LIVE UPDATES
Politike

PD prezanton "Aleanca për Shqipërinë Madhështore", Berisha: Ky koalicion përfaqëson elitën politike të kombit shqiptar

Berisha tha se ky është koalicioni i transparencës dhe ai që përfaqëson interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi.

10 Mars 2025, 12:24 Nga r.ll
PD prezanton "Aleanca për Shqipërinë Madhështore",
sali berisha

TIRANË Partia Demokratike prezanton ditën e sotme koalicionin opozitar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se ky koalicion përfaqëson elitën politike të gjithanshme të kombit shqiptar.  Sipas tij ky është koalicioni i transparencës dhe ai që përfaqëson interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi. Berisha shtoi më tej se ky koalicion ka nisur garën elektorale përballë këtij "narkoregjimi". 

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se ky koalicion ka të gjithë mendjen, të gjithë vullnetin, atdhetarinë dhe përkushtimin për të bërë Shqipërinë Madhështore. Më tej ai shtoi se ky vit është viti i diasporës, ndërsa shtoi se emigrantët kanë bërë zgjedhjen e tyre për të shpëtuar Shqipërinë. 

"Është një nder i jashtëzakonshëm t’u drejtohem sot shqiptarëve së bashku me koalicionin më të fuqishëm që Shqipëria ka përjetuar në 32 vite. T’u drejtohem shqiptarëve në një moment historik, moment të në cilin ky komb vendos në përpjekjen më epike për t’u ndarë nga diktatura e dytë që kombi përjetoi 34 vite pas përmbysjes së diktaturës së parë. Kjo ditë është një ditë shumë e veçantë në historinë e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet. Në historinë e përpjekjeve të shqiptarëve për një Shqipëri të jetueshme. Për një Shqipëri ‘Made in Albania’. Për një Shqipëri Madhështore. Për Shqipërinë e ëndrrave të shqiptarëve. Ky koalicion që paraqitet sot para shqiptarëve përjashton jo vetëm shumicën absolute në distancë të qytetarëve shqiptarë,por përfaqëson në distancë elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar. Ky koalicion ka në gjirin e vet vajza dhe djem, burra dhe gra, qëndrestarë të pamposhtur, personalitete, patriotë dhe ekspertë të shquar të shkolluar në shkollat më të mira të Europës dhe botës. Ky koalicion ka të gjithë mendjen, të gjithë vullnetin, atdhetarinë dhe përkushtimin për të bërë Shqipërinë Madhështore. Për të bërë Shqipërinë një vend ku qytetarët e lirë të saj të mos njohin më dhimbjet e pamerituara, çnjerëzore të varfërisë ekstreme. Ku qytetarët e saj, bijtë dhe bijat e saj, të rendin pas ëndrrës së tyre më të bukur shqiptare, të ndërtojnë këtë ëndërr në Shqipëri.

Kurrë ndonjëherë para kombit dhe shqiptarëve nuk është paraqitur një koalicion i tillë me PD-në më transparente se kjo e sotmja. Pra, ky nuk është koalicioni i të panjohurave, por ky është koalicioni i transparencës, i burrave dhe grave, i djemve dhe vajzave që i njohin shqiptarët, që i vlerësojnë shqiptarët. Një koalicion që përfaqëson të gjithë interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi. Ky koalicion i PD me Aleancën për Shqipërinë Madhështore është pritur me gëzim, me interes të madh nga mbarë shqiptarët. Ky koalicion nis garën elektorale përballë një narkoregjimi, i lidhur kokë e xhep me krimin dhe korrupsionin. Por ky koalicion nis garën elektorale me një epërsi të jashtëzakonshme morale. Prej dy muajsh, PD dhe aleatët e saj kanë bërë fushatën elektorale më të suksesshme në historinë e tyre jashtë vendit. Angazhimi i PD dhe aleatëve të saj në fushatë elektorale me shqiptarët jashtë vendit, në emigracion dhe diasporë, ka ndezur zemrat dhe shpresat e tyre. Ka provuar një entuziazëm dhe vendosmëri e paparë ndonjëherë te shqiptarët nga vitet ’90 gjer sot. Të dashur miq, me të drejtë unë dhe ju do ta quajmë vitin 2025, vitin e diasporës. E meritojnë plotësisht! Ai reagim i tyre i fuqishëm, ai entuziazëm i tyre i jashtëzakonshëm, ajo vendosmëri e tyre e madhe për të marrë pjesë në zgjedhje dhe votuar opozitën është dëshmi e një dashurie të paprekur të tyre ndaj Shqipërisë. I dashurisë së tyre ndaj Shqipërisë demokratike, Shqipërisë së qytetarëve të lirë, Shqipërisë së ligjit, Shqipërisë që u jep nder dhe dinjitet dhe jo narkoshtetit shqiptar. Përçmimi, përbuzja që emigracioni dhe diaspora i bëri kreut të narkoshtetit Edi Rama në takimet e tij, e detyroi atë t’i ndërpresë ato takime. Akoma më keq, përzunë ata përfaqësuesin e tij me 5 mbiemra. Pra, viti 2025 është viti i diasporës. Diaspora e ka bërë zgjedhjen e saj, të shpëtojë Shqipërinë.", u shpreh Berisha. 

Koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" (ASHM), përbëhet nga 26 parti politike. Në koalicion përfshihen edhe aleatët kryesorë si PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës. Sipas listës, mësohet se në koalicion me PD-në është përfshirë dhe Shpëtim Idrizit, i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), por edhe Vangjel Dule i PPDNJ. Në listat zgjedhore, Partia e Lirisë do të ketë 4 deputetë të sigurtë, ndërsa Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka do të kenë nga një deputet secili. Sipas kësaj, koalicioni siguron 8 mandate të sigurta për aleatët e demokratëve. Gjithashtu sipas marrëveshjes, çdo parti do të propozojë kandidatët e saj për listën shumëemërore, duke u bazuar në peshën elektorale dhe negociata.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion