LIVE UPDATES
Politike

Ilir Meta letër kreut të SPAK: Mos kërko shtyrjen e publikimit të informacionit për kontratën GSIS-LSI, do të pamundësonte mbrojtjen time efektive

Në këtë letër, Meta kërkon që të mos bëhet një tjetër kërkesë ndaj autoriteteve amerikane për shtyrjen e afatit të mosbërjes publike të informacionit që lidhet me kontratën mes LSI-së dhe kompanisë GSIS.

18 Maj 2026, 13:36 Nga D.S
Ilir Meta letër kreut të SPAK: Mos kërko shtyrjen e publikimit
Ilir Meta

TIRANË-  Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka drejtuar sot një letër kreut të SPAK, Klodjan Braho. Në këtë letër, Meta kërkon që të mos bëhet një tjetër kërkesë ndaj autoriteteve amerikane për shtyrjen e afatit të mosbërjes publike të informacionit që lidhet me kontratën mes LSI-së dhe kompanisë GSIS.

Meta pretendon se një kërkesë e re për zgjatje do të dëmtonte rëndë mbrojtjen e tij në procesin gjyqësor që tashmë ka hyrë në fazën e gjykimit në themel në GJKKO. Ish-presidenti thekson se, më 23 qershor 2026 përfundon afati i vendosur nga gjykata amerikane.

Letra e plotë:

"Drejtuar: Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  (SPAK)

Z. Klodjan Braho 

Për dijeni:   Ministrit të Drejtësisë -  Z. Toni Gogu

Ambasadës së ShBA, Tiranë - Znj. Nancy VanHorn

Departamentit të Shtetit, SHBA

Departamentit të Drejtësisë, SHBA

Kongresit Amerikan

Senatit Amerikan

Trupit diplomatik të akredituar në Tiranë

I nderuar Z. Klodjan Braho, Drejtues i SPAK,

Duke ju uruar suksese në detyrën tuaj si Drejtues i SPAK, jam i detyruar të kërkoj vëmendjen tuaj për një çështje shumë të rëndësishme, që nuk ka të bëjë vetëm me standardet e hetimit dhe gjykimit ndaj personit tim, të cilat janë shkelur shumë rëndë dhe qëllimisht, por sidomos për të parandaluar shkatërrimin jo vetëm të procesit të rregullt ligjor në vazhdim, por edhe për të larguar çdo hije dyshimi të ndikimeve jotransparente, të paligjshme dhe të papërshtatshme të asistencës ndërkombëtare në rastin e hetimeve ndaj meje dhe në veçanti në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që duhet të jenë transparente dhe të besueshme.

Më konkretisht, më 23 qershor 2026 përfundon afati i caktuar nga një gjykatë e SHBA në zbatim të kërkesës së nisur nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, që GSIS të mos i jepte asnjë informacion LSI-së apo të tjerëve lidhur me shërbimet dhe pagesat e bëra midis dy palëve sipas kontratës së 3 shkurt 2016 të regjistruar në SHBA dhe Shqipëri, në respekt të plotë të ligjeve antikorrupsion të SHBA dhe vendit tonë.

Jo vetëm kaq, por në këtë përgjigje drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, shkruhet se nëse autoritetet shqiptare kanë nevojë për një zgjatje të periudhës 2-vjeçare të mosbërjes publike të informacionit, mund ta kërkojnë me shpjegime të detajuara. Kjo përgjigje e datës 15 korrik 2024 (bashkëlidhur letra), drejtuar me e-mail Znj. Alba Thoma, Drejtore e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë nga Drejtori i Departamentit të Drejtësisë i SHBA, Z. Vaughn A. Ary dhe Prokurori Z. Michael E. Eaton, natyrisht që vjen në përgjigje të kërkesave specifike të bëra nga pala shqiptare.

Në radhë të parë, unë kërkoj nga ju si Drejtues i SPAK-ut, të mos bëhet një kërkesë e re për shtyrjen e bërjes publike të gjithë informacionit, që ka të bëjë me kontratën GSIS-LSI, pasi kjo do të bënte të pamundur mbrojtjen time efektive lidhur me akuzat e ngritura për këtë çështje, ndërkohë që çështja ka kaluar në gjykimin në themel.

Po kështu, duke qënë se veprimet juridiksionale me jashtë, SPAK i bën përmes Ministrisë së Drejtësisë, që kontrollohet nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka urdhëruar publikisht arrestimin tim nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste (Shih: https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=q-xv6sZS4s4), duam të shmangim çdo ndikim të mëtejshëm politik nga ana e Qeverisë shqiptare, që jo vetëm do të pengonte zbardhjen e plotë të kësaj çështje, por edhe do të pamundësonte mbrojtjen time efektive për këtë çështje gjatë gjykimit në themel.

Një situatë e tillë do të kompromentonte rëndë edhe marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, pasi është provuar prej vitesh edhe nga gjykatat amerikane korruptimi nga Kryeministri Rama i ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për shërbimet e kryera nga ai kundër drejtuesve të opozitës, por edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatë viteve 2017 – 2020.

Po kështu, ish-partnerja e Charles McGonigal, Znj. Allison Guerriero, e cila ka luajtur rol në denoncimin e lidhjeve korruptive Rama-McGonigal edhe kohët e fundit e ka bërë publik disa herë presionin që i bëhet nga kolegë të McGonigalit në Departamentin e Drejtësisë, që të heshtë për lidhjet e tij me Kryeministrin Rama.

