4 Gusht 2025, 13:27
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat theksoi se ajo deri më tani opozita u ka faktuar shqiptarëve se, ata patën një farsë të turpshme elektorale. Sipas tij Shqipëria është në një diktaturë autoritare, ku droga është forca lëvizëse dhe vendos për çdo gjë. Kryedemokrati theksoi gjithashtu se opozita ka një dhe vetëm një mision, rikthimin me çdo çmim të votës së lirë të shqiptarëve.
"Çfarë ka bërë deri më tani opozita? Çdo ditë u ka faktuar shqiptarëve se, ata patën një farsë të turpshme elektorale. Se vota e tyre nuk ka asnjë vlerë. Se të zgjedhurit nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve në këto zgjedhje. Siç e shifni, kjo letër fakton edhe atë që u kemi thënë ne shqiptarëve për raportin paraprak të misioneve vëzhguese. Kjo letër fakton dhe provon vërtetësinë e denoncimit tonë për ndërhyrje. Unë kam dëshmi të tjera, por kjo është me shkrim. Unë kam dëshmi të tjera të akteve prej brigandi të Edi Ramës dhe të po këtij ministri ndaj vëzhguesve, por unë marrë këtë për bazë, që është e shkruar, letra.
Natyrisht opozita ka një dhe vetëm një mision, rikthimin me çdo çmim të votës së lirë të shqiptarëve. E fokusuar në këtë mision, ajo do të përqendrojë të gjithë energjitë e veta, të gjithë forcën, të gjithë përkushimin e saj. Jemi në kushtet e një diktature autoritare. Se këtu kemi të bëjmë me një përpjekje të jashtëzakonshme të narkodiktaturës, për ta mjegulluar, për ta mbuluar këtë fakt. Dhe lakejtë e saj, arrijnë gjer aty sa të flasin për një diktaturë liberale, në një kohë kur në të gjitha traktatet, në të gjitha nocionet, diktaturat janë totalitare dhe autoritare. Diktatura totalitare janë diktaturat moniste pa pluralizimën politik.
Diktaturat autoritare janë diktaturat me pluralizëm, por e shtypin pluralizmin politik, e shtypin pluralizmin politik dhe votën e lirë. Por diktatura autoritare e Shqipërisë, dallon nga disa diktatura të tjera autoritare se kjo ka si forcë lëvizëse drogën dhe krimin. Në qoftëse diktatura totalitare ka ideologjinë komuniste, naziste apo fetare, diktatura autoritare e Shqipërisë ka si forcë lëvizëse drogën. E cila të vret në rrugë, e cila vendos në parlament, e cila kontrollon territorin, vendos për territorin, e cila emëron ministrin, e cila emëron drejtorin e policisë, emëron gjykatësin, merr peng Altin Troplinin dhe që e detyron ta mbajë në xhep urdhër-arrestin. Pra droga në këtë regjim autoritar, që e quan liberal ai lakej i Edi Ramës, është vendimmarrësi më kryesor. Ne po bëjmë një punë dhe do bëjmë një punë intensive për të bindur shqiptarin e fundit, që dua ti dalim zot votës tonë, dinjitetit tonë, lirive tona," tha Berisha.
sali berisha
Politike
4 Gusht 2025, 13:18
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish në rrjetet sociale një video nga aksioni për lirimin e hapësirave...
Politike
4 Gusht 2025, 13:02
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se Ministri i Jashtëm Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit&nb...
Politike
4 Gusht 2025, 13:09
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp tha se Ministri i jashtë...
Politike
4 Gusht 2025, 12:49
E. D
Sali Berish
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në një konferencë për shtyp ka publikuar një le...
Politike
4 Gusht 2025, 12:37
M.B
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqipt...
Politike
4 Gusht 2025, 12:31
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet nga restaurimi i Muzeut Historik Kombëtar. Me anë të...
Politike
4 Gusht 2025, 12:28
E. D
Vjosa Osmani
KOOSVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për thirrjet anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e ...
Politike
4 Gusht 2025, 12:04
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka informuar përmes një postimi në rrjetet sociale se mbi 27 mijë tekste mësimore jan&...
Politike
4 Gusht 2025, 11:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas daljes nga ambientet e SPAK ka komentuar hetimet e nisura nga Avokati i Popullit p&e...
Politike
4 Gusht 2025, 10:48
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për mediat pasi doli nga SPAK, theksoi se çdo gjykat&e...