LIVE UPDATES
Politike

PD denoncon: Zv. ministrja e Arsimit merr tenderin prej qindra miliona lekësh për kompaninë e saj private pa garë

Në deklaratën e tyre, Partia Demokratike kërkoi që Tole të japë dorëheqjen dhe të kthejë menjëherë paratë.

30 Shtator 2023, 11:05 Nga r.ll
PD denoncon: Zv. ministrja e Arsimit merr tenderin prej qindra miliona
Genta Vangjeli

TIRANË- Partia Demokratike denoncoi një tjetër skandal për shpërndarjen e tenderave nga zëvendësminsitrja e Arsimit, Albana Tole.

Sipas zëdhënëses për Anti-korrupsionin në PD, Genta Vangjeli, Tole ka marrë një tender prej qindra milionë lekësh për kompaninë e saj private. Skandali është akoma më i rëndë, pasi tenderi është marrë pa garë.

PD tha se Tole do duhej që para marrjes së detyrës së zv.ministres ose të ishte vetë përjashtuar shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore. Në deklaratën e tyre kërkuan që Tole të japë dorëheqjen dhe të kthejë menjëherë paratë.

DEKLARATA E PLOTË

Në buletinin nr.60, 3 Korrik 2023 Ministria e Mbrojtjes shpall fitues për tenderin me objekt “Blerje materiale për xhenion”, me fond 66.6 milionë lekë bashkimin e operatorëve ku bën pjesë shoqëria “Tirana Due shpk.

Për këtë procedurë bie në sy fakti i paraqitjes së vetëm 1 ofertë, duke krijuar dyshime të arsyeshme se kriteret kualifikuese dhe specifikimet teknike në dokumentet e tenderit hartohen në mënyrë të tillë për të paracaktuar fituesin e shpallur.

Ministria e Mbrojtjes me veprimet e saj krijon kushte për të dyshuar se konkurrenca ngushtohet në mënyrë artificiale në kundërshtim me të paktën nenin 2 dhe 3 të ligjit nr.162/2020 për prokurimin publik, ku parashikohet:

c) nxitja e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik;

ç) nxitja e konkurrencës ndërmjet operatorëve ekonomikë;

Ministria e Mbrojtjes për këtë procedurë shpalli fitues ofertuesin e vetëm me vlerë 64.3 milion leke ose pothuajse 97% e fondit limit.

Informojmë publikun se në zotërim aktiv të aksioneve të kesaj shoqërie rezulton pronare me 15% zv.Ministrja e Arsimit Albana Tole në këtë detyre prej nëntorit 2021.

A ishte në dijeni të këtij fakti Autoriteti Kontraktor i cili shpalli fituesin për prokurimin e mësipërm?

Nga transaksionet e Thesarit rezulton se gjatë vitit 2022 dhe 2023 Tirana Due shpk ku është pronare aktive edhe zv.ministrja, ka përfituar 555.306.360 milion lekë të vjetra të gjitha nga Ministria e Mbrojtjes (Reparti Ushtarak Nr.4300 Tirane).

Neni 27 pika B dhe C i ligjit Nr .9367 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE thotë:

Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri:

b) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar,

ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme

c) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj.

Si mundet atëherë të ushtrojë detyrë shtetërore pronarja e shoqërisë tregtare Tirana Due shpk?

Znj. Tole para marrjes së detyrës së zv ministres duhet ose të ishte vetë përjashtuar shoqëria tregtare ose të refuzonte detyrën shtetërore.

Çfarë mund të kërkojë qeveria nga të tjerët sa u takon standardeve, kur zyrtarët e lartë janë të parët që nuk zbatojnë dispozitat ligjore, por përfitojnë sa dhe ku munden nga influenca e funksionit publik që ushtrojnë.

Zv. ministria e Arsimit duhet të japë menjëherë dorëheqjen nga funksioni publik dhe të kthejë vlerën 555.306.360 milion lekë të vjetra, të përfituara nga shoqëria ku bën pjesë aktive si aksionere.

Formula bëni si themi në, por mos bëni si bëjmë ne, është slogan hajdutësh jo shtetarësh.

albana tole partia demokratike genta

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!