LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Projekti i ndarjes së Kosovës nuk është mbështetur në mënyrë absolute nga Donald Trump dhe Riçard Grenell

Berisha gjithashtu u shpreh se Donald Trump është një president që u mor personalisht me problemin e Kosovës dhe Serbisë.

9 Nëntor 2024, 12:56 Nga E. D
Berisha: Projekti i ndarjes së Kosovës nuk është
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, Donald Trump dhe Riçard Grenell nuk kanë mbështetur projektin për ndarjen e Kosovës. Berisha gjithashtu u shpreh se Donald Trump është një president që u mor personalisht me problemin e Kosovës dhe Serbisë. Sipas Berishës, Trump ka një tjetër trashëgimni, e cila është marrëveshja që i firmos në zyrën e tij nga kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçit.

"Pavarësisht nga zhurma dhe tymi që lëshohet, betimet dhe zotimet që bëjnë, mund të siguroj shqiptarët me përgjegjësi të plotë sa vijon: Së pari, projekti i ndarjes së Kosovës në mënyrë absolute nuk është mbështetur nga Donald Trump. Nuk është mbështetur nga Riçard Grenell. Ky projekt është mbështetur nga Xhon Bolton, i cili nuk e ka fshehur këtë, ka deklaruar se më sollën si një propozim të dakordësuar nga të gjitha palët. Por, meqenëse jemi këtu, duhet të informoj shqiptarët se pas deklaratës së Xhon Boltonit, një bashkëpunëtor i afërt i presidentit Donald Trump ka kundërshtuar në mënyrë kategorike deklaratën e Bolton. Dhe ai e ka bërë këtë me autorizimin e presidentit Trump.

Së dyti, Donald Trump është një president që u mor personalisht me problemin e Kosovës dhe Serbisë. Pra, në këtë aspekt është një fat i madh sepse këta që ishin, këta e njihnin, por nuk zgjidhën gjë se u morën me projektet e Xhorxh Sorosit, se Sorosi bëri projektin e ndarjes dhe ndryshimit të kufijve, ai projekt mban firmën e tij. Se u morën me Ballkanin e Hapur, se faktikisht mbështetën Edi Ramën, që u shndërrua në një faktor negativ të progresit të dialogut Prishtinë-Beograd. Donald Trump ka një trashëgimi tjetër shumë pozitive dhe kjo trashëgimi është marrëveshja qau firmos në zyrën e tij nga kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciç. Kjo marrëveshje ishte një ngjashmëri me Marrëveshjen Abraham. Titulli i kësaj marrëveshje ishte për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Pra, nuk pretendoj për zgjidhjen përfundimtare, por me besimin se rruga drejt zgjidhjes përfundimtare shkon me normalizimin e marrëdhëniëve ekonomike, çka unë e besoj plotësisht dhe mbi këtë bazë e kam mbështetur në atë kohë atë marrëveshje me të gjitha mundësitë e mia. Në qoftë se do zbatohej marrëveshja e Trump, rajoni do ishte tjetër sot. Ajo marrëveshje parashikonte 12 miliardë dollarë investime në hapësirën Serbi, Kosovë, Shqipëri. Një transformim të madh të lidhjeve infrastrukturore, por edhe një angazhim të madh të biznesit amerikan në rajon. Shqipëria ishte një nga përfituesit e kësaj marrëveshje.

Në Shqpiëri ndërtohej porti më i thellë në rajon. Ndërtohej hekurudha më e mirë që e lidhte me Prishtinën dhe Nishin. Pra, ajo ishte një marrëveshje transformuese. Dhe përveç kësaj, duhet të themi se e kanë të lehtë të shpikin gjëra që nuk kanë ndodhur, por përveç kësaj, Donald Trump ndërmjetësoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, një njohje shumë e rëndësishme. Pra, në vlerësimin tim, rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një ogur i mirë për shqiptarët.

Mos harroni se para se të hynin në Shtëpinë e Bardhë, Kosova kërkoi të mos kishte flamur dhe në fakt u ulën të dy në tryezë pa flamuj, kështu që vendosi barazinë midis tyre. Kështu që unë kam shumë besim se fuqia vendimmarrëse e Shtëpisë së Bardhë do të sjellë një marrëveshje shumë të mirë, ekonomike fillimisht, për t’i çelur rrugë më pas marrëveshjes politike. Ndaj dhe të gjitha komentet e tjera janë krejtësisht të pabaza, janë imagjinata, janë dezinformime të bëjnë individë të caktuar se po të kishte ndërmend ndarjen, kush do e pengonte atë ta thoshte?" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet