LIVE UPDATES
Politike

"Paraja në dorë është mbret"/ POLITIKO: Shqiptarët nuk i pëlqejnë bankat, preferojnë të mbajnë paratë nën jastëk

Më tej POLITICO shkruan se shumica e shqiptarëve preferojnë të menaxhojnë kursimet e tyre jashtë sistemit bankar, duke i fshehur paratë në vendstrehime private dhe duke insistuar për pagesa në dorë.

4 Gusht 2025, 13:59 Nga E. D
"Paraja në dorë është mbret"/ POLITIKO:
Edi Rama

TIRANË- POLITICO, së fundmi i ka kushutar një artikull vendit tonë tonë për mënyrën sesi përdoret leku në Shqipëri dhe sa i përdorin bankat dhe kartat bankare shqiptarët. POLITICO thekson në artikull se në Shqipëri paraja në dorë është si mbret. Në artikull gjithashtu thuhet se për vite me radhë, shqiptarët kanë preferuar ta mbajnë paratë nën jastëk, pranë kallashit. 

Më tej POLITICO shkruan se shumica e shqiptarëve preferojnë të menaxhojnë kursimet e tyre jashtë sistemit bankar, duke i fshehur paratë në vendstrehime private dhe duke insistuar për pagesa në dorë. Sipas artikullit shqiptarët nuk i pëlqejnë bankat. Edhe sipas një ankete nga Shoqata e Bankave vetëm 34 për qind e popullsisë u beson atyre, ndërsa pjesa tjetër jo. Në artikull thuhet gjithashtu se Banka Botërore raportoi se më pak se 50 për qind e shqiptarëve kanë një llogari bankare.

Artikulli i Plotë i POLITICO

Në një vend ku “paraja në dorë është mbret”, ambicia e kryeministrit Edi Rama për të zhdukur përdorimin e saj deri në vitin 2030 do të përmbyste tërësisht shoqërinë. Për vite me radhë, shqiptarët kanë preferuar ta mbajnë paratë nën jastëk, pranë kallashit, siç thotë batuta kombëtare sesa në banka. Por nëse Rama e arrin qëllimin e tij, Shqipëria do të bëhej ekonomia e parë pa para në dorë në botë.

Një pjesë e madhe e arsyes është fakti që aktualisht shumë transaksione ndodhin “nën dorë”. Eliminimi i parasë fizike “është një përparësi absolute për vendet me informalitet të lartë dhe me sasi destabilizuese të parave të paligjshme në sistemin financiar”, thotë Selami Xhepa, profesor i shkencave ekonomike në Universitetin e Tiranës.

Problemi është se as sistemi bankar dhe as shoqëria nuk janë domosdoshmërisht gati për të hedhur këtë hap. Shumica e shqiptarëve preferojnë të menaxhojnë kursimet e tyre jashtë sistemit bankar, duke i fshehur paratë në vendstrehime private dhe duke insistuar për pagesa në dorë sa herë që është e mundur. Madje edhe në guidat turistike për Shqipërinë, fraza paraja në dorë është mbret shfaqet shpesh si këshillë për vizitorët.

Ndërsa shumica e dyqaneve të mëdha apo restoranteve zinxhir pranojnë karta, kafenetë, sallonet e bukurisë, butikët, kompanitë telefonike dhe marketet jo. Në një dyqan veshjesh në qendër të Tiranës, kur gazetarët e POLITICO provuan të paguanin me kartë digjitale, shitësja i tha pyeti: “cash?”

E njëjta gjë ndodhi edhe në një taksi dhe në autobus konduktori qeshi dhe e përsëriti më me zë: “40 lekë.” Qeveria e qendrës së majtë dëshiron ta çlirojë Shqipërinë nga ajo që raporti i vitit 2024 i Komisionit Europian e përshkruante si një ekonomi e madhe informale që pengon biznesin dhe konkurrencën për të mos përmendur të ardhurat e munguara nga taksat.

Vlerësimet tregojnë se ekonomia gri pjesa e ekonomisë që nuk llogaritet në statistikat zyrtare përbën nga 29 deri në 50 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Spiro Brumbulli, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, i tha POLITICO-s se qeveria dhe institucionet do të hartojnë një plan për t’i hapur rrugë ekonomisë pa para në dorë, ku hapat e ardhshëm përfshijnë një kufi për pagesat me para fizike, integrimin me sistemin e pagesave SEPA të BE-së deri në tetor, dhe shtrirjen e pagesave të menjëhershme përmes SEPA më pas.

Trauma bankare në Shqiptare

Një nga problemet është se shqiptarët nuk i pëlqejnë bankat. Një anketë e fundit nga Shoqata e Bankave zbuloi se vetëm 34 për qind e popullsisë u beson atyre. Banka Botërore raportoi se më pak se 50 për qind e shqiptarëve kanë një llogari bankare. Banka e Shqipërisë thotë se 78 për qind “kanë akses” në një llogari bankare, më pak se mesatarja europiane prej 96 për qind.