Duke ju garantuar se Marrëveshja e 3 shkurtit 2016, midis LSI dhe GSIS, e cila jo vetëm është regjistruar sipas ligjeve antikorrupsion të SHBA dhe Shqipërisë, por është edhe publike, nuk cënon asgjë që ka të bëjë as me sigurinë tonë kombëtare dhe as të SHBA, por është shumë e zakonshme, theksoj rëndësinë e mosbërjes së një kërkese tjetër nga SPAK drejtuar autoriteteve amerikane pasi kjo do të shënonte një skandal të rëndë në marrëdhëniet juridiksionale midis Shqipërisë dhe SHBA, pasi nuk do t’i shërbente luftës kundër korrupsionit, por do të krijonte bashkëfajësi në fshehjen e korrupsionit (nëse ka ndodhur).

Në vlerësimin tim edhe kërkesa e parë ka qenë absurde pasi të akuzosh një lider politik si Presidenti i Partisë së Lirisë (LSI), për të cilin nuk ekziston asnjë firmë, autorizim pagesash apo nënkontraktimi, si në rastin me GSIS dhe t’i pamundësosh atij që të paktën për 2 vjet deri në 23 qershor 2026 ta ketë të pamundur të bëjë mbrojtje efektive pasi artificialisht i pamundësohet të garantojë provat që e shfajësojnë nga akuzat, apo që të mos ketë mundësi kontrolli të ligjshmërisë së provave të pretenduara nga akuza përfshirë edhe origjinalitetin e tyre do të thotë të shkatërrosh me vetëdije procesin e rregullt ligjor për qëllime politike.

Për mua ka qenë dhe mbetet e qartë se qëllimi i vetëm i një kërkese të tillë absurde ka synuar që artificialisht të më hiqet e drejta e mbrojtjes efektive për këto akuza kryesisht të pabaza, sidomos para zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Dua t’ju siguroj se ky arbitraritet i pashembullt procedurial dhe institucional është orkestruar qëllimisht pasi ata e dinë shumë mirë se në kontratën e nënshkruar në 3 shkurt 2016 midis LSI dhe GSIS është tërësisht e verifikueshme përgjegjësia dhe individualizimi i çdo personi në LSI, të cilit i janë dërguar faturat e shërbimeve nga GSIS dhe po kështu individualizimi i çdo personi në LSI, që ka autorizuar çdo pagesë për GSIS.

Dy mbeten mundësitë kryesore të këtij bllokimi artificial të transparencës dhe aksesit në provat origjinale. Mundësia e parë, është që persona të caktuar në LSI të kenë bërë veprime të parregullta pa dijeninë e Ilir Metës dhe përmes bllokadës të transparencës janë marrë në mbrojtje nga prokurorët e çështjes për interesa politike të partisë në pushtet për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Mundësia e dytë, është që Marrëveshja e 3 shkurtit 2016 të jetë modifikuar (ndryshuar) me pëlqimin e të dy palëve, por absolutisht në padijeni të Ilir Metës dhe prandaj synohet të mbahet e fshehtë ajo dhe nënshkruesit potencialë të saj. Natyrisht, që mund të kemi edhe rastin e tretë, që prokurorët e çështjes të bëjnë bllofin e radhës me kolegët e McGonigalit, që ende mund të kenë mbetur në zyrat e Departamentit të Drejtësisë.

Këtu kam parasysh akuzën ndaj meje për lobimin me “McKeon Group”, kur tjetër përgjigje erdhi nga autoritetet amerikane në shtator 2024 para arrestimit tim dhe tjetër përgjigje erdhi për të njëjtën çështje pas zgjedhjeve në SHBA në 4 nëntor 2024 dhe pikërisht më 15 nëntor 2024 (pas arrestimit tim) ku është saktësuar se LSI nuk kishte bërë asnjë pagesë tjetër as për “Dorelita” dhe as për “McKeon Group”, përveç asaj prej 15 mijë dollarësh në mënyrë të ligjshme dhe përmes bankës në janar 2017. (Bashkëlidhur letra e Presidentit të “McKeon Group” drejtuar Departamentit të Drejtësisë më 30 janar 2017)

E përmenda termin bllof sepse kjo përgjigje e re e autoriteteve gjyqësore amerikane jo vetëm nuk na u njoftua kurrë deri pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, por çuditërisht në 7 janar 2025, në prani të avokatit, Z. Genc Gjokutaj, pyetem përsëri në SPAK për çështjen “McKeon Group” dhe “Dorelita”, ndërkohë që përgjigjia shteruese u kishte ardhur nga SHBA dy muaj më parë.

Dhe që të bindeni se nuk kam asnjë ngarkesë emocionale apo paragjykimi për prokurorët e çështjes ju lutem lexoni vetëm letërporosinë që ata i kanë dërguar autoriteteve amerikane më 11 mars 2025, ku i informojnë se i pandehuri Ilir Meta është provuar se ka përdorur tre karta bankare amerikane.

Natyrisht, që ju mund të lexoni edhe përgjigjen e autoriteteve amerikane se kush është “the sole user”, pra përdoruesja e vetme e kartave bankare, si dhe vendet ku është përdorur që nuk kanë asnjë lidhje me mua.

Nuk dua t’ju marr më shumë kohë nga angazhimet tuaja të shumta, por jam i detyruar t’ju shkruaj për këtë çështje për shkak të funksionit tuaj si Drejtues i SPAK dhe përfaqësuesi kryesor i tij në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Kërkesa ime besoj se është edhe në interes të zbardhjes totale të kësaj çështjeje dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane përfshirë edhe Ilir Metën, por vetëm bazuar në ligjshmërinë e provave çfarë ka qenë e pamundur deri tani për shkak të bllokimit të transparencës nga prokurorët e çështjes.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju uroj suksese!

Me respekt

Ilir Meta", shkruan Meta/Dosja.al

ilir meta spak klodjan braho edi rama

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë