LIVE UPDATES
Politike

Zhupa: Kemi gati padinë për në Gjykatën Kushtetuese kundër ndryshimeve ligjore anti-kushtetuese për Akademinë e Shkencave

Zhupa tha se padia do të jetë kundra ndryshimeve ligjore antikushtetuese, ku trajtojnë në mënyrë të diferencuar akademikët 70 vjeçar, ku të gjithë kthehen emeritus në këtë moshë, përveç njëri, kryetarit. 

24 Prill 2024, 13:45 Nga r.lll
Zhupa: Kemi gati padinë për në Gjykatën Kushtetuese
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat tha se ndryshimet antikushtetuese në ligjin për Akademinë e Shkencave, janë përmendur edhe në raportin e fundit të Freedom House për Shqipërinë. 

Ajo lajmëroi se Partia Demokratike ka gati padinë që do dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për këtë ligj. Zhupa tha se padia do të jetë kundra ndryshimeve ligjore antikushtetuese, ku trajtojnë në mënyrë të diferencuar akademikët 70 vjeçar, ku të gjithë kthehen emeritus në këtë moshë, përveç njëri, kryetarit. 

DEKLARATA E INA ZHUPËS:  

Ndryshimet antikushtetuese, të bëra me porosi nga deputetët në ligjin për Akademinë e Shkencave, kanë gjetur reagimin edhe në raportin e fundit të Freedom House për Shqipërinë.

Në raportin e publikuar tregohet se ligjet ndjekin një trajektore personale, duke injoruar kushtetutën, duke ulur rolin e shoqërisë civile dhe për këtë ka marr shembull rastin e ndryshimeve ligjore ad personam të Akademisë së Shkencave me ndryshime të bëra për përfitime personale të drejtuesit të këtij institucioni.

Akademia e Shkencave, ndryshe nga ç’mund të pritej në çdo vend demokratik, të citohej për arritje dhe për vizion mbi politikat zhvilluese të vendit, është përfshirë në Raportin e Freedom House si shembull për antiparime, për antikushtetueshmëri dhe për kapjen e saj me ndërhyrje të kuvendit nga një individ.

Siç e kam shpallur që në diskutimet e ligjit, dua të vë në dijeni opinionin publik se është gati padia që do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj, me mbështetjen e deputetëve të grupit parlamentar të PD.

Padia në Gjykatë Kushtetuese do jetë kundra ndryshimeve ligjore antikushtetuese, ku trajtojnë në mënyrë të diferencuar akademikët 70 vjeçar, ku të gjithë kthehen emeritus në këtë moshë, përveç njëri, kryetarit. Ky kryetari emeritus që nuk është më anëtar i asamblesë drejton asamblenë. Koncepti i barazisë para ligjit zhduket dhe kushtetuta shkelet.

Ndaj si ligjvënës do të ndjekim interesin publik për një akademi të pavarur, për një akademi që drejtohet në mënyrë kushtetuese dhe do të reagojmë ndaj çdo shkelje të kushtetutës dhe interesit publik.

ina zhupa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet