9 Nëntor 2024, 12:26
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se ka besim se mosbindja civile është rruga më e sigurt dhe e vetme fitimtare. Berisha tha se beteja për opozitën zhvillohet në Shqipëri dhe zhvillimet globale si fitorja e Trump në SHBA, janë një motiv edhe më i madh. Sipas tij, 'perandoria' e Sorosit mori një goditje fatale në SHBA, duke shtuar se ajo qëndron në këmbë me të gjithë dhëmbët dhe fuqinë në Shqipëri.
Po ashtu Berisha tha se Amerika shpëtoi nga vota e qytetarëve, por edhe ndikimi i saj kulturor, është një superfuqi në botë, ndërsa shtoi se agresioni i vërtetë kulturor merr fund me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Në përpjekje të paimagjinueshme, vendi i madh i lirisë që kishte bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ndërmori përpjekjet, masat më absurde, më antidemokratike vetëm e vetëm që të shndërronte opozitën shqiptare në një shtojcë të narkodiktatorit Edi Rama. Njerëzit flasin me të drejtë sepse e kanë dëgjuar dhe e dinë sanksionimin e Sali Berishës, por qindra prej jush u sanksionuan vetëm për mbështetjen që i jepni Sali Berishës, mbështetjen që i jepni të vërtetës.
Kështu që kjo dallgë, që për fatin më të keq kësaj here vinte nga përtej Atlantikut, theu qafën, do të përdor një term shqiptar, në brigjet e Atlantikut përsëri. Amerika u rikthehet vlerave. Ata u përpoqën të tjetërsojnë individin, identitetin e njeriut, ata morën ndëshkimin që meritonin nga qytetarët amerikanë. Mos harroni se kjo zëvendëspresidente shndërroi në politikat e saj shtetërore ndryshimin e gjinisë njerëzore dhe perversitete të tjera, rrënimin e familjes, shndërrimin e prindërve në numra. Pra, tejkaloi edhe parashikimet marksiste të kohës me këto idera. Në këtë kontekst, Amerika shpëtoi nga vota e qytetarëve, por edhe ndikimi i saj kulturor, Amerika është një superfuqi kulturore në botë, një agresion i vërtetë kulturor merr fund me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump.
Natyrisht të dashur miq, beteja për ne zhvillohet në Shqipëri dhe këto zhvillime janë një motiv edhe më i madh për ju që mbrojtët në kushte shumë të vështira të një presioni të paimagjinueshëm, brenda dhe jashtë vendit, vlerat që besoni, sot duhet të ngriheni përsëri në një nivel më të lartë se ç’jeni për mbrojtjen e tyre, triumfin e tyre në Shqipëri. Sepse nëse perandoria e Sorosit mori një goditje fatale në SHBA, ajo qëndron në këmbë me të gjithë dhëmbët dhe fuqinë në Shqipëri. Unë kam besim se mosbindja civile është rruga më e sigurt dhe e vetme fitimtare në betejën kundër saj.
sali berisha
Politike
9 Nëntor 2024, 12:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se narkoshtetit ndër të parët që ...
Politike
9 Nëntor 2024, 12:28
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita shqiptare ka arsye për të festuar fitoren e Trum...
Politike
9 Nëntor 2024, 11:45
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e shka...
Politike
9 Nëntor 2024, 11:34
M.B
Lulzim Basha dhe Endri Shabani
TIRANA- Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani ka përgënjeshtruar ish-kreun e Partisë De...
Politike
9 Nëntor 2024, 11:30
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e shkuar se është në fazë të avancuar diskutimi me Endri Shabani...
Politike
9 Nëntor 2024, 10:02
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot episodin e radhës së podkastit të tij "Flasim". Rama tha se e mendon heqje...
Politike
9 Nëntor 2024, 09:55
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij "Flasim" ka folur për momentet e tij si artist dhe jo si kreu i qeverisë.&n...
Politike
8 Nëntor 2024, 22:56
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Deputeti Lulzim Basha ka komentuar sot përçarjen e opozitës dhe sipas tij ndikimin e kryeministrit Edi Rama...
Politike
8 Nëntor 2024, 21:53
M.B
Francesco Beccheti
ITALIA- Biznesmeni italian Francesco Beccheti që kërkon 100 milionë euro nga Shqipëria, tani duket se i ka pun&...
Politike
8 Nëntor 2024, 21:39
ZH.LL
Francesco Becheti
ITALIA- Dalin në dritë të tjera detaje që demaskojnë Francesco Bechettin si ndërtues skemash mashtrimi. Het...