16 Qershor 2025, 15:02
Nga M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ironizoi opozitën sot në Kuvend teksa u tha se mazhoranca nuk do t'ua kërkonte dorëheqjen e kreut të tyre. Balla tha se procesi i rinumërimit, shtyrje kohe. Sipas tij, opozita duhe të heqë dorë nga "ndotja e imazhit të Shqipërisë" në arenënndërkobëtare. Balla tha se rezultati i zgjedhjeve është më i qartë se asnjë herë tjetër.
Pjesë nga fjala e Ballës:
E vetmja gjë që po del është ndonjë votë tek tuk. Ndonjë komisioner i juaji ja ka kaluar ndonjë kandidati tjetër, por brenda atij marzhit të një gabimi njerëzor të deritanishëm. I referohem këtu procesit të rinumërimit në qarkun e Dibrës zoti Dogjani. Biem të gjithë dakord që ato 20 vota që kishin shkuar nga Gjunkshi te tjetri nuk ishin thjeshtë, janë brenda marzhit të gabimit.
Por ne nuk mund të bëjmë një debat për zgjedhjet tani. Ju mund ti bëni një shërbim vendit meqë se flasim për eficencë energjie, të bëjmë edhe një eficencë sepse e keni futur procesin e numërimit thjesht dhe vetëm për të shtyrë kohën. Se ne nuk ua kërkojmë dorëheqjen e Saliut, rrini të qetë nga kjo pjesë , ne jo njëherë. Ata që ua kërkojnë zgjidhni hallin brenda jush. Por e rëndësishme është që kur vini këtu dhe kërkoni debat për zgjedhjet, po çfarë debate të bëjmë ne këtu? Rezultati i zgjedhjeve është më i qartë se asnjë herë tjetër. Për ta përmbyllur, ne jemi këtu para jush për t iu përgjigjur sot çështjeve që lidhen me eficencën e energjisë.
Sa i përket integrimit dhe sa ipërket imazhit të Shqipërisë, thirrja ime është hiqni dorë nga ai turp i madh se do vazhdoni të zhyteni edhe më shumë. Vota e shqiptarëve dhe mbi të gjitha vota e diasporës në 11 maj ishin vlerësim për punën e Ramës dhe ndëshkim për sjelljen tuaj ndaj Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve. Shqiptarët për budallenj nuk i merr dot askush, asnjeri prej tyre dhe siç ua matën kokën në 2025, edhe në 2029 njësoj do ndodhë.
kuvend
Politike
16 Qershor 2025, 14:58
N.F
Nenad Rashiç
KOSOVË- Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiç, ka bërë thi...
Politike
16 Qershor 2025, 14:45
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, iu referua sot në Kuvend raportieve ndërkombëtare. Ajo tha...
Politike
16 Qershor 2025, 14:41
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, prezantoi sot në Kuvend, projektligjin p&...
Politike
16 Qershor 2025, 14:30
M.B
Aulon Kalaja
TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet ...
Politike
16 Qershor 2025, 14:20
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ironizoi kërkesat e opozitës sot ...
Politike
16 Qershor 2025, 13:48
N.F
Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka debatuar me kryeparlamentare Elisa Spiropali pasi sipas tij q...
Politike
16 Qershor 2025, 13:49
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka akuzuar partitë në Kuvend se po zvarrisin qëllimisht në ...
Politike
16 Qershor 2025, 13:42
N.F
Peleshi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi iu përgjigj pretendimeve të opozitës se&nb...
Politike
16 Qershor 2025, 13:40
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehu rezerva për faktin se në rend dite nuk janë p&eu...
Politike
16 Qershor 2025, 13:37
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka debatuar me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropa. Noka iu drejtua Spiropal...