LIVE UPDATES
Politike

"O kriminel"/ Berisha-Ballës: Mburresh se ke arrestuar 600 shqiptarë në një ditë, por ti je një porositës vrasjesh!

Sipas Berishës sot nuk arrestohen kriminelat që transportojnë tonelata me kokainë në Europë, apo vrasësit me pagesë, por arrestohen njerëzit e thjeshtë që akuzohen për vepra penale qesharake.

6 Qershor 2024, 20:31 Nga B.Z
"O kriminel"/ Berisha-Ballës: Mburresh se ke arrestuar 600
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme Ministrin e Brendshëm Taulant Balla se ky i fundit është një porositësh vrasjesh. Sipas Berishës Balla është fytyra e zezë e narkoshtetit të Shqipërisë, ndërsa shton se Balla mban karrigen e ministrit dhe zbaton porositë e kryekriminelit që sipas tij është kryeministri Rama.

Sipas Berishës sot nuk arrestohen kriminelat që transportojnë tonelata me kokainë në Europë, apo vrasësit me pagesë, por arrestohen njerëzit e thjeshtë duke u akuzuar për vepra penale qesharake, dhe futen në burgje sikur të mos ishin qenie njerëzore.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, mos harroni kurrë kur vetëm pak vite më parë, rrihnin gjoksin se kishin arrestuar në një vit 38 mijë shqiptarë për dritat e papaguara, për faturat e ujit, për çështjet civile. As në diktatura nuk ndodh kjo. Por kjo ndodh në atë diktaturë që nuk ka ligj, moral, kod dhe asgjë.

Dhe që kërkon me çdo kusht të mbjellë terror, terror dhe vetëm terror. Të dashur miq, këto ditë një nga eksponentët më kryesorë të trafiqeve të drogës, të porositjes së vrasjeve, të lidhjeve të tmerrshme me bandat Shkodër, Krujë, Elbasan, Durrës, Taulanti me 5 mbiemra, rrah gjoksin se vetëm në një ditë policia thotë arrestoi 600 qytetarë. A nuk është ky një terror masiv ndaj shqiptarëve nga një grusht kriminelësh me pushtet?

Qytetarë dhe qytetare, ky që rrah gjoksin se arrestoi në një ditë 600 shqiptarë, mos harroni se dy javë më parë me mercenarin Altin Dumani dhe kriminelë të tjerë përcolli për turizëm kokaine, për vrasje me porosi 7 bosët e familjeve më të madhe mafioze dhe lejtnantët e tyre pa u hyrë ferrë në këmbë. A nuk është kjo një fytyrë e zezë e narkoshtetit në Shqipëri?
Ata të cilët sjellin në Shqipëri tonelata kokaine dhe eksportojnë në Europë, ata nuk arrestohen, ata lajmërohen, ata mbrohen, ndërsa fatkëqinj, që janë viktima të veprimtarisë së tyre, arrestohen dhe plasen në burgje sikur të mos ishin qenie njerëzore.
Po ti o kriminel që mburresh se ke arrestuar 600 shqiptarë në ditë, je një porositës vrasjesh, ti je më i zi nga vrasësit e paguar, sepse ti mban karrigen e ministrit dhe zbaton porositë e kryekriminelit, e kreut të Meduzës, kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës.

sali berisha taulant balla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet