LIVE UPDATES
Politike

Gara për Presidentin e PL-së/ Del kundërshtari i Metës: Nuk e kam braktisur kurrë detyrën time, fitojmë pa doping

24 Prill 2024, 14:52 Nga I.A
Gara për Presidentin e PL-së/ Del kundërshtari i Metës: Nuk
Faik Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë në bashkinë e Kamzës, Faik Basha me një postim në rrjetet sociale ka shprehur vendimin e tij për të kandiduar për president të PL-së. Në shkrimin e tij Basha flet për detyrat dhe eksperiencat e larmishme siç i quan ai, si dhe përmend dhe vë theksin tek fakti që nuk është përfshirë në asnjë skandal.

Sipas Bashës, arsyet që e shtynë të bëhej pjesë e PL-së ishin keqqeverisja, krimi dhe korrupsioni, kështu që ai dëshiron të bëhet zëri i padëgjuar i njerëzve dhe të kontribuojë në avancimin e Shqipërisë. Gjithashtu ai përmend se edhe pse ka marrë shumë oferta, ai nuk e ka braktisur vendin dhe detyrat e tij dhe do që këto të fundit ti ushtrojë po këtu.

Postimi i Plotë:

Të nderuar kolegë, Delegate të Partisë së Lirisë dhe miq të mij! Kam vendosur të kandidoj për President të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare të datës 27.04.2024 Unë, Faik Nezir Basha, lindur më 03.06.1985, në Tiranë, mbaj aktualisht funksionet si Anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe Kryetar i Partisë së Lirisë në bashkinë e Kamzës. Në karrierën time profesionale kam kryer një sërë detyrash shumë të rëndësishme, të cilat i kam përmbushur me sukses në shërbim të ATDHEUT. Kam përfunduar studimet e larta në vitin 2009, pranë Universitetit Ushtarak “Skenderbej”. Për 6 vite (2009-2015) kam kryer detyra të ndryshme në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke mbajtur disa detyra të larta si Specialist i Mjeteve të Transportit, Tankeve dhe TRBL, Shef i Zyrës së Informacionit në Brigadën Logjistike dhe Komandant i Kompanisë së Ruajtjes dhe Sigurisë në Batalionin e Xhenios.

Në vitet 2015-2019, kam realizuar detyra të ndryshme pranë Ministrisë së Drejtesisë, konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Specialist Informacioni, Shef i Regjimit të Brendshëm dhe të Jashtëm në IEVP, Specialist Policie dhe Shef Policie në IEVP Peqin. Gjithashtu kam përfunduar me sukses kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit ( kurse sigurie, kurse prefesionale, anti-terrorrizëm etj.). Në vitin 2019, u emërova në krye të Policisë Bashkiake Kamëz, ku puna ime pati rezultate të dukshme, veçanërisht gjatë periudhës pandemike. Me vullnet të lirë, në vitin 2020 vendosa t’i bashkohem familjes së madhe të “Lëvizjes Socialiste për Integrim”, sot Partia e Lirisë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kandidova për deputet në Qarkun e Tiranës dhe në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të mbajtura më 14 Maj 2023, u zgjodha këshilltar i Partisë së Lirisë, në Këshillin Bashkiak Kamëz. I gjithë formimi im, shtuar këtu edhe eksperiencat e larmishme profesionale, më kanë sjellë kontakte të afërta me njerëz të thjeshtë dhe të rëndësishëm të fushës së politikës, medias, biznesit etj. I pa përfshirë në asnjë lloj skandali, kërkoj që të gjithë formimin, profesionalizmin, besimin, kapacitetin, imazhin, dhe vullnetin tim, t’a ushtroj në të mirë të vendit tim.

Pavarsisht ofertave të ndryshme, për asnjë arsye nuk e braktisa detyrën dhe ATDHEUN, duke qëndruar stoik edhe përballë çdokujt dhe çdo gjëje që kërcënon sovranitetin e popullit shqiptar. Arsyet se përse vendosa t’i bashkohem familjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirise ishin KEQQEVERISJA, KRIMI DHE KORRUPSIONI MADHOR, që ka kapluar vendin tonë nën një regjim mafioz. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit e thjeshtë, tashmë dëshiroj të bëhem zëri i padëgjuar i tyre dhe të jem një nga njerëzit që do të kontribuojë në avancimin e Shqipërisë, si të gjitha vendet europiane apo edhe vendet e rajonit. Mendoj se është një vendim i drejtë dhe në kohën e duhur, për t’u sigurar shqiptarëve se nuk do të qëndrojnë më në mëshirë të fatit. Unë besoj tek Partia e Lirisë, pasi kjo forcë politike është angazhuar ndër vite dhe vijon të investojë tek rinia, që janë e ardhmja e vendit tonë dhe intelektualët e ndershëm, të cilët do të rimëkëmbin vendin! Shqipëria është në kolaps dhe është i domosdoshëm largimi i menjëhershëm i kësaj qeverie, që për vite mbushën xhepat e tyre dhe zbrazën sofrat e shqiptarëve. Shqipërisë i duhet një frymë e re, ajo e Partisë së Lirisë, për t’i dhënë pushtetin e merituar sovranit, popullit. Shqiptarët kanë në dorë gjithçka dhe njohin fuqinë e votës së tyre. Për gjithë arsyet e sipërcituara, shpreh dëshirën të kandidoj për President të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare të datës 27/04/2024 Me respekt, Faik BASHA

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion