LIVE UPDATES
Politike

"Nuk u arrestua për shkelje ligji, por..."/ Balliu: Shefi i Komisariatit të Sarandës i përfshirë në farsën zgjedhore dhe rrëmbimin politik të Ilir Metës

Në deklaratë theksohet, se PD dënon me forcë kriminalizimin e Policisë së Shtetit, ndërkohë që bën thirrje që të ndalet kriminalizimi i mëtejshëm i Policisë së Shtetit, kupola e së cilës është mbushur me patronazhistë, militantë dhe persona të krimit të organizuar.

18 Maj 2026, 15:34 Nga E. D
"Nuk u arrestua për shkelje ligji, por..."/ Balliu: Shefi i
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar se, arrestimi i Shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, nuk është gjë tjetër veçse pjesë e skenarit të luftës së bandave brenda Policisë së Shtetit dhe qeverisë për kontroll territoresh. 

Gjatë një konference për mediat, Balliu theksoi se Gëzim Bashllari u emërua në këtë detyrë si njeri besnik i partisë nga Ilir Proda. Sipas tij, emërimi i Bashllarit në një nga qytetet ku pastrimi i parave të drogës dhe korrupsionit është i dukshëm, nuk është i rastësishëm, por pjesë e një zinxhiri të së gjithës që fillon nga Kryeministri dhe shtrihet deri tek hallka më e fundit e Policisë së Shtetit.

Në deklaratë theksohet, se PD dënon me forcë kriminalizimin e Policisë së Shtetit, ndërkohë që bën thirrje që të ndalet kriminalizimi i mëtejshëm i Policisë së Shtetit, kupola e së cilës është mbushur me patronazhistë, militantë dhe persona të krimit të organizuar.

Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu:

Arrestimi i Shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, nuk është gjë tjetër veçse pjesë e skenarit të luftës së bandave brenda Policisë së Shtetit dhe qeverisë për kontroll territoresh. Ashtu siç ka bërë paraardhësi i tij Proda, Didi e të tjerë, të njëjtën gjë po bën edhe Skënder Hitaj me emërimet e paraardhësit.

Gëzim Bashllari u emërua në këtë detyrë si njeri besnik i partisë nga Ilir Proda. Emërimi i tij në një nga qytetet ku pastrimi i parave të drogës dhe korrupsionit është i dukshëm, nuk është i rastësishëm. Është pjesë e një zinxhiri të së gjithës që fillon nga Kryeministri dhe shtrihet deri tek hallka më e fundit e Policisë së Shtetit.

Aktivizimi i tij gjatë proceseve zgjedhore, në favor të qeverisë dhe në dëm të opozitës, është shërbimi i parë i madh për partinë. Bashllari ka qenë gjithashtu një nga personat e përdorur nga Edi Rama në operacionin e rrëmbimit politik të Presidentit Ilir Meta, operacion për të cilin më pas u shpërblye me promovim dhe mbështetje politike.

Për këto arsye po bëhen përpjekje për ta mbrojtur dhe favorizuar.

Sipas raportimeve mediatike, aktualisht ai nuk mbahet në ambientet e paraburgimit, por në spitalin e burgut, çka shton dyshimet mbi trajtimin preferencial që po i ofrohet, duke i thënë ‘nuk i kemi harruar shërbimet’.

Gëzim Bashllari dhe zinxhiri komandues nuk u arrestuan sepse shkelën ligjin për lejimin e disa kateve pa leje. Ata u arrestuan sepse në krye të komisariateve po ndodh rokada për të sjellë njerëzit e Lubi Ballukut dhe Oltion Bistrit, është luftë për territoret e fitimit siç po ndodh edhe te lojërat e fatit dhe bastet. 

Partia Demokratike dënon me forcë kriminalizimin e Policisë së Shtetit, i cili ka filluar që në epokën Tahiri dhe vazhdon me ritme të njëjta ose edhe më shumë sot e kësaj dite. Spektaklet bajate të luftës brenda klaneve të Policisë së Shtetit, që dirigjohen nga Kryeministri, nuk bindin askënd.

Në rast se Hitaj arrestoi Bashllarin, do të emërojë në vend të tij një Bashllar tjetër, i cili njësoj do të mbyllë sytë para trafikut të drogës, luftës për territore të bandave apo kriminalitetit, mjafton që të ndjekë me përpikmëri urdhrat e Edi Rama.

Partia Demokratike bën thirrje që të ndalet kriminalizimi i mëtejshëm i Policisë së Shtetit, kupola e së cilës është mbushur me patronazhistë, militantë dhe persona të krimit të organizuar. Kjo strukturë sot e kësaj dite gëlon nga Bistrët, Prodat dhe Bashllarët apo të tjerë. Lufta kundër krimit bëhet nga punonjës me integritet dhe moral, të cilët Shqipërisë fatmirësisht nuk i mungojnë, por fatkeqësisht ata janë nën thundrën e krimit të organizuar dhe militantëve të pushtetit./Dosja.al

klevis balliu parta demokratike gëzim bashllari

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim