LIVE UPDATES
Politike

Olsi Rama paditi Bardhin pas akuzave për Xibrakën, SPAK nuk pranon kallëzimin: Nuk ka shpifje (DOKUMENTI)

Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama.

25 Prill 2024, 12:31 Nga r.ll
Olsi Rama paditi Bardhin pas akuzave për Xibrakën, SPAK nuk pranon
olsi rama, gazment bardhi

TIRANË- SPAK nuk e ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit. Prokuroria e Posaçme ka konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë. Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama. Ky i fundit kallëzoi Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, dhe se akuzat e demokratit janë në kontekst politik. 

NJOFTIMI NGA PROKURORI I SPAK, ELVIN GOKAJ:

Më datë 02.04.2024, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsion dhe Krimit të Organizuar, është depozituar kallëzimi me nr. K301 datë 02.04.2024 i paraqitur nga ana e shtetasit Ols Rama që bën fjalë për veprën penale “Kallëzim i rremë” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal. Lidhur me materialin kallëzues nga ana e organit prcedues është regjistruar kallëzimi penal Nr. 68 DATË 09.04.2024, ku janë kryer verifikimet përkatëse pranë zyrës e rregjistrit dhe statistikës në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsion dhe Krimit të Organizuar dhe në përfundim të të cilave kanë rezultuar rrethanat si më poshtë vijon:

RRETHANAT E FAKTIT TË REFERUAR

1.1   Në kallëzimin penal të derguar Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsion dhe Krimit të Organizuar, nga shtetasi Ols Rama, pretendohet se kallëzuesi është vënë në dijeni për disa deklarat të pavërteta në një emision televiziv në drejtim nga një deputet i të tij, të bëra Kuvendit të Shqipërisë, z. Gazment Bardhi.

1.2   Konkretisht, kallëzuesi pretendon se i kallëzuar, Gazment Bardhi deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në datë 28 mars 2024 ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” pranë televizionit kombëtar “Klan” dhe gjatë kohës kur zhvillohej emisioni televiziv, i kallëzuari ka bërë disa deklarata, të shoqëruara me “prova” që sipas tij e ngarkojnë kallëzuesin me përgjegjësi penale si person që ka patur kontakte me individë të përfshirë në veprimtari kriminalë.

1.3   Në materialin kallëzues, pretendohet që deklaratat e z.Gazment Bardhi në një media kombëtare që janë degjuar e lexuar nga një numër i madh njerëzish, janë jo vetëm të pavërteëta, por të përgatitura qëllimisht në mënyrë që të dëmtojnë imazhin dhe figurën, dhe se asnjë provë tjetër që mund të merret në kushtet e rregjistrimit të procedimit penal, nuk do të ndryshonte mënyrën e zgjidhjes së çështjes.

Përfundimisht, në bazë të nenit 290 paragrafi 1, gërma “ç” dhe 291 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSA:

1.       Mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin Nr. 68 datë 09.04.2024 me nr K301 datë 02.04.2024 (hyrje në Prokurori) të shtetasit Ols Rama.

2.       Kopje e vendimit i njoftohet personave të interesuar.

3.       Kundër këtij vendimi mundet të bëhet ankim nga personat e interesuar në Gjykatën e Posaçme brenda dhjetë ditëve nga marrja dijeni.

Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama. Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

Gjithashtu, Bardhi thotë se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. Bardhi ka thënë se denoncimi dhe faktet e paraqitura nga ai nuk janë aspak politike por janë pjesë e dosjeve hetimore. Ai tha se referuar dosjes, përveç të arrestuarve, në hetime flitet edhe për një tjetër person të paidentifikuar, por që i përshkruhet mosha, pamja dhe targat e automjetit që përdor. Sipas tij të gjitha përkojnë me të dhënat e Olsi Ramës. Gjithashtu ai e akuzon edhe se ka sjellë në Shqipëri asokohe dy kolumbianëy Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës.

olsi rama gazment bardhi spak


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet