17 Mars 2025, 10:58
Nga I.A
Patriarku i Moskës
TIRANË- Patriarku i Moskës Kirili i ka dërguar një letër urimi Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse, Joan. Në letrën e tij të urimit, Krilli uron që hiri i Shpirtit të Shenjtë të forcojë gjithmonë forcën shpirtërore dhe fizike, në mënyrë që me mundin e tij të përhapet dhe të lavdërohet fjala e Zotit.
"Ju përgëzoj sinqerisht për zgjedhjen tuaj si Primat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë! Providenca e Zotit, me vullnetin e Sinodit të Shenjtë (të Kishës së Shqipërisë), ju vendosi në krye të kishës martire, duke ju bërë pasardhës të të ndjerit të bekuar Kryepeshkopit Anastas.
Nga ky pozicion ju jeni thirrur të kujdeseni për unitetin e kishës, duke mbrojtur me zell pastërtinë e besimit dhe themelet e Kishës, gjë që në kohët e sotme të vështira kërkon mençuri të veçantë dhe guxim të madh. Unë lutem me zjarr për ju dhe me gjithë zemër uroj që hiri i Shpirtit të Shenjtë të forcojë gjithmonë forcën tuaj shpirtërore dhe fizike, në mënyrë që me mundin tuaj të përhapet dhe të lavdërohet fjala e Zotit. Zoti ynë Jisu Krisht e shtoftë grigjën e devotshme që ju është besuar, duke i dhuruar shpëtim të përjetshëm bijve besnikë të Zotit," shkruhet në letër.
Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e djeshme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Pas mbledhjes, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, është Hirësia e tij, Joan Pelushi. Kryepeshkopi i ri u përzgjodh mes 7 anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. Dy prej anëtarëve janë grekë dhe nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.
patriarku i moskës joan pelushi
Politike
17 Mars 2025, 10:54
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza këtë të hënë se kryeministri Rama i ...
Politike
17 Mars 2025, 10:42
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli këtë të hënë mbi përgjimet që i jan&eu...
Politike
17 Mars 2025, 10:31
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza se ministri Balla është sipas tij njeriu më i ...
Politike
17 Mars 2025, 10:29
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend. Në rend dite janë parashikuar 25 pika për diskutim. Nj&e...
Politike
17 Mars 2025, 10:16
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas daljes nga ambjentet e SPAK aty ku u paraqit në zbatim të mas&eu...
Politike
17 Mars 2025, 10:21
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK ku mbërriti në zbatim të masës...
Politike
17 Mars 2025, 10:14
B.Z
Flamur Noka
Flamur Noka: Strukturat janë në terren për t’u bërë gati për fushatë. E gjitha partia është ...
Politike
17 Mars 2025, 10:07
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&cc...
Politike
17 Mars 2025, 09:48
B.Z
Dashnor Sula
TIRANË - Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka reaguar pas largimit të tij nga nisma "Shqipëria Bëhet" të cilë...
Politike
17 Mars 2025, 09:41
B.Z
Edi Rama
TiranË - Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë ndaj opozitës gjatë takimit që mbajti këtë të hën...