LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet/ Berisha publikon letrën: Ministri i jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin

Kreydemokrati thekson se zgjedhjet e 11 maji ishte procesi më i diskredituar dhe më i korruptuar në 32 vite pas rënies së Perdes së Hekurt.

4 Gusht 2025, 12:49 Nga E. D
Zgjedhjet/ Berisha publikon letrën: Ministri i jashtëm
Sali Berish

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në një konferencë për shtyp ka publikuar një letrër ku thotë se ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin. Kreydemokrati thekson se zgjedhjet e 11 maji ishte procesi më i diskredituar dhe më i korruptuar në 32 vite pas rënies së Perdes së Hekurt.

"Farsa elektorale e 11 majit 2025 është procesi elektoral më i shëmtuar në 32 vite pas rënies së Perdes së Hekurt. Është procesi më i diskredituar. Është procesi më i korruptuar. Këtu në mënyrë të vazhdueshme kemi paraqitur qindra fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme të përdorimit të mbi 1 miliard e 20 milionë euro para të buxhetit me qëllim blerjen dhe influencën e votës. Të organizimit të mbi 4 mijë e 500 aktiviteteve më shumë se tre vite të tjera të marra së bashku, në 4 muajt e fundit para zgjedhjeve, të ndaluara me ligj.

Të gjysëm miliardi prokurime të ndaluara me ligj para zgjedhjeve. Të armatosjes së terroristëve elektoralë patronazhistë me të dhënat e qytetarëve për t’i mikluar dhe kërcënuar ata. Firmosjen e licencave për mbjelljen e kanabisit në përmasa 140 herë më të mëdha se sa ç’parashikon ligji. Kemi paraqitur para jush manipulimin ekstrem të votës së diasporës. Por ju jeni dëshmitarë se këtu, nga kjo sallë, nga Parlamenti Europian dhe asambleja parlamentare e OSBE, kam denoncuar me forcën më të madhe këcënimet, presionet e Edi Ramës dhe ministrit Igli Hasani ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë me qëllim që ata të ndryshojnë raportin. Siç unë u kam njoftuar, laptopi po bën transparencë të madhe.

Këtu para jush kam sjellë sot letrën kërcënuese që ministri i jashtëm i narkoshtetit, Igli Hasani, iu drejton me datën 12 maj, sapo lexohet raporti, zonjës Farah Karimi, koordinatore speciale dhe lider i misionit afatshkurtër të OSBE-së. Ambasadorit Lamberto Zannier, kryetar i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it. Zotit Bjorn Soder, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të OSBE. Zoti Simone Billi, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës. Dhe zotit Michael Gahler, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Shikoni çfarë banditizmi, sapo kanë lëshuar komunikatën, atyre iu drejtohet kjo letër. Pas kortezisë, në letër thuhet: ‘Lidhur me deklaratën e gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake, dua t’ju përcjell pritshmërinë që këto raporte të pasqyrojnë me saktësi realitetet e observuara në terren gjatë procesit elektoral’. Dhe vazhdon: ‘Në këtë drejtim, dua të shpreh shqetësimin serioz (imagjinoni ju çfarë mafiozësh janë këta, ata sa e kanë lexuar raportin, dhe ky sikur t’ua ketë marrë kopjen para) lidhur me paragrafin hyrës të deklaratës, në të cilin bëhet një paraqitje thellësisht negative në pikëpamjen tonë dhe e pabalancuar e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025’." tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet