Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Open Balkan, Rama: Problemi i vetëm mbetet ndikimi rus në Serbi, duhet ta mbajmë në anën tonë
Rama pranoi se çështja mes Kosovës dhe Serbisë është kthyer në problem, por u duhet ta mbajnë mirë me Serbinë, në të kundërt, kjo i kthen në të shkuarën, duke nënkuptuar luftë.
24 Mars 2023, 08:44Nga A.B
Edi Rama
BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Britaninë e Madhe, e ka nisur këtë të premte me një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. Ai u pyet edhe për Open Balkan, për të cilin tha se është një proces nismash dhe hapas. Po ashtu, Rama pranoi se çështja mes Kosovës dhe Serbisë është kthyer në problem, por u duhet ta mbajnë mirë me Serbinë, në të kundërt, kjo i kthen në të shkuarën, duke nënkuptuar luftë.
‘Është pjesë e një procesi të tërë nismash dhe hapash. Pjesë e një transformimi të tërë. Shqiptarët janë në pozitën më të mirë që kanë qenë ndonjëherë. Marrëdhniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë. Kemi një elefant në dhomë ne çdo marrëveshje me Serbët, për shkak të Kosovës. Dhe për këtë në duhet të mbajnë më Serbinë në anën tonë, sepse mund të na kthejë në të shkuarën.’- tha Rama.