Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më tej ai tha se rrethimi i kuvendit sot nga Garda është një njarje që nuk ka ndodhur në 30 vitet e fundit në Shqipëri.
TIRANË- Deputeti Tomor Alizoti, i cili mori pjesë në protestën e opozitës para bashkisë Tiranës, tha se është i shqetësuar për të ardhmen e vendit tonë, për shkak të keqqeverijes të kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu Alizoti u shpreh se Shqipëria ndodhet sot më pranë diktaturës. Më tej ai tha se rrethimi i kuvendit sot nga Garda është një njarje që nuk ka ndodhur në 30 vitet e fundit në Shqipëri.
"Të gjithë jemi qytetarë të Tiranës, të gjithë jemi të vjedhur, edhe ju të nderuar policë që keni hallin e rrogës. Sot në parlment ka ndodhur një gjë që në 30 vjet nuk ka ndodhur. I gjithë parlamenti po ta shikoni është i mbushur me forca speciale. Nuk ka ndodhur ne 30 vjet demokraci që një ministër i Brendshëm anonim rrinte sot si prokurori i Përgjithshëm Aranit Çela. Jam sinqerisht shume i shqetësuar. Demokracia në këtë vend është produkt i lëvizjes së gjithë qytetarëve të Tiranës në ‘91/. Më besoni, sot demokratë, me besoni sot qytetarë dhe pronarë të mediave që Shqipëria është pranë diktaturës dhe çdo justifikim i gardës, i policisë i drejtorit të policisë, i shqiptarëve nëpër kafe, i atyre që komentojnë estetikën, a digjet, a nuk duhet të digjet. Ne sot jemi bërë një skllavëri e nipit të Spiro Kolekës dhe jemi në rrezikun më të madh. Ju lutem merreni seriozisht sepse arritja më e madhe në këtë vend ka qenë demokracia. Sot Shqipëria nuk është më demokraci. Mos u merrni më me opozitën. Doktor i nderuar, ndaj mendjen çfarë do bësh sepse radikalizmin ne nuk po e kërkojmë. Ka ardhur tek ne.
Edhe disa deputetë të PS që kanë dy pare mend sot kishin ulur kokën. Kjo nuk ka ndodhur më parë dhe jua them me bindje se ne jemi në diktaturë. Ne nuk mund të lejojmë që bijtë e baballarëve të shtypin prapë Shipërinë. Ne duhet tu thërrasim njerëzve ata që mendojnë se janë zona gri, të vinë të gjithë që ky vend të ketë demokraci. Se këtu nuk ka drejtësi. Harrojini recitimet. Kur policia merret me disa neqez te thjeshte dhe hajduti që ka vjedhur gjithë Shqipërinë hypën në jaht dhe në avion, këtu nuk ka më drejtësi. Sot në parlament njerëz anonimë kanë ndalura deputetët, njerëzit që janë zgjedhur nga populli. Fatkeqësisht sot u rikthy partia e Adil Çarçanit.
Opozitarizmi nuk është pronë e Partisë Demokratike, por është pronë e te gjithë shqiptarëve. Unë mendoj se të gjithë demokratët duhet të mblidhen dhe të mobilizohen sepse Shqipëri sot është në diktaturë. Ti lemë recitimet, të vazhdojmë veprimet. Shqipëria është në diktaturë. Edi Ramës duhet ti dridhet zëri. Edi Rama mundet me protestë me zëmrim e jo me xhiro në bulevard. Ndajeni mendjen sepse u kthye 1945. Sot Ministri i Brendshëm, një njeri anonim, sot krekosej si fytyra e Aranit Çelës dhe recitonte në parlament edukatën morale të Partisë së Punës se si duhet të sillej një deputet. Ju lutem të mblidhemi të gjithë. Doktor që na shef, ndaje mendjen e ta mbyllim këtë punë," tha ai.
Efektivi TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur një efektiv i FNSH-s ka tentuar që t'i nxjerr armën deputetit Luan B...
pamje nga protesta TIRANË-Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi gjatë fjalimit tij në protestën pa...
Bardhi TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar forcat policore se kanë kërcën...
Dhurata Çupi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka quajtur të paprecedent rastin e dhunës ndaj d...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Ka agravuar situata para oborrit të Kuvendi të Shqipërisë ku grupi i demokratëve që is...
TIRANË- Garda e Republikës nuk ka lënë mediat të filmojnë hyrjet në parlament. Pas deputetëve të Opozitës, g...
Vangjel Dule TIRANË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule deklaroi sot se është shkelur Kushtetuta me ndalimin e hyrjes në parlament t&eum...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Protesta e opozitës ka vijuar teksa grupi i demokratëve që ishte në tubim para Bashkisë s&e...
Gazetaret TIRANË- Garda e Republikës nuk ka lënë mediat të filmojnë hyrjet në parlament. Pas deputetëve të Opo...
Kuvendi TIRANË- Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është miratuar në seancën e sotme me 73 vota pro. Gja...