LIVE UPDATES
Politike

Padia nga Mirel Mërtiri/ Zhupa: Nuk na trembin, do vijojmë të denoncojmë të vërteta

Duke folur nga Gjykata e Tiranës, Zhupa ka theksuar se do të vijojë të denoncojë të vërtetat në interes të qytetarëve.

7 Shkurt 2025, 11:26 Nga I.A
Padia nga Mirel Mërtiri/ Zhupa: Nuk na trembin, do vijojmë të
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se është paditur nga Mirel Mërtiri në lidhje me deklaratat që ajo ka bërë si funksionare e PD për inceneratorin e Tiranës. Duke folur nga Gjykata e Tiranës, Zhupa ka theksuar se do të vijojë të denoncojë të vërtetat në interes të qytetarëve. Ndërkohë që ka shtuar se nuk do ta ndalojë asnjë lloj padie që të mos vijojë ta bëjë këtë.

"Unë kam ardhur këtu sot, përpara Gjykatës së Tiranës, sepse në orën 11 e 15, kam një gjyq. Më ka hedhur në gjyq, Mirel Mërtiri. Mirel Mërtiri është në kërkim ndërkombëtar, i cili është dënuar për inceneratorët. Më ka hedhur në gjyq për deklaratat e mia si funksionare e PD dhe si deputete e PD, në lidhje me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Zoti Mërtiri pretendon se është fyer dhe ka një dëm psikologjik të madh nga deklaratat e vërteta që kam bërë unë, qoftë nga landfilli i Sharrës, sepse Sharra nuk ka një incenerator, qoftë nga Komisioni hetimor i inceneratorëve, qoftë nga funksionet e mia për mbrojtjen e interesit publik. E them dhe e përsëris, nuk ka asnjë lloj padie në botë që mund të na ndalojë, ne Partinë Demokratike, funksionarët e saj që të ndjekim interesin publik dhe të themi të vërtetën.

Ajo që ndodh në Shqipëri është fakti që këta marrin një mbrojtje e cila ju vjen nga shumat e mëdha të parave, të cilat i kanë zhdukur nga buxheti i shtetit dhe me këtë do të mbyllin gojën e çdo funksioni, e çdo medie dhe të çdo qytetari që nuk duhet të flasin dhe nuk duhet të hapin syri përpara një afere siç është ajo e inceneratorit të Tiranës. Çfarë ndodhi me inceneratorin e Tiranës. Me inceneratorin e Tiranës është një histori shumë e thjeshtë, të cilës unë i qëndroj dhe do ti qëndroj edhe në Gjykatë. Sharra, brenda natës nga një shërbim publik, u shndërrua në një shërbim privat.

Asgjë nuk u ndryshua, asnjë shtim, asnjë incenerim-djegës nuk u krijua, por vetëm qytetarët e Tiranës paguajnë 83 mijë euro çdo ditë për incenerimin e mbetjeve kur nuk ka incenerator. Është kaq e thjeshtë. Vetëm dje doli shkrimi investigativ i mediave që thoshte, ‘përveç parave që marrin nga buxheti i shtetit, ata kanë edhe 47 milionë euro borxhe, tatime të papaguara, fatura që nuk janë shlyer, të cilat prapë do të vijnë si faturë për qytetarët shqiptarë, sepse sot inceneratori i Tiranës është nën sekuestro dhe i është vendosur një administrator shtetëror. Këto janë dëme që i bëhen buxhetit të shtetit, këto janë para të vjedhura nga qytetarët shqiptarë. Këto janë para që mund të përdoreshin për një shërbim publik, dhe unë e kam për detyrë, ne e kemi për detyrë që ti denoncojmë. Unë kam qenë bashkë me Belind Këlliçin në Sharrë dhe na kanë vënë nga pas punonjësit për të na ndjekur, për të na intimiduar. Na ndjekin me makina. Tani na sollën padi në Gjykatë, por nuk do të thotë se do të tërhiqemi," tha Zhupa. 

mirel mërtiri ina zhupa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet