6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sa i përket zgjedhjeve në vend Berisha u shpreh se pas çdo rikthimi ka fuqi madhore. Sipas tij rikthimi nuk është një akt individual, por është një akt shumë më i gjerë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar së fundmi një intervistë për median greke "Liberal", ku është shprehur se kryeministri Edi Rama shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e eurodeputetit Fredi Beleri. Berisha u shpreh se Rama e la Belerin në burg me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar kanion e Gjipesë prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve. Sa i përket zgjedhjeve në vend Berisha u shpreh se pas çdo rikthimi ka fuqi madhore. Sipas tij rikthimi nuk është një akt individual, por është një akt shumë më i gjerë. Ai tha se shumë njerëz mund të duan të rikthehen, por nuk rikthehen dot.
Kreu i PD-së u pyet edhe në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE ndërsa ai theksoi se vendi ynë në mënyrë absolute nuk plotëson asnjë kriter, përveç pozicionit gjeostrategjik. Sipas tij nuk mund të anëtarësohet në BE një vend që arreston në vitin elektoral 3 liderë të opozitës, që u merr mandate me gjykata kundërshtarëve politikë dhe shpall se do mbyllë rrjetet sociale.
Intervista e plotë:
Gazetari: Berisha, çfarë ju shtyn të jeni kandidat edhe për këto zgjedhje?
Sali Berisha: Historitë e rikthimeve janë ekzotike, nuk janë të shpeshta. Pra, pas çdo rikthimi ka fuqi madhore. Dhe në këtë rast, Sali Berisha 8 vite pasi ishte larguar pothuaj nga skena politike, iu kërkua që të mos hyjë në parlament bazuar në një akt korruptiv. Bazuar në dezinjimin ‘non grata’ të Antoni Blinken, në aktin që vinte nga një lobim korruptiv i Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit.
Pra, jo vetëm u dezinjova, por u kërkua që të mos futem në parlament. Atëherë, qendrimi im ishte ky: askush përveç shqiptarëve nuk mund të bëjë listën e deputetëve, përderisa Shqipëria të jetë një vend sovran. Dhe, meqënëse ish-kryetari im që punonte me ligësi prapa shpinës sime, ishte pjesë e këtij qëndrimi, unë ndërmora procesin e rikthimit. Një proces që kaloi të gjitha etapat dhe që eci me sukses, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe të DASH, diplomatë të cilët, ambasadori në Tiranë dhe i dërguari për rajonin kërkonin arrestimin, i bënin thirrje shqiptarëve të mos më mbështesnin, ajo ndodhi.
Pra, siç e sheh, rikthimi nuk është një akt individual, por është një akt shumë më i gjerë. Shumë njerëz mund të duan të rikthehen, por nuk rikthehen dot. E provoi Papandreu të rikthehet. Mbeti me 3%. Po jap shembull për të krahasuar se, jo cilido që do mund të rikthehet. Pra, rikthimi është një thirrje, dhe unë iu përgjigja kësaj thirrje të vendit tim.
Gazetari: Si e vlerësoni rrugëtimin europian të Shqipërisë. Pra, rrugëtimin për në BE. Cilat janë reformat që ju do të donit të implementonit?
Sali Berisha: Në mënyrë absolute Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter, përveç pozicionit gjeostrategjik, për të cilin unë e mbështes procesin. Por kriteret… Një vend që arreston në vitin elektoral 3 liderë të opozitës, e partive kryesore, një vend që u merr mandate me gjykata kundërshtarëve politikë, se i kontrollon ato, një vend që kontrollon mediat në mënyrë të pamëshirë dhe shpall se do mbyllë rrjetet sociale, Tik Tok-un, një vend që ka të burgosur, ka një drejtësi politike dhe mungesë të një procesi ligjor të drejtë.
Nuk duhet të harroni se në Shqipëri sot, 62% e të burgosurve janë në paraburgim. Se i marrin i plasin njerëzit në paraburgim dhe nuk merret kush me ta. Ky vend, me një shkallë të lartë korrupsioni më të paimagjinueshëm. Me afera korruptive, të cilat shkojnë miliarda. Ky vend, i cili është një narkoshtet. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, ku përfaqësuesit e Sinaloas priten në zyrën e Edi Ramës dhe marrin licensa për kazino dhe resorte me 5 yje. Nuk ka asnjë lidhje me kriteret që kërkohen për anëtarësimin në BE. Gjithçka tjetër jashtë gjeopolitikës, jashtë kriterit gjeostrategjik nuk qëndron.
Gazetari: Sa i përket marrëdhënieve shqiptaro-greke si i vlerësoni ato, dhe cilat janë bazat për t’i përmirësuar këto marrëdhënie?
Sali Berisha: Mendoj se, marrëdhëniet shqiptaro-greke kanë bërë progres të ndjeshëm. Por, këto vitet e fundit kanë patur edhe përkeqësime krejtësisht për shkak të qëndrimeve të qeverisë së Edi Ramës. Po marrim Marrëveshjen e detit. Kishim rënë dakord me qeverinë e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë të Greqisë, që të shkonim në Hagë. Edi Rama hoqi dorë nga kjo dakordësi dhe deklaroi se do bëjë një marrëveshje më të mirë. Negocioi 2-3 vjet, dhe kur erdhi problemi për të firmosur marrëveshjen, Edi Rama tha se nuk e firmos dot për arsye se ekziston vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ishte një gjë jashtëzakonisht joserioze. Se ti, në qoftë se uleshe për negociata, duhet t’u thoje që kam këtë vendim, dhe unë jashtë këtij vendimi nuk dal dot. Por jo, të negociosh 3 vite dhe pastaj të thuash: na doli vendimi! Pra, ishte shumë jo serioz.
Së dyti. Akt i pashembullt ishte marrja e mandatit nëpërmjet dëshmitarëve të rremë të Fredi Belerit. Fredi Beleri, anëtar i minoritetit grek në Shqipëri fitoi mandatin, u votua nga qytetarët e Himarës. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, ai ka të drejtë në qoftë se votohet, të jetë dhe president i këtij vendi. Ky është është ligji.
Kurse, Edi Rama i mori mandatin, vetëm e vetëm pse Beleri nuk do të lejonte Ramën të grabisë kanionin e Gjipesë. Kur u arrestua Beleri, unë deklarova publikisht që është arrestim politik dhe prapa këtij arrestimi qëndrojnë interesa mafioze direkte të Edi Ramës. Nuk e dija se, Edi Rama kishte pronësuar, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi nga regjimi komunist, kanionin e Gjipesë, një nga kanionet më të bukura të Jonit dhe të Mesdheut, për nënën dhe kushërinjtë e tij. Kjo doli më vonë.
Sigurisht që, Fredi Beleri nuk mund të bënte kurrë një kompromis të tillë, të lumturonte Edi Ramën me 224 mijë m2 tokë në këtë zonë. Megjithatë, arriti që të krijojë përshtypjen se Beleri nuk është njeri korrekt. Beleri nuk kishte bërë asnjë faj. Beleri ishte fajtor vetëm se ishte deklaruar anëtar i minoritetit grek dhe duhej që ky të pranonte t’i bënte Edi Ramës favoret mafioze që kërkonte.
Pra, marrin fund këto. As që do ndodhin dhe as kanë për të ndodhur. Çdo qytetar do të trajtohet sipas kushtetutës dhe ligjit. Mund të kemi raste, apo shembuj të tjerë. Pra, janë një seri aktesh të cilat, sigurisht, nuk është se nuk ndikuan në marrëdhëniet negativisht. Traktati i Miqësisë, një dokument themelor i firmosur në vitin 1996 u injorua totalisht dhe, faktikisht sot është i skaduar, kërkon të rinegociohet, të rishqyrtohet. Pra, marrëdhëniet me Greqinë u dëmtuan nga interesat mafioze të Edi Ramës.
Gazetari: Cilat janë sfidat dhe mundësitë për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit?
Sali Berisha: Mundësitë janë të mëdha. Së pari, Shqipëria duhet të luftojë me vendosmëri kriminalitetin me zero tolerancë. Shqipëria ka shkatërruar sistemin e drejtësisë. Dhe në mungesë të një sistemi drejtësie, në mungesë të sigurisë juridike, unë nuk di ndonjë investitor të huaj apo grek serioz që të ketë ardhur gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Di me dhjetëra dhe qindra që janë larguar nga Shqipëria.
Pra, kushti i të gjitha kushteve për këtë bashkëpunim është krijimi i një klime miqësore për biznesin. Nuk ka një kompani greke, apo të vendeve tjera që të fitojë në Shqipëri, se i fitojnë të gjitha oligarkët e Edi Ramës. Në një kohë kur, para vitit 2013, kompani greke, italiane, gjermane, amerikane ndërtuan projektet e mëdha dhe i fituan në tendera ndërkombëtare. Absolutisht, asnjë e favorizuar nga Sali Berisha, por me meritën e tyre në mënyrë transparente dhe kanë bërë punë të shkëlqyera. Ikën. Jo vetëm që ikën, por disa prej tyre u ndanë me gjyqe me këtë qeveri për shkak të abuzimeve të qeverisë.
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme episodin e radhës të podcastit "Flasim". Të ftuar në episod...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria jashtë është pothuajse po aq e vlefshme sa Shqipëria brenda. Ndonëse e shpërndar&...
flamur vezaj TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka postuar disa dokumente ku tregohet autorizimi i prokurorit Klodian Braho për përgjimin e gjyqt...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në takimin e tij që ka zhvilluar sot me mësuesit në Kamëz tha se 11...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar në takimin e sotëm në Kamëz se projekti "Shqip...
Serbi - Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas një bisede mes liderit serb Aleksander Vuçi&cced...
sali berisha TIRANË- Në takimin me mësuesit në Kamëz, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se një komb nuk k...
takimi TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha është shprehur se në vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste janë ...
sali berisha KAMËZ- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha gjatë takimin me mësuesit në Kamëz, se projekti "Shqipëria Madhë...
Rama TIRANË- Mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe grupin parlamentar të PS-së në Pallatin e Brigadave ka përfun...