LIVE UPDATES
Politike

PD: Kërkojmë vëzhgim të zgjeruar nga OSBE/ODIHR dhe angazhim ndërkombëtar për të siguruar zgjedhje të lira dhe demokratike në Shqipëri

Bëhet me dije se PD theksoi shqetësimin për përpjekjet e qeverisë për të minuar opozitën, përfshirë pengimin e përdorimit të vulës dhe simboleve të PD-së për dy vite dhe arrestin e liderit të opozitës, Sali Berisha. Gjithashtu, mësohet se u ngritën shqetësime për ndjekjen politike të drejtuesve dhe deputetëve të opozitës, sipas tyre, vetëm pesë muaj para zgjedhjeve.

5 Dhjetor 2024, 18:47 Nga M.B
PD: Kërkojmë vëzhgim të zgjeruar nga OSBE/ODIHR dhe angazhim
Foto nga takimi

TIRANA- Në një takim me misionin e OSBE/ODIHR dhe Asamblenë Parlamentare të OSBE në selinë e Partisë Demokratike, drejtuesit e PD-së, se bashku me N/kryetarin e PD, Oerd Bylykbashi, Sekretarin për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Ivi Kaso, dhe përfaqësuesin ligjor në KQZ, Franc Nuri, prezantuan një pasqyrë të plotë të situatës së tensionuar politike dhe institucionale në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Bëhet me dije se PD theksoi shqetësimin për përpjekjet e qeverisë për të minuar opozitën, përfshirë pengimin e përdorimit të vulës dhe simboleve të PD-së për dy vite dhe arrestin e liderit të opozitës, Sali Berisha. Gjithashtu, mësohet se u ngritën shqetësime për ndjekjen politike të drejtuesve dhe deputetëve të opozitës, sipas tyre, vetëm pesë muaj para zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e PD-së vlerësuan rekomandimet e OSBE/ODIHR si pasqyrë të qartë të shkeljeve serioze të standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, përfshirë shitblerjen e votës, presionin shtetëror mbi zgjedhësit, dhe lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar. Sipas demokratëve, PD kritikoi bllokimin e reformës zgjedhore nga mazhoranca, pengesat për votën e emigrantëve dhe kontrollet politike mbi institucionet kryesore zgjedhore dhe gjyqësore.

Statusi në rrjetin social të facebook, n/kryetari i PD, Oerd Bylykbashi:

Sot takuam në Selinë e PD-së misionin e OSBE/ODIHR dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE për vlerësimin e situatës parazgjedhore në Shqipëri.

Bashkë me Sekretarin për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore z. Ivi Kaso dhe përfaqësuesin ligjor të PD-së në KQZ, z. Franc Nuri, paraqitëm tablonë e plotë të situatës së rënduar politike, institucionale dhe parazgjedhore. Vend të veçantë zuri përpjekja e Edi Ramës për të shkatërruar opozitën, duke marrë peng për dy vjet vulën dhe simbolet e PD dhe duke mbajtur në arrest antikushtetues liderin e opozitës Prof. Dr. Sali Berisha dhe përndjekur politikisht drejtues dhe deputetë të partive të opozitës vetëm 5 muaj para zgjedhjeve.

Theksuam se rekomandimet e OSBE/ODIHR janë radiografia më e mirë e shkeljes brutale të standardeve ndërkombëtare dhe kushtetuese për zgjedhje demokratike. Shitblerja e votës, përdorimi i shtetit nga PS për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve, bashkëpunimi i politikës, shtetit dhe krimit të organizuar, cenimi i lirisë dhe sekretit të votës që janë shqetësime madhore të OSBE/ODIHR, tashmë reflektohen me shqetësim edhe në rezolutat e ashpra të CDI dhe EPP ku stampohet imazhi i narko-shtetit.

Bllokimi i reformës zgjedhore dhe i adresimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR nga PS, përpjekjet për të penguar votën e emigrantëve, kontrolli politik mbi KQZ dhe gjykatën, angazhimi i krimit të organizuar në zgjedhjet e ardhshme, mosveprimi i SPAK dhe prokurorisë së zakonshme kundër krimeve zgjedhore etj, përbëjnë shqetësime serioze me të cilat opozita do të përballet frontalisht. Në këtë kuadër, kërkuam që OSBE të sjellë një mision vëzhgimi sa më të madh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si kontribut dhe shenjë e vëmendjes ndërkombëtare për zgjedhje demokratike në vend.

pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet