LIVE UPDATES
Politike

"Pallati në pajë!" Jamarbër Malltezi: Edi Rama i dha Lindës leje ndërtimi në dhunim të ligjit të urbanistikës

Malltezi tha se Edi Rama i dha Lindës leje ndërtimi në dhunim të ligjit të urbanistikës në sheshin mes pallateve. Ai shtoi se kjo leje ndërtimi ishte në dhunim të kushteve urbane dhe distancave urbane. 

9 Nëntor 2024, 13:53 Nga M.B
"Pallati në pajë!" Jamarbër Malltezi: Edi Rama i dha
Jamarbër Malltezi

TIRANA- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku thotë se parashtroi "11 fakte për çiftin Edi dhe Linda Rama". Malltezi tha se Edi Rama i dha Lindës leje ndërtimi në dhunim të ligjit të urbanistikës në sheshin mes pallateve. Ai shtoi se kjo leje ndërtimi ishte në dhunim të kushteve urbane dhe distancave urbane. 

Po ashtu Malltezi tha se Linda dhe Edi Rama nuk kanë paguar asnjë lekë për pallatin. Sipas tij, para 12 vitesh, Edi Rama premtoi se do bënte transparencë për shqiptarët, por edhe 12 vite më pas Edi Rama nuk tregon dot as edhe një faturë. Malltezi tha se leja dhe çdo pagesë për ndërtimin dhe regjistrimin në ZRPP të pallatit u bë nga kompania 2T e ish-komandantit të Gardës. Në fund të rendites së 11 fakteve, sipas tij, Malltezi ftoi çiftin Rama që të përgjigjej për to.

DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË MJEDISIT NË PD, JAMARBËR MALLTEZI:

Sot po japim 11 fakte për Edvinat e Lindës.

Fakti 1:
Edi Rama i dha Lindës leje ndërtimi në dhunim të ligjit të urbanistikës në sheshin mes pallateve.

Fakt 2:
Kjo leje ndërtimi ishte në dhunim të kushteve urbane dhe distancave urbane.

Fakt 3:
Linda dhe Edi Rama nuk kanë paguar asnjë lekë për ‘pallatin në pajë’.

Para 12 vitesh, Edi Rama premtoi se do bënte transparencë për shqiptarët, por edhe 12 vite më pas Edi Rama nuk tregon dot as edhe një faturë.

Fakt 4:
Leja dhe çdo pagesë për ndërtimin dhe regjistrimin në ZRPP të pallatit në pajë u bë nga kompania 2T e ish-komandantit të Gardës. Kompania 2T pas vitit 2013 ka fituar qindra milionë euro para publike nga tendera publikë.

Pra, a ishte ky shpërblim për ‘pallatin në pajë’?

Fakt 5:

Ish- kreu i LDKP, Zana Xhuka në 2013 nisi hetim për ‘pallatin në pajë’ dhe ftoi Linda Ramën të paraqesë fatura dhe prova.

Fakt 6:

Kreu i Lindës e shkarkoi kreun e LDKP-së, Zana Xhuka, sapo ajo nisi hetime për ‘pallatin në pajë.’

Fakt 7:

Linda gënjeu sikur e ka blerë tokën në Surrel me 2 euro për m2, ndërkohë që në intervista në gazeta kanë pranuar që toka aty shitet me 20 euro deri në 30 euro për m2.

Fakt 8:

Linda ka përvetësuar tokë në Surrel në mënyrë të kundraligjshme, pasi ajo ishte pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit dhe u nda në mënyrë te falsofikuar sipas gjoja ligjit 7501.

Fakt 9:

Toka e përvetësuar nga Linda në Surrel u gjet e përvetësuar në shkelje ligjore dhe u dërgua në prokurori dhe në gjykatë për heqjen e titullit të pronësisë, qoftë nga prefekti, Keltis Kruja, edhe nga prefekti, Besnik Dervishi.

Fakt 10:

Engjëll Agaçi shkoi në Gjykatën Administrative duke iu bërë presion gjyqtarëve që të rrëzojnë padinë për heqjen e titullit të pronësisë për grabitjen e kundraligjshme, tokën në Surrel.

Fakt 11:

Një gjyqtar i Gjykatës Administrative që nuk iu nënshtrua kërkesës së Engjëll Agaçit, u shkarkua nga vetting-u. Ai gjyqytar e ka çuar në Strasburg ankesën për shkarkimin e tij duke e listuar si arsye edhe mosnënshtrimin politik për grabitjen në mënyrë të paligjshme të tokës ku, Linda dhe Edi kanë ndërtuar sarajet.

Këto janë 11 faktet, dhe këtu nuk po flasim fare për talljet që ndërkombëtarët i bënin raportrve të Lindës, të cilat i bënte copy-paste në mënyrë që të merrte sa më tepër para.

Përshembull, në Millenium Development Goals shkruante se qëllimi i vetëm për gjithë mijëvjeçarin e tretë për qytetin e Gramshit, do të ishte mbyllja e fabrikës së armëve.

Pra, asnjë ide, asnjë koncept as për punësimin, as për investime, as për jetesën e banorëve Gramshit.

Ftojmë Edvinin e Lindës të përgjigjet për secilin nga 11 faktet që dhamë.

jamarbër malltezi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj