LIVE UPDATES
Politike

Paketa fiskale/ PD akuzon qeverinë: Po falin 2 miliardë euro për evazorët

Ai kritikoi mungesën totale të transparencës nga ana e qeverisë dhe theksoi se qëllimi i deklaratës së tij është të ndërgjegjësojë publikun dhe të bëjë thirrje për reagim ndaj këtyre praktikave që, sipas tij, penalizojnë biznesin e ndershëm dhe forcojnë interesat e evazorëve.

18 Nëntor 2025, 10:45 Nga I.A
Paketa fiskale/ PD akuzon qeverinë: Po falin 2 miliardë euro për
Eno Bozdo

TIRANË- Partia Demokratike ka shprehur një qëndrim të ashpër kundër dy projektligjeve të qeverisë për faljen e detyrimeve dhe paqen fiskale, duke i cilësuar ato si një goditje direkte ndaj bizneseve të ndershme dhe një ndihmë për evazorët fiskalë. Në një deklaratë për mediat, deputeti Eno Bozdo foli mbi projektligjet e fundit të miratuara nga qeveria për faljen e detyrimeve dhe “Paqen Fiskale”, ku u shpreh se këto nisma dëmtojnë rëndë bizneset e ndershme dhe favorizojnë evazionin fiskal dhe pastrimin e parave të pista.

Ai kritikoi mungesën totale të transparencës nga ana e qeverisë dhe theksoi se qëllimi i deklaratës së tij është të ndërgjegjësojë publikun dhe të bëjë thirrje për reagim ndaj këtyre praktikave që, sipas tij, penalizojnë biznesin e ndershëm dhe forcojnë interesat e evazorëve.

Deklarata e PD-së:

Me një të rënë të lapsit, deputetët socialistë miratuan në komisionet parlamentare projektligjin për faljen e detyrimeve, i cili u fal mbi 2 miliardë euro bizneseve që kanë përfituar pa të drejtë nëpërmjet evazionit fiskal, kontrabandës, korrupsionit, shmangies së pagesës së TVSH-së, akcizave, detyrimeve doganore etj.

Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës për emrat e kompanive që përfitojnë më shumë nga kjo falje, Ministri i Financave iu përgjigj se këto emra nuk i kishte.

Konstatimit të deputetëve të Partisë Demokratike se kjo falje prej 2 miliardë eurosh dëmton rëndë të gjitha bizneset e ndershme që paguajnë deri në taksat dhe tatimet, dhe se praktikisht është një ftesë e hapur për cilindo biznes të bëjë sa më shumë evazion dhe korrupsion në pritje të amnistisë së radhës, përfaqësuesi i qeverisë nuk dha asnjë shpjegim.

Pyetjes tjetër të deputetëve opozitarë, nëse ndër përfituesit e kësaj amnistie ka persona që vazhdojnë të marrin tendera apo prokurime publike sepse nuk shkon që hajduti të marrë përsëri financim nga paratë publike përsëri përfaqësuesi i qeverisë nuk u përgjigj.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin e tij vjetor për vitin 2024, konstaton se administrata tatimore dhe ajo doganore ka bërë fare pak përpjekje për të rikuperuar këtë borxh. KLSH konstaton se në tatime gjatë vitit 2023 ky borxh u rrit me 400 milionë euro. Pra, u falën praktikisht 400 milionë euro në vitin elektoral 2023, por për këtë çështje nuk morëm asnjë shpjegim.

Ndërkaq, projektligji tjetër, ai i “Paqes Fiskale”, miraton një mekanizëm ku një biznes, nëse deklaron paraprakisht për vitin 2026 një fitim 18% më të madh se ai i vitit të shkuar, për çdo fitim mbi 18% do të taksohet me vetëm 5%, dhe jo me normën e zakonshme të tatimit. Kjo është një pabarazi dhe aspak e ndershme, sepse ky mekanizëm hap jo thjesht një rrugë, por një autostradë të tërë për evazion fiskal.

Veçanërisht bizneset që operojnë në sektorë si ndërtimi e kanë shumë të thjeshtë të përfitojnë nga kjo skemë, duke fshehur fitimet dhe ulur artificialisht taksat që duhet të paguajnë. Ky është sektori ku paratë e pista qarkullojnë dhe ku qeveria mbyll sytë për pastrimin e këtyre parave në dhjetëra kulla shumëkatëshe që po jepen dhe do të jepen për ndërtim kudo në Shqipëri.

Por edhe për këtë nuk u dha asnjë shpjegim nga ana e përfaqësuesve të qeverisë.

Ne kundërshtuam projektligjin për “Paqen Fiskale” edhe për një mekanizëm tjetër, i cili u mundëson këtyre bizneseve të ndryshojnë bilancet e tyre kontabël për tre vitet e fundit pa asnjë problem. Pra, mund të ndryshojnë borxhet, kapitalet e veta, gjendjen e cash-it – me pak fjalë, të korrigjojnë çdo evazion fiskal pa u hyrë gjemb në këmbë.

Partia Demokratike nuk është kurrsesi kundër amnistive dhe krijimit të një klime sa më të mirë për biznesin. Partia Demokratike ka implementuar taksat më të ulta dhe klimën më të mirë për ekonominë ndonjëherë.

Por ajo kurrsesi nuk mund të bjerë dakord që nëpërmjet të ashtuquajturave “falje” apo “paqe fiskale” të goditen bizneset e ndershme që me shumë djersë, mund dhe sakrificë ia dalin të mbijetojnë. As të ndihmohen ata që kanë bërë evazion fiskal, shmangur taksat dhe detyrimet doganore, duke vjedhur paratë e rrogave, pensioneve, shkollave dhe spitaleve të munguara.

Të dy projektligjet, ai i “Faljes së Detyrimeve” dhe ai i “Paqes Fiskale”, kanë mungesë totale transparence, papërgjegjshmëri në propozimin e tyre dhe dëmtojnë, në vend që të rregullojnë, klimën e biznesit në vend. Ato penalizojnë biznesin e ndershëm, vetëm sepse administrata e patronazhistëve nuk ka dashur t’i mbledhë këto detyrime, siç e shpreh KLSH në raportin e saj për vitin 2024.

Projektligjet i kanë dalë krahë evazorëve fiskalë, hajdutëve të parave të shqiptarëve, që me bekimin e qeverisë pastrohen prej 2 miliardë eurosh nga borxhi më i madh i krijuar ndonjëherë ndaj shtetit. Partia Demokratike është kundër kësaj pakete fiskale dhe u bën thirrje të gjithë bizneseve të ndershme të reagojnë ndaj kësaj padrejtësie.

eno bozdo

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet