LIVE UPDATES
Politike

Kritikat ndaj qeverisë Rama, Bushati: SPAK nuk mund të zëvendësojë qeverisjen, duhet të merren masat njësoj siç bëri KE me fondet për bujqësinë

I ftuar në emisionin “Pa censurë” në RTSH, Bushati mori si shembull rastin e incineratorëve për të ilustruar politikat e gabuara të qeverisë Rama në raport me përgjegjësinë publike.

29 Shtator 2023, 22:18 Nga I.A
Kritikat ndaj qeverisë Rama, Bushati: SPAK nuk mund të
Ditmir Bushati

TIRANË- Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka mbajtur qëndrime kritike për cilësinë e qeverisjes Rama.

Ka disa lloj përgjegjësish. Ka përgjegjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjegjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, me gjithë punën e mirë që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen,” u shpreh Bushati.

I ftuar në emisionin “Pa censurë” në RTSH, Bushati mori si shembull rastin e incineratorëve për të ilustruar politikat e gabuara të qeverisë Rama në raport me përgjegjësinë publike.

“SPAK-u jep vendime për përgjegjësinë individuale të personave që mund të kenë shkelur ligjin, ndërkohë që pikëpyetje e madhe është sesi i kthehet mbrapsht borxhi qytetarëve për abuzimin apo për shpërdorimin e detyrës,” theksoi Bushati.

Ndërsa rastin e pezullimit të fondeve për bujqësinë nga BE e përdori për t’i treguar qeverisë standardin që duhet të ndjekë, kur ka dyshime për korrupsion, pa qenë nevoja të presë se çfarë do të bëjë SPAK dhe ta mbyllë çështjen vetëm me përgjegjësinë ligjore të individëve.

“KE-ja ndërmori veprime për të ndaluar gjakderdhjen financiare. Nuk është i rëndësishëm për Komisionin Europian parimi i prezumimit të pafajësisë? Ne duhet të ndjekim këtë standard dhe të mos presim vetëm nga SPAK-u,” u shpreh Ditmir Bushati.

Bushati beson se vendit i duhet një opozitë e fortë dhe jo e akaparuar, siç thotë ai, për të ekuilibruar jetën politike në shërbim të interesit publik.

Pjesë nga Intervista:

Elona Meço: Si i shikoni zhvillimet në PS, mënyrën sesi ajo po qeveris? Gjykoni se ka rrëshqitje demokratike, siç shpreheni diku?

Ditmir Bushati: Ka një fenomen, i cili më shqetëson. Sa më shumë fiton PS në zgjedhje pa opozitë apo në zgjedhje pa rivalë të vërtetë, kjo nuk përkthehet në më shumë ushtrim të përgjegjësive politike nga ana jonë.

Elona Meço: Çfarë do të thotë të ushtrojë përgjegjësitë politike? Të qeverisë më mirë, të ketë më pak korrupsion?

Ditmir Bushati: E para është besimi që njerëzit japin dhe duhet ta kthesh mbrapsht përmes mirëqeverisjes. Ka disa lloj përgjegjësish. Ka përgjegjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjegjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, me gjithë punën e mirë që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen. SPAK-u jep vendime për përgjegjësinë individuale të personave që mund të kenë shkelur ligjin, ndërkohë që pikëpyetje e madhe është sesi i kthehet mbrapsht borxhi qytetarëve për abuzimin apo për shpërdorimin e detyrës. Këtu futemi tek qeverisja, tek ushtrimi i përgjegjësive të qeverisjes. Më shqetëson fakti që ne po kultivojmë një shoqëri ultraliberale, ultrakapitaliste, e cila nuk vjen si pasojë e konkurrencës dhe e riskut që merr përsipër sipërmarrja, por, në shumicën e rasteve, vjen si pasojë e parazitizmit që ushqen buxheti i shtetit ndaj 3, 4 apo 5 individëve,  qoftë përmes PPP-ve, qoftë përmes kontratave, që, siç po rezultojnë, nuk na qenkan dhe aq të suksesshme. Pra, nëse ju jeni një sipërmarrës, marr rastin e incineratorit, ju nuk keni vendosur asnjë risk në këtë biznes. Të gjitha paratë kanë ardhur automatikisht nga buxheti i shtetit, pavarësisht formës PPP apo shërbime. Pas disa vitesh, u desh që SPAK të sekuestrojë një vepër, që quhet incineratori i Tiranës dhe tani  të administrohet nga shteti. Përgjegjësia e politikës nuk është për t’u përfshirë në politikën inkuizicionale për të thënë se kush është fajtor, por për të marrë hapat dhe veprime në kohën e duhur.

Elona Meço: I ka marrë qeveria ndërkohë? Shikoni që t’i ketë marrë?

Ditmir Bushati: Nuk I ka marrë, se nëse do t’i kishte marrë nuk do ta kishim bërë këtë bisedë. Po marr një shembull, nga i cili duhet të mësojmë. Çfarë ndodhi me fondet IPARD të BE-së? Kishte sinjalizim për shpërdorim të një pjese të fondeve. OLAF, një njësi e specializuar e Komisionit Europian për hetimin, sinjalizoi qeverinë shqiptare dhe Komisionin Europian. KE ndërpreu fondet deri në momentin që hetimet duhet të mbylleshin. Tani, më thoni ju, nuk është i rëndësishëm për Komisionin Europian parimi i prezumimit të pafajësisë? Qeveritë , administrata, KE në rastin në fjalë, ndërmarrin veprime për të ndaluar gjakderdhjen financiare.

Elona Meço: Çfarë duhet të kishte bërë qeveria? Zoti Rama e mori vendimin e vet  dhe e ndryshoi ministren.

Ditmir Bushati: Mora rastin e IPARD-it për të treguar standardin, të cilin në duhet ta ndjekim për këto çështje.

Elona Meço: Pra, nuk duhet të presim SPAK-un, duhet që qeveria të marrë vetë nismat?

Ditmir Bushati: Absolutisht. Ne kemi, KLSH, zyra auditi, zyra të monitorimit të projekteve, pra gjithë këta mekanizma duhet të funksionojnë, prandaj thashë sesi ne duhet ta kthejmë borxhin mbrapsht tek publiku. Kjo do të thotë se cilat janë mësimet që nxjerrim. Pra para se të bëjë lumin e padive në SPAK dhe të bërtasim kush e ka fajin, qeverisja duhet të ecë me një paketë  masash që, në thelb, përmirësojnë qeverisjen, reformojnë administratën publike. Nëse ne jemi një forcë e majtë, nuk them të qëndrojmë e të jemi dogmatikë, por ne duhet të jemi në gjendje të themi pse një shërbim ekskluzivisht publik ne e japim tek një privat dhe çfarë marrin në këmbim? Marrim një shërbim më të mirë? Këto janë debatet që duhet të na shqetësojnë, edhe kur flasim për 2030-tën, 2040-tën, 2050-tën.

Elona Meço: Dhe një pyetje të fundit. Keni një përkufizim për opozitën sesi paraqitet sot?

Ditmir Bushati: E vështirë të jap një përkufizim për opozitën, pasi gjendja aktuale nuk është domosdoshmërisht vetëm për fajin e opozitës. Janë disa faktorë që jemi në këtë situatë. Nuk jam i lumtur për këtë. Është si puna e biçikletës që ka 2 rrota. Me 1 rrotë nuk pedalon dot, duhen të dyja rrotat dhe, nëse nuk ka balancim dhe kundërbalancim politik,  nuk është mirë për shëndetin e jetës politike në vend. Aq më tepër ne nuk vijmë nga një traditë e ndritur. Po ta shohësh zhvillimin e Shqipërisë në këto tri dekada e pak, në momentet që ka pasur më shumë mirëkuptim politik, më shumë respekt për liritë dhe të drejtat e njeriut, respekt për kundërshtarin, jo akaparim të kundërshtarit, Shqipëria dhe shqiptarët kanë bërë progresin më të madh. Kujtojmë 2008-ën me NATO-n, për shembull.

ditmir bushati

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale