LIVE UPDATES
Politike

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj: Ulim informalitetin. Braçe: Pikat e këmbimi janë kthyer në depozita që mbajnë paratë e krimit

Sa i përket qarkullimit të parasë cash në ekonomi Tabaku tha se noteritë dhe firmat e ndërtimit po pastrojnë paratë e krimit. Në të njëjtën linjë me deputeten demokrate sa i përket kësaj çështjeje ishte dhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili u shpreh se disa pika këmbimi valuator në Tiranë janë kthyer në depozita mbajtëse të parave të krimit të organizuar. 

31 Tetor 2022, 15:06 Nga e.k
Paketa Fiskale/ Ibrahimaj: Ulim informalitetin. Braçe: Pikat e
Erion Braçe

TIRANË- Është shoqëruar me tensione mbledhja e Komisionit të Ekomisë ku po diskutohej prezantimi i 3 pr/ligjeve të paketës fiskale 2023. Sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ndryshimet janë bërë për të ulur informalitetin ndërkohë që nga ana tjetër opozita shprehet se këto ndryshime vetëm sa e rrisin atë. 

Deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj u shpreh se këto ndryshime godasin taksapaguesin e ndershëm. Sa i përket qarkullimit të parasë cash në ekonomi Tabaku tha se noteritë dhe firmat e ndërtimit po pastrojnë paratë e krimit. Në të njëjtën linjë me deputeten demokrate sa i përket kësaj çështjeje ishte dhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili u shpreh se disa pika këmbimi valuator në Tiranë janë kthyer në depozita mbajtëse të parave të krimit të organizuar. 

Gjatë kihës që deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku po fliste nga vendi pa mikrofon kryetari i Komisionit Eduard Shalsi u shpreh se po vihet në pozitë të vështirë me këto ndërprerje pasi sipas tij merret mikrofoni për një replikë dhe pastaj kthehet në diskutim.

PJESË NGA DISKUTIMET:

Jorida Tabaku: Të gjithë bashkitë i tatojnë me 8 milion lekë biznesin e vogël. Sa është fasha e biznesit të vogël se nuk mund të ketë një fashë 14 milion lekë për tatim mbi fitimin dhe 8 milion lekë për bizneset e vogla. 

Delina Ibrahimaj: Sa i përket limitimit të cash-it në ekonomi ne në fakt propozimin që bëjmë për limitin e përdorimit të arkës në bazë të disa fashave që jemi të gatshëm ti diskutojmë ne në përcaktimin e fashave kemi marrë 10 ditë pune të biznesit me qëllim që mos të shtrëngojmë biznesit që të shkojë pranë bankave për të depozituar cash-in. Ky limit është 150 mijë lek dhe është i ngjashëm në shumë vende të botës. 

Jorida Tabaku flet nga vendi pa mikrofon.

Eduard Shalsi: Zonja Tabaku ke kohë sa të duash pastaj.

Delina Ibrahimaj: Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për rritjen e përdorimit të kartës, si për pensionistët apo ata që përfitojnë nga ndihmat sociale të qeverisë. Ne po punojmë me strategji që të ulet përdorimi i cash-it në ekonomi.

Jorida Tabaku: Noteritë, zyrat e këmbimit dhe ndërtimi, pastruesit kryesor te parave. “Ka disa gjera qe ministrja nuk i merr parasysh ne realitetin shqiptar. Te thuash qe “Çdo gjë behet tek Noteri?!” Jo gënjeshtër, por e pavërtetë. Me kete ligj merreni me marrëdhëniet nga biznesi –biznes, por jo marrëdhëniet nga qytetarit dhe biznesit. Sot qytetare me 5 -10mln euro po blejnë apartamente. Dhe sot kështu po pastrohen paratë. Eshte diçka qe nuk e them une. Sot zyrat e noterit po përdoren si transaksion bankar. Sot edhe zyrat e këmbimit valutor, po përdoren si zyra, po kryejnë transaksione te mëdha. Nga Komisioni Hetimor per inceneratoret zbuluam se zyra këmbimi kryenin transaksione te mëdha. Nëse 10-fishojmne gjoba per bizneset, dhe leme qytetarë dhe individë, individë edhe te lidhur politikisht, nëse ne i leme jashtë, nuk po bëjmë asgjë, thjesht atë mangësi qe ka sistemi Tatimor, por e transferojmë tek gjobat për bizneset e mëdha. Ka dështuar sistemi i tatimeve nëse ne vendosim gjoba 10- here me te larta

Eduard Shalsi: Po më vendosni në një pozitë të vështirë. Thashë se do ta diskutojmë në fund. Kërkoni fjalën për 1 sekond  dhe vazhdoni.

Erion Braçe: Ka pika këmbimi valuator në Tiranë, që janë kthyer në depozita mbajtëse të parave të krimit të organizuar. Mbajtëse, mjafton të shikoni se si nga një dhomë është blerë apartamenti, sesi nga apartamenti është blerë i gjithë kati, ka për të kembyer para më fani nuk është më pikëmbimi të parave.

Erion Braçe: Këtu për birrën ka pasur një konsensus 25 vjeçar që do ti bëhet favor. Unë favor 25  vjeçar në ndonjë vend të Evropës nuk di dhe logjika e përjashtimeve s’mund të jetë e tillë dhe s’mund të jetë 25 vjet me radhë. Cilido biznes që për 25 vite me radhë nuk rritet, nuk bëhet dot efektiv në biznesin e tij, s’mund të marri favore fiskale nga biznesi i shtetit. Shumë mirë bëhet që mbyllet këtu! Shifrat dëshmojnë qartë se ne të majtë e të djathtë, kemi pranuar evazionin fiskal të këtij sektori. Ne duhet të na bëjë me përgjegjësi kjo.  Është evazion fiskal apo jo, po! Është, një prej prodhuesve në 2017 ma tha në sy, ju kot e vijoni këtë histori se s’keni votat e LSI. Pavarësisht se ne vijuam drejtë, rezultojë që nuk i kishim votat. Jo për të favorizuar prodhimin, por për të legalizuar evazionin fiskal. Si ka mundësi, që një prodhues birre sot kontrollon prodhimin 199 999 hektolitër, si ka mundësi që kontrollon 1 litër. Rezerva që kam unë, është se ne duhet të kishim shkuar në nivelin minimal të akcizës, 0.2 e kemi, ne të shkonim tek 0.3, ndikimi është ai që ju dhatë, por tek buxheti i shtetit është komplet tjetër”, tha ndër të tjera deputeti socialist.

Prezantimi i tre projektligjeve të paketës fiskale 2023, të cilat parashikojnë ndryshimin e akcizës për birrën, dhjetëfishimin e gjobës ndaj bizneseve që punësojnë në të zezë dhe përjashtimin nga TVSH të transaksioneve që lidhen me blerjen e energjisë.

komisioni i ekonomise jorida tabaku erion brace delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj