LIVE UPDATES
Politike

"Drejtori aktual manipuloi listat"/ PD: Shkolla e Magjistraturës infektohet me virusin politik PS

Në deklaratën e tij Kaso përmend se në mënyrë antilogjore janë shtuar dhe kualifikuar 42 studentë të cilët janë sipas tij prurje politike.

24 Prill 2024, 16:20 Nga S.B
"Drejtori aktual manipuloi listat"/ PD: Shkolla e Magjistraturës
Ivi Kaso

TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka reaguar me një deklaratë në lidhje me skandalin e provimit të Magjistraturës duke thënë se kjo shkollë kaq e rëndësishme është infektuar me virusin politik të Partisë Socialiste. Në deklaratën e tij Kaso përmend se në mënyrë antilogjore janë shtuar dhe kualifikuar 42 studentë të cilët janë sipas tij prurje politike. Sipas Kasos ky skandal është i padëgjuar për standartin shqiptar. Kaso vë theksin tek kërkesa për dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit aktual të shkollës Arben Rakipit, pasi sipas tij ai është personi që qëndron pas skandalit të rëndë.

"Nuk mund të ketë tregues më të mirë të kalbësisë së sistemit të drejtësisë, kur shikon se ç’ndodh me pranimet e reja në Shkollën e Magjistraturës. Shkolla e Magjistraturës, djepi i formimit të zyrtarëve të nesërm të drejtësisë, shkolla për të cilën është investuar kaq shumë nga partnerët tanë dhe për të cilën, të gjithë shqiptarët kanë pritshmërinë më të lartë për standardin që duhet te aplikoje, është infektuar me virusim politik te partisë socialiste, po aq rëndë sa edhe çdo institucion tjetër i drejtësisë së rilindur. Drejtori aktual i saj, Arben Rakipi, ish prokuror politik i përgjithshëm i Partisë Socialiste, pasi ka manipuluar listat e studentëve fitues të fazës së pare, duke shtuar në mënyrë antiligjore rreth 42 studentë shtesë, refuzon tashmë të dëgjojë kërkesa e drejta të studentëve të cilët kërkojnë anulimin e të gjithë procedurës konkurruese sepse ajo provoi të ishte tërësisht e manipuluar.

Po përse e bën këtë gjë ish prokurori politik socialist: arsyeja është e thjeshtë: 42 studentët që janë kualifikuar pa të drejtë janë prurje politike të partisë socialiste.  Pasi këta studentë nuk janë kualifikuar me meritë në fazën e parë, të vetmen mundësi për kualifikim kishin dhe gjetën Arben Rakipin, i cili listës prej 79 studentësh të kualifikuar i shton me dorën e tij politike, edhe 42 të tjerë, sepse këtë të fundit janë e ‘ardhmja socialiste’ e drejtësisë së kapur. Kjo është drejtësia e re! Çfarë ne dhe opinioni publik sheh sot nuk është vetëm epilogu i turpshëm i kalbësisë politike që prodhoi reforma në drejtësi, por edhe fundi i dhimbshëm i shpresave të kombëtarëve dhe ndërkombëtarëve, të cilët për shkak të investimit të madh financiar dhe emocional, shohin krijesën e përçudnuar, makinerinë e ‘frankeshtajnit politik’ që pasi ka kapur momentalisht drejtësinë, synon ta bëjë atë thellësisht rilindase edhe pef brezat që do të vijnë.

E pra, një skandal i tillë është i padëgjuar edhe për vetë standardin shqiptar. Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Arben Rakipit, si njeriu mbrapa këtij skandali të rëndë. Ne i kërkojmë gjithashtu partnerëve tanë që nëse vërtetë duan një drejtësi të pakapur, të reagojnë publikisht duke e dënuar këtë aferë.  Dhe është më mirë të reagojnë sot sesa kur ‘zjarri’ i opinionit publik t`i vërë përpara drejtësisë të gjitha falsifikuesit dhe manipulatorët e sistemit. Në prani të fenomeneve të tillë, kur qeveria kapet ne flagrance dhe manipulim, dhe pasi është provuar katërçipërisht se organet e reja të drejtësisë lëvizin vetëm nëpërmjet telekomandës socialiste, ne jo vetëm që nuk do të heshtim por do të vazhdojmë të denoncojmë cdo rast të tillë, pa u tërhequr asnjëherë. Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në favor te një sistemi qe jep drejtësi nepermjet ligjit,  që lufton realisht korrupsionin, që përgjegjësit i vë përpara drejtësisë dhe nuk u jep dekorata, që nuk përdoret për lojëra politike por jep shpresë për një Shqipëri normalr me standarde evropiane," tha Kaso.

ivi kaso shkolla e magjistratures partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj