4 Korrik 2022, 10:54
Nga A.B
Joe Biden dhe Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun Joe Biden për 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një letre publike, Meta uron që forcimi i lidhjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së të mos ndalet dhe ta çojë miqësinë dhe më tej. Po ashtu, kreu i shtetit thekson se SHBA ka kontribuar pa reshtur në forcimin e marrëdhënieve të dy vendeve.
LETRA E PLOTË E METËS:
I nderuar Zoti President Biden, Viti 2022, shënon 246-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, dhe përkujtimit të udhëtimit dhe sakrificave të popullit të madh amerikan, në rrugën e lirisë, demokracisë dhe begatisë. Arritjet mbresëlënëse të vendit Tuaj, kanë qenë dhe mbeten një burim frymëzimi për të gjitha kombet e tjera që aspirojnë për parimet universale të demokracisë, lirive dhe dinjitetit njerëzor. I nderuar Zoti President, Është një kënaqësi e veçantë për mua që sot më 4 Korrik, në këtë ditë të shënuar, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju uroj Ju dhe popullit amerikan “Gëzuar Festën e Pavarësisë”, si dhe t’Ju shpreh urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe përparimin e sigurtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Ky mesazh urimi iu shkon edhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa rreshtur në forcimin e marrëdhënieve tona duke shërbyer si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë. Kam kënaqësinë t’ju përcjell i dashur zoti President, në këtë përvjetor të 246 të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që përkon edhe me 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vëndeve tona, vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar në krah të SHBA, në shërbim të interesit të përbashkët të dy kombeve tona miq. Në këtë ditë të shënuar të Pavarësisë së vendit Tuaj dhe një shekull marrëdhëniesh diplomatike mes nesh, uroj forcimin e pandalshëm të lidhjes dhe miqësisë tonë të bekuar! Ju lutem pranoni zoti President, sigurimet e vlerësimit tim më të lartë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. 4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.
ilir meta joe biden ditelindja e shba
Politike
4 Korrik 2022, 10:43
F.M
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Debat në Kuvend! Socialistët dhe demokratët kanë debatuar në lidhje me numrin e të...
Politike
4 Korrik 2022, 10:36
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë konferencës me gazetarët k...
Politike
4 Korrik 2022, 10:31
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim do t'i bashkohet protestës së thirrur nga kryetari i Partisë Demokra...
Politike
4 Korrik 2022, 10:27
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi ditën e sotme përballë media...
Politike
4 Korrik 2022, 10:09
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se mes saj dhe presidentit Ilir Meta nuk ka...
Politike
4 Korrik 2022, 08:27
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Ditën e sotme në orën 14:00, pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj deputetit të Part...
Politike
3 Korrik 2022, 22:05
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve që të marrin ...
Politike
3 Korrik 2022, 22:01
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjyqin ndaj deputetit të Partisë Demokrat...
Politike
3 Korrik 2022, 21:40
F.M
Edi Rama
AMSTERDAM- Kryeministri Edi Rama ka treguar se ditëlindjen e tij do ta kaloje nesër larg familjes, me kryeministrin holandez Mark Rutte....
Politike
3 Korrik 2022, 21:33
F.M
Edi Rama
AMSTERDAM- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Në një bash...