LIVE UPDATES
Politike

Paqartësi në PD, VOA: Basha në krye të grupit parlamentar, Bardhi e kundërshton

Por kryetari aktual i grupit, Gazmend Bardhi, tha se janë deputetët e Partisë Demokratike ata që zgjedhin drejtuesin e tyre.

4 Shtator 2023, 20:02 Nga I.A
Paqartësi në PD, VOA: Basha në krye të grupit parlamentar,
Lulzim Basha

TIRANË- Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës u përfshi sot nga paqartësitë lidhur me kryetarin e grupit parlamentar, kur drejtuesja e Kuvendit njoftoi se këtë detyrë do ta mbajë kryetari i partisë Lulzim Basha.

Por kryetari aktual i grupit, Gazmend Bardhi, tha se janë deputetët e Partisë Demokratike ata që zgjedhin drejtuesin e tyre.

Partia Demokratike është përfshirë prej dy vjetësh në ndarje dhe përplasje mes grupeve, pas shpalljes së ish kryeministrit Sali Berisha non grata nga SHBA për korrupsion dhe cënimë të demokracisë.

Një ditë pas Kuvendit Kombëtar të fundjavës, Partia Demokratike e opozitës njoftoi sot Parlamentin se kryetari i ri i grupit parlamentar është kryetari i saj Lulzim Basha.

Ky ndryshim bazohet në rregulloren e re të grupit parlamentar, të miratuar nga kryesia e Partisë Demokratike pas mbylljes së Kuvendit, ku u zgjodh edhe Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike.

Vendimi që kryetari i rizgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të mbajë edhe detyrën e kryetarit të grupit parlamentar, shkaktoi reagime në radhët e përkrahësve të ish kryeministrit Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe cënim të demokracisë.

Ndërsa kryetari aktual i grupit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha se drejtuesja e Kuvendit shkeli rregulloren, duke sjellë atë njoftim nga Partia Demokratike, kur rregullorja përcakton mënyrën si zgjidhet kryetari i grupit parlamentar.

“Janë deputetët e grupit prlamentar të Partisë Demokratike që vendosin se kush kryetari i grupit. Disa kanë vendosur të bëhen qesharakë, por i lutem drejtueses së Kuvendit të mos provokojë deputetët e opozitës”, tha zoti Bardhi.

Pas shpalljes non grata të zotit Berisha nga SHBA për korrupsion dhe cënim të demokracisë, grupi parlamentar i PD është ndarë në së paku 3 pjesë, që përkrahin kryetarin Basha, ish kryetarin Berisha dhe kryetarin e grupit Bardhi.

Zoti Bardhi tha se zoti Basha u vetëshpall kryetar grupi, dhe se do të mbante këtë detyrë derisa një drejtues i ri të mund të zgjidhej me shumicën e deputetëve demokratë.

Ai ka ftuar një takim të deputetëve të opozitës nesër, e cila u mirëprit nga ish kryeministri Berisha.

Ndërsa zoti Basha tha sot se PD duhet të qëndrojë larg debateve artificiale dhe se kishte menduar t’ia delegonte njërit prej nënkryetarëve të partisë, që do të zgjidhet nga forumet e reja pas Kuvendit.

“Thirrja ime për çdo deputet pas një periudhe shumë të vështirë dhe sfiduese për të gjithë ne, është që tani është koha të shohim përtej interesave personale, anktheve, frikërave që janë shkaktuar nga konflikti i ndezur në mënyrë të padrejtë tek një pjesë prej tyre”, tha zoti Basha.

Partia Demokatike e opozitës është një fazë rindërtimi të saj pas përçarjeve që u shkaktuan nga foltorja e ish kryeministrit Berisha, dhe sulmi i dhunshëm ndaj selisë së saj.

Partia Demokratike zhvilloi të shtunën Kuvendin e saj, i cili zgjodhi Këshillin e ri Kombëtar dhe brenda kësaj jave pritet që ky forum i ri të zgjedhë edhe kryesinë e re të Partisë. Kryetari i rizgjedhur Lulzim Basha ka deklaruar se konfirmimi i euro-atlantizmit ndarja nga berishizmi, nga përdorimi i partisë si bunker për halle personale, mbështetja e SPAK-ut në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë ndër zyrtarët dhe politikanët e lartë janë sfidat më të mëdha që po përballon aktalisht Partia Demokratike.

Marrë nga VOA

lulzim basha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen