LIVE UPDATES
Politike

PD publikon formularin: PS dhe drejtuesit e insitucioneve presion punonjësve që të sigurojnë secili nga 10 vota të diasporës

Bozdo publikoi një formular, që sipas tij, po i shpërndahet administratës publike, qëndrore dhe vendore të Beratit, dhe po ashtu të gjithë punonjësve të enteve publike në Berat.

19 Tetor 2024, 12:12 Nga M.B
PD publikon formularin: PS dhe drejtuesit e insitucioneve presion
Eno Bozdo

TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka bërë sot një deklaratë për mediat ku ka denoncuar atë që e konsideron si presion që po i bëhet administratës për të siguruar votat e diasporës në favor të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 2025. Bozdo publikoi një formular, që sipas tij, po i shpërndahet administratës publike, qëndrore dhe vendore të Beratit, dhe po ashtu të gjithë punonjësve të enteve publike në Berat. Ai shtoi se çdo përpjekje për të kërcënuar apo shantazhuar punonjësit e administratës do të marrë përgjigjen e merituar. 

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Eno Bozdo:

Formulari që shihni në ekran po i shpërndahet administratës publike, qëndrore dhe vendore të Beratit, dhe po ashtu të gjithë punonjësve të enteve publike në Berat.

Partia Socialiste, drejtuesit e saj qëndrorë dhe vendorë, drejtorët e enteve publike në Berat, po i bëjnë presion çdo të punësuari në sektorin publik të plotësojë këtë formular, duke i kërkuar atyre me forcë të sigurojnë të paktën dhjetë vota të familjarëve apo miqve të tyre që janë në emigrim.

Pra, punonjësit publikë duhet të gjejnë patjetër dhjetë emra – votues të sigurt, ndryshe vendi i tyre i punës fluturon! Patronazhistët, që paguhen me paratë e shqiptarëve dhe që janë ngarkuar me detyrën e survejimit, manipulimit dhe blerjes së votës, janë hedhur në veprim. Vetëm se tani, sic edhe shikohet në formular, i quajnë “vullnetarë”.

Ekzaktësisht kur Edi Rama premton Shqipërinë në Evropë brenda vitit 2030, kur zotohet për vlerat evropiane të Shqipërisë, partia e tij po zbaton planin mesjetar të votës në këmbim të bukës së gojës, të dhunimit të pashpirt të atyre që në administratë publike punojnë për t`i shërbyer vendit dhe jo Partisë Socialiste!

Në fakt, ky skenar është i pritshëm. Edi Rama pasi provoi tre vite të zhbëjë opozitën dhe nuk ia doli, pasi mban të burgosur politik liderin e saj, e di fare mirë atë që shqiptarët mendojnë për të: ai është i urryer dhe e vetjma mënyrë për të mbajtur pushtetin, është vota e emigrantëve. Sepse shqiptarët që jetojnë këtu e njohin fare mirë korrupsionin e tij, lidhjet e tij me krimin dhe kriminelët, zhbërjen e shtetit dhe të institucioneve në emër të pushtetit të tij personal.

Por po kaq mirë e dinë edhe emigrantët shqiptarë: prindit e tyre janë pensionistë të varfëruar në skaj, arsimtarë dhe mjekë me dinjitet të nëpërkëmbur që, si në kohën e diktatorit, nuk guxojnë të kritikojnë me zë të lartë pushtetin e Edi Ramës, fermerë të lenë prej vitesh në mëshirë të fatit,.

Një thirrje për të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste, në Berat dhe më tej: cdo përpjekje për të kërcënuar apo shantazhuar punonjësit e administratës do të marrë përgjigjen e merituar. Ju do të përgjigjeni përpara popullit opozitar dhe ligjit, megjithë angazhimet e Ramës se “patronazhistët” apo “vullnetarët” janë krenaria e PS.

Sa për votën e Diasporës, sado të mundoheni, nuk do ta kontrolloni dot: emigrantët, me apo pa parti, kanë ndërtuar me shumë mund dhe dinjitet jetën e tyre atje ku ata jetojnë dhe punojnë. Ata e njohin mirë humnerën ku Edi Rama e ka hedhur vendin. Vota e tyre nuk është votë partiake, por votë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi pseudodemokratik dhe narkoshteti.

eno bozdo


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet