Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama këtë reagim e ka bërë, pasi propozimi i tij është refuzuar nga Kosova dhe gjerësisht në Shqipëri, për shkak se ka ardhur vetëm dy ditë, pasi e bëri Vuçiç si propozim.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka bërë faktike propozimin e tij që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Më anë të një postimi në Twitter, Rama ka deklaruar se ka komunikuar me nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike që kërkesa e tij për KFOR të realizohet. Rama këtë reagim e ka bërë, pasi propozimi i tij është refuzuar nga Kosova dhe gjerësisht në Shqipëri, për shkak se ka ardhur vetëm dy ditë, pasi e bëri Vuçiç si propozim. Rama e hodhi këtë ide pasi më 19 qershor të këtij viti kishte mbajtur qëndrim të kundërt.
Postimi i Plotë:
Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale. Nga ana tjetër u kemi ripërcjellë aleatëve arsyet e moslinjëzimit tonë me deklaratën e fundit të BE-së, duke vazhduar të kërkojmë qëndrimin e tyre publik, lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi. Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se: 1. KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundraze një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi! 2. Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë. 3. E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj është sa e dhimbshme, aq edhe qesharake, që edhe në këtë situatë kaq serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e mia. Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur!
Igli Hasani dhe David ëisner TIRANË- I ngarkuari me punë i SHBA-së në Tiranë David Wisner është takuar pa...
Edi Rama BERLIN-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku është i ftuar për njërin prej bashkëbisedimeve në forumin e...
Edi Rama GJERMANI-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur paraditen e sotme në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global...
Gazmend Bardhi TIRANË-Gazmend Bardhi kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike doli në një deklaratë për med...
Konferenca e kryetareve TIRANË-Paraditen e sotme është zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë konferenca e kryetarëve, ku u...
Mbledhja TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë sot një denoncim duke lëshuar akuza për blerje t&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Alqi Bllakos i është hequr akuza e korrupsionit dhe tani qëndron pas he...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi për herë të parë humbjen e opozitës në z...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sulmi terrorist në Kosovë ishte parapërgatitu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se sulmi në veri të Kosovës ësh...