Jo të gjithë janë të bindur se plani ka kuptim. Genc Pollo, bashkëthemelues i Partisë Demokratike në opozitë dhe ish-zv.kryeministër, i tha POLITICO-s se përpjekja për të mbyllur ekonominë informale duke ndaluar paranë fizike është “si të vrasësh një pulë me artileri.” Ai e quajti idenë një sulm ndaj lirisë personale të qytetarëve që mbajnë para ligjërisht.

Edhe pse pranoi se bankat shqiptare mund të jenë të ngathëta dhe të shtrenjta, rregullimi më i zgjuar dhe konkurrenca më e madhe nga platformat e parave online dhe kriptovalutat do të ishin një rrugë më e mirë sesa ndalimi i parave në dorë. Ai kishte pak besim se një shoqëri pa para fizike do të reduktonte pastrimin e parave. Erald Kapri, deputet i sapozgjedhur i Partisë së Djathtë për Mundësi, i tha POLITICO-s se kishte dyshime për prapavija politike.

“Është thjesht një nga ato idetë e Ramës për të tërhequr vëmendjen dhe për të shmangur problemet reale të vendit, si korrupsioni apo kostoja e lartë e jetesës,” tha ai.

Trauma post-komuniste

Ideja e kalimit në një ekonomi gjithnjë e më digjitale po promovohet nga shumë vende të zhvilluara si Suedia, Estonia dhe Irlanda, por Shqipëria është një tjetër histori, dhe skepticizmi publik është i kuptueshëm. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve ’90, bankat dhe institucionet financiare, së bashku me kompanitë e investimeve, nisën të shfaqeshin dhe premtuan norma interesi të pabesueshme deri në 19 për qind mbi depozitat.

Disa firma u zgjeruan shpejt në më shumë se 25 të tilla, dhe në kulmin e çmendurisë, një në gjashtë shqiptarë kishte investuar para në shumë raste gjithë kursimet e jetës në këto skema piramidale. Investitorët e parë morën pagesa bujare, por ato u bënë gjithnjë e më të vogla dhe më të rralla ndërsa sistemi filloi të shembej. Në janar 1997, firmat e para nisën të falimentonin, duke nxitur shqiptarët të tërhiqnin masivisht paratë e tyre, duke krijuar një cikël të përkeqësuar kolapsi.

Deri në mars, vendi u fut në kaos dhe shpërtheu rebelimi. Ushtarët dhe policët braktisën postet e tyre, dhe turma shqiptarësh të zemëruar, të falimentuar, akuzuan qeverinë se kishte dështuar të ndalte mashtrimet madje se kishte përfituar prej tyre. Rreth 2.000 njerëz u vranë në përplasjet mes qytetarëve dhe autoriteteve, dhe nga bandat e armatosura që kishin plaçkitur më shumë se një milion armë nga depot shtetërore. Në total, humbjet përllogariten në rreth 1.2 miliardë dollarë ekuivalente me gjysmën e PBB-së së asaj kohe. Ky episod shkaktoi valë emigracioni, e çoi vendin vite pas në zhvillim dhe theu besimin e qytetarëve ndaj bankave dhe shtetit.

Banka të shtrenjta

Gjatë tre dekadave që nga ajo kohë, bankat kanë dështuar të rindërtojnë besimin. Një pjesë e problemit, sipas Xhepës, qëndron në faktin se bankat nuk ofrojnë shumë përfitime dhe janë të shtrenjta për t’u përdorur. Kjo i dekurajon njerëzit të hapin llogari dhe të përdorin karta apo transferta digjitale.

"Shumica kanë mbajtur norma diskriminuese interesi. Të larta për kreditë dhe shumë të ulëta për kursimet. Pagesat ndërkombëtare kanë pasur gjithashtu tarifa të larta, duke dekurajuar transfertat nga emigrantët," tha ai. 

Pagesat digjitale të brendshme mes bankave shqiptare mbartin tarifa të larta (dërgimi i 500 eurove mund të kushtojë deri në 50 euro), ndërsa lloje të tjera transaksionesh kanë gjithashtu kosto të papërballueshme. Kursi i këmbimit mes lekut dhe euros në banka është gjithashtu famëkeq për të qenë i pafavorshëm. Edhe në dyqane, bizneset ankohen se duhet të paguajnë deri në 3.5 për qind për çdo transaksion me kartë. Brumbulli, nga Shoqata e Bankave, tha se disa biznese madje u vendosin klientëve tarifa shtesë për pagesat me kartë.

Kjo u shërben bizneseve për të shmangur taksat, pasi pagesat në dorë shpesh nuk regjistrohen në kasë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, refuzoi të komentojë. Ndërsa ambicia për të shkuar drejt një ekonomie pa para në dorë deri në vitin 2030 është e guximshme, suksesi ende varet nga vendosja e një infrastrukture pagesash digjitale që është me kosto të ulët dhe lehtë e aksesueshme ndoshta përmes një monedhe digjitale të bankës qendrore apo një platforme kombëtare pagesash të menjëhershme.

Edhe pse Banka e Shqipërisë i ka studiuar monedha të tilla dhe stablecoin-e një lloj kriptomonedhe si mjete të mundshme, nuk ekziston një plan zyrtar. Pa një plan të hartuar për mekanizma të tillë, plani i Ramës rrezikon të mbetet i pa zbatueshëm.

edi rama politiko

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje