisha po i kundërvihet kësaj propagande në mënyrë të përditshme për të mbrojtur të vërtetat para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Nuk ka moshë kurrë mbrojtja e të vërtetës. Njeriu i qytetëruar, të vrtetën duhet të mbrojë gjer orën e fundit të jetës së tij. Ky duhet të jetë raporti i tij me të vërtetën, pavarësisht nga çcmimi që paguan.

Imagjinoni nëse nuk do bëheshin këto konferenca të përditshme, do lexoje poezitë e këtyre llum-intelektualëve, duke hymnizuar mandatin e katërt të Edi Ramës. Se për ata, këta nuk janë qenie njerëzore. Këta që flasin nuk kanë pse të votojnë. Këta janë qenie inferiore. Është një situatë komplekse, por kësaj here e përshkruar. Nuk po qëndroj kot unë kundër sepse është raporti i komunitetit ndërkombëtar që i kushton 5 faqe fushatës dezinformuese të medias, kontrollit qeveritar të medias. Dhe unë çdo ditë do mbroj të vërtetat sepse ky është interesi më i mirë i shqiptarëve.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj