LIVE UPDATES
Politike

'Olta Xhaçka është e rrethit familjar'/ Berisha: Rama e ka shndërruar parlamentin në leckën e tij

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati u shpreh se, mazhoranca socialiste nuk ka guxim të bëjë debat për integrimin sepse nuk duan që të flasin për Belinda Ballukun.

9 Prill 2026, 11:12 Nga I.A
'Olta Xhaçka është e rrethit familjar'/ Berisha: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në foltoren e parlamentit, ka akuzuar Edi Ramën se e ka kthyer këtë institucion si leckë të tij. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati u shpreh se, mazhoranca socialiste nuk ka guxim të bëjë debat për integrimin sepse nuk duan që të flasin për Belinda Ballukun.

Kreu i PD thotë se arsyeja se pse Rama nuk përballet më opozitën në Kuvend, është për shkak të mos dashjes së dhënies së transparencës para qytetarëve.


“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë parlament të shndërruar në mburojën më të turpshme në histori të vjedhjeve të qytetarëve shqiptarë. Këtë parlament që për herë të parë në 35 vite parlamentarizëm pluralist, mbron në mënyrën më të paskrupullt, më antikushtetuese, më antidemokratike, më antikombëtare, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij familjar dhe qeveritar. Çdo gjë që dëgjoni të dashur qytetarë vjen nga fakti se Edi Rama e ka shndërruar këtë parlament në një leckë të veten, në të cilin nuk respektohet asnjë ligj, asnjë rregull, as Kushtetuta, asgjë tjetër përveçse interesave të tij. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë që shqiptarët të ngrihen në këmbë dhe mbarë bota për imunitetin e Lubi Ballukut, e cila në të vërtetë nuk ishte gjë tjetër veçse noterja e vjedhjeve të Edi Ramës, që vidhte bashkë me të, dhe ajo është sot me mandat. Është edhe një tjetër këtu, një Olta Xhaçka, dy herë ka vendosur Gjykata Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të saj, Komisioni i Venecias ka marrë të njëjtin vendim.

Ju garantoj unë këtu zonja secila prej jush do kishte fluturuar me kohë nga parlamenti po të kishte qenë rasti, po Olta jo, se Olta është e rrethit familjar. Këtu është problemi. Ndaj dhe debatet shtyhen, nuk mund të shtyhen debatet mor zotëri, kanë afate kushtetuese. Nuk negociohen interpelancat, kanë afate ligjore kushtetuese. Por shtyhen se Edi Rama nuk do parlament.
Sepse në këtë parlament, qytetarët presin transparencën e vjedhjeve të tij. Vetëm AKSHI i dy Lindave është botëror. Ajo e gjora Mirlindë me katër apartamente e vila, por ju nuk guxoni ta shqiptoni atë. Prandaj dhe e shndërroni parlamentin në një hiç, e shumëzoni me zero. Dilni këtu pa asnjë rregullore, pa asnjë gjë, nuk e respektoni as Kushtetutën në asnjë nen që takohet me parlamentin. Si ka mundësi? Si ka mundësi të jeni kaq të dobët para ligjit, para Kushtetutës? Vetëm e vetëm për një njeri. Secili prej jush, çfarë kujtoni se këta që janë këtu, këta do kishin marrë udhë me kohë, Lubia jo se ka 25 vjet me regjistër me të. Sigurisht që e shtytë debatin për integrimin, nuk mund ta bënit, se ishte debati këtu për Lubinë dhe ju nuk donit të hapej kurrë ai debat,“ tha Berisha./Dosja.al

sali berisha olta xhacka

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para