LIVE UPDATES
Politike

Balluku dhe Hoxha takim me prefektët: Rishikim të planit të masave për emergjencat civile

Sezoni turistik, menaxhimi i emergjencave, rendi dhe siguria publike, si dhe kontrolli në territor ishin në fokus të këtij takimi.

9 Nëntor 2024, 13:07 Nga M.B
Balluku dhe Hoxha takim me prefektët: Rishikim të planit të
Belinda Balluku dhe Ervin Hoxha

FIER- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mblodhën në Fier, në një tryezë diskutimi, prefektët e 12 qarqeve të vendit. Sezoni turistik, menaxhimi i emergjencave, rendi dhe siguria publike, si dhe kontrolli në territor ishin në fokus të këtij takimi.

Në fjalën e saj, Balluku theksoi rëndësinë e rolit të prefektëve në koordinimin e institucioneve dhe agjencive shtetërore në qark. Balluku kërkoi prej tyre një angazhim më të madh për një menaxhim sa më të mirë të çdo situate, veçanërisht ato që lidhen me emergjencat.

“Do të duhet që të kemi një plan masash të mirëfilltë dhe duhet të rishikojmë planet ekzistuese, përsa i përket emergjencave civile. Ndryshimet klimaterike tashmë nuk po kursejnë askënd. Të gjitha njësitë, të gjithë prefekturat, duhet që të rifreskojnë planin e masave. Duhet të ketë një angazhim maksimal dhe koordinim me emergjencat civile. Në dijeninë time edhe Ministri i Mbrojtjes ka nisur një tur takimesh, duke pasur parasysh edhe buxhetimin e vitit 2025. Përveç faktit që janë listuar dhe inventarizuar të gjitha kërkesat, nga ana tjetër përveç makinerive apo forcave të shtuara që do të kërkohet, do të kërkohet dhe një plan i mirë efiçient për përballimin e të gjithë problematikave që mund të vijnë me shirat e vjeshtës apo dhe me ngricat gjatë dimrit”, nënvizoi Balluku.

Me afrimin e dimrit, shtoi më tej Balluku, është e rëndësishme një koordinim edhe më i mirë për menaxhimin e çdo situate si pasojë e motit të keq.

“Ne do të qëndrojmë në kontakt, pasi po futemi në një periudhë e cila duhej të quhet ‘vjeshta e vonë’ tashmë, sepse jemi në prag të dimrit, megjithatë me ndryshimin e kushteve klimaterike kjo vjeshtë është zgjatur. Ndaj unë besoj që në javët në vazhdim do të kemi edhe fillimin e reshjeve nga të gjitha informacionet që kemi nga meteorologët e aviacionit civil, kështu që do të duhet një angazhim i të gjitha strukturave”, theksoi Balluku.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi marrjen e masave të menjëhershme në çdo qark, në kuadër të emergjencave civile.

"Riorganizimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qark, përditësimi i planeve të emergjencave civile me ndryshimet e ndodhura, përditësimi i kontakteve dhe rrjetit të komunikimit, për të bërë lajmërimin e hershëm funksional, sensibilizimi i komunitetit për t’u përgatitur për vështirësitë e sezonit dimëror si dhe bashkëpunimi me të gjitha Agjencitë e Drejtoritë Rajonale, bashkitë në territorin e qarkut, si dhe me subjektet private për realizimin e detyrave, sipas udhëzimeve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile", theksoi Hoxha.

Nga ana e tyre prefektët prezantuan një raport mbi situatën në secilin prej qarqeve dhe problematikat me të cilat po përballen.

belinda balluku ervin hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj