All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Shembja e TK, PD e Aleanca protestë në SPAK: Duam drejtësi, prokurorët të bëhen me qytetarët

• Partia Demokratike ka mbajtur sot protestën e dytë në luadër të aksionit të Opozitës së Bashkuar. Sot, përfaqësues të selisë blu dhe anëtarë të Aleancës për Teatrin dëgjuan thirrjen e deputetit demokrat Belind Këlliçi dhe u mbodhën për rreth një orë para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të kërkuar drejtësi për shembjen e Teatirt Kombëtar. • I pari foli regjisori Edmond Budina, i cili kërkoi që SPAK të vinte drejtësi duke bërë që Teatri të ndërtohet atje ku ishte dhe në ashtu siç ishte. Budina akuzoi prokurorët se janë bërë njësh me mafian. Aktori Medi Malkaj ironizoi Shoqërinë Civile për të cilët u shpreh se shkojnë atje ku është qeveria dhe paratë. • Çlirim Gjata nga PD-ja u shpreh se prokurorët e SPAK janë frikacakë e nuk hetojnë asnjë ministër. Ai përmendi lirimin e ish-deputetit Alqi Bllako dhe tha se ai u lirua pasi bëri marrëveshje me qeverinë. Në fund, Adriana Kalaja e mbylli protestën me kërkesën për tu mbledhur sërish të hënën në orën 10:00, përpara SPAK.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mbyllet protesta para SPAK! Kalaja: Nuk ndalemi! Të hënën në orën 10:00 mblidhemi sërish

Shembja e TK, PD e Aleanca protestë në SPAK: Duam drejtësi,
Adriana Kalaja
All - Paragraf - 1

TIARANË- Është mbyllur protesta e aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para zyrave të SPAK. Aktivistja Adriana Kalaja njoftoi dhe protestën e radhës e cila do të mbahet të hënën në orën 10:00 në të njëjtin vend. 

Ajo nuk kurseu akuzat për drejtuesin e SPAK, Arben Kraja për të cilin tha se është kandidatura e vetme për një mandat të dytë pasi sipas saj kandidatëve të tjerë u është bërë presion nga Rama për të mos kandiduar. Ajo ndër të tjera tha se disa kandidatët janë tërhequr nga gara pasi u është kërkuar që të mbyllin dosjen e Teatrit

Adriana Kalaja:  Nuk lodhemi. Erion Velaij do e dëmshpërblejë teatrin me çdo gjë që kishte brenda. Ardhja tjetër do të jetë të hënën në orën 10:00. KLP thotë se nuk ka kandidaturë tjetër përveç të Arben Krajës, kandidaturat e tjera nuk janë lejuar që të kandidojnë poasi u është bërë presion nga Rama. Ka dhe nga ta që janë tërhequr pasi u është kërkaur që të mbyllin dosjen e teatrit.

3 VITE ME PARE

Protesta për Teatrin/ Gjata: Prokurorët e SPAK janë një tufë burracakësh, të dalë njëri e të thotë do hetoj ‘filan ministër’

Shembja e TK, PD e Aleanca protestë në SPAK: Duam drejtësi,
Çlirim Gjata

TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në protestën e zhvilluar sot para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sfiduar prokurorët që të marrin nën hetim ministra. Para kamerave, Gjata tha se prokurët janë frikacakë dhe kanë frikë se mos i rreh kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. 

"SPAK u krijua për të luftuar korrupsionin në radhët e zyrtarëve. 100 e ca milionë euro ka kushtuar reforma në drejtësi, pa u ngritur asnjë godinë, pa u bërë asgjë tjetër. Rrogat e tyre paguhen nga ne. si ka mundësi, janë  100 e ca milionë euro. Kemi një grup prokurorësh që jo se nuk munden të luftojnë korrupsionin në politikë, por se nuk duan. Një nga elementët është se ka frikë. Le të dalë njëri dhe le të thotë ‘do hetoj filan ministër’. Janë një grup frikacakësh, kanë frikë se mos i rreh Rama e Veliaj me këpucë surratit. Arrestuan një ish-ministër dhe një deputet, i dyti u lirua menjëherë sepse u bë marrëveshja,"- tha Gjata. 

3 VITE ME PARE

Incident në protestë! Qytetari futet mes aktorëve: O popull, ndal ushtarët e Berishës, Teatrin e shembi Adriana

Shembja e TK, PD e Aleanca protestë në SPAK: Duam drejtësi,
Qytetari

TIRANË- Një qytetar ka ndërprerë protestën e mbajtur sot para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku përfaqësues së Partisë Demokratike dhe të Aleancës për Teatrin kërkuan drejtësi. Ai ngriti tonet duke hedhur akuza mbi përfaqësuesit e selisë blu dhe aktorët që kërkonin drejtësi për shembjen e Teatrit Kombëtar duke i quajtur 'ushtarë' të kryedemokratit Sali Berisha. Protestuesit i kërkuan të largohej, duke e konsideruar 'të shitur'. Ndërsa aktori Medi Malkaj i bëri popullit të ngrihej kundër qeverisë e jo ndaj njëri-tjetrit. 

Qytetari: Popull shqiptar, ndali ushtarët e Sali Berishës me Adriana Kalanë në krye. Rama nuk e ka shemb Teatrin, e shembi Adriana Kalaja

Protestuesit: Ik ore i shitur

Medi Malkaj: Nuk ka problem, janë gjëra që ndodhin, pjesë e popullit është edhe ai, ju bëj një thirrje zonja dhe zotërinj, ngrihuni nga gjumi, jo për të vrarë e për të prerë, është më mirë të vdesësh duke protestuar se sa duke dalë në televizor. Rroftë Teatri.

Partia Demokratike ka mbajtur sot protestën e dytë në luadër të aksionit të Opozitës së Bashkuar. Sot, përfaqësues të selisë blu dhe anëtarë të Aleancës për Teatrin dëgjuan thirrjen e deputetit demokrat Belind Këlliçi dhe u mbodhën për rreth një orë para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të kërkuar drejtësi për shembjen e Teatirt Kombëtar.

3 VITE ME PARE

Protesta për Teatrin/ Malkaj ironizon Shoqërinë Civile: Ku ndodhen sot? Gjenden gjithmonë atje ku janë paratë

Shembja e TK, PD e Aleanca protestë në SPAK: Duam drejtësi,
Medi Malkaj

TIRANË- Aktori Medi Malkaj ka ironizuar anëtarët e Shoqërisë Civile që munguan në protestën e zhvilluar sot para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). I pranishëm para dyerve të SPAK, ku kërkoi drejtësi për shembjen e Teatrit Kombëtar, Malkaj tha se ata të Shoqërisë Civile shkojnë ku është paraja. 

"Përshëndes shumë ata që na shikojnë nga lokalet dhe nuk begenisen të vijnë këtu, përshëndes shumë edhe këta që na shikojnë nga xhamat, një përshëndetje të veçantë e kam për ata që quhen Shoqëri Civile që gjendet gjithmonë atje ku janë paratë. Nuk ka asnjë të Shoqërisë Civile këtu sepse ashtu e kanë kanë hallin,"- tha Malkaj.

3 VITE ME PARE

Protesta për Teatrin/ Aktori Malkaj: Çdo njeri zgjedh të jetojë si shqiponjë ose zhapik, unë jam me të parët

Shembja e TK, PD e Aleanca protestë në SPAK: Duam drejtësi,
Medi Malkaj

TIRANË- Aktori Medi Malkaj ka kërkuar drejtësi për Teatrin Kombëtar para dyerve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK). Në prani të përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe të aktorëve të tjerë, Malkaj tha se Shqipëria përbëhet nga një popull skllav. Ai shtoi më tej se çdo njeri zgjedh të jetojë si zhapik apo si shqiponjë. 

"Përshëndes shumë ata që na shikojnë nga lokalet dhe nuk begenisen të vijnë këtu, përshëndes shumë edhe këta që na shikojnë nga xhamat, një përshëndetje të veçantë e kam për ata që quhen Shoqëri Civile që gjendet gjithmonë atje ku janë paratë. Nuk ka asnjë të Shoqërisë Civile këtu sepse ashtu e kanë kanë hallin. Në periudhën e Henrit VIII të Anglisë, një kryegjyqtari i dha të drejtë parlamentit dhe jo mbretit. Mbreti e thirri dhe i tha, cila është ideja jote për drejtësinë. Unë kam një baba që e dua shumë, i tha gjyqtari, por po të jetë në gjyq me djallin dhe djalli të ketë të drejtë, unë i jap të drejtë djallit. Ne kemi braktisur familjet për çështjet e Teatrit. Të dashur, ju bëni si të doni, çdo njeri zgjedh, ose të jetojë si shqiponjë në majë të malit, ose të zvarritet si zhapik nëpër këmbë. Unë kam zgjedhur shqiponjën, të kem liri. Jemi popull skllav. Jam edhe unë pjesë e këtij populli. Jua dua shumë, ju kam shumë xhan,"- tha Malkaj. 

3 VITE ME PARE

Protesta për Teatrin, Budina para SPAK: Mos u merrni me cironkat, kapni peshkaqenët

Shembja e TK, PD e Aleanca protestë në SPAK: Duam drejtësi,
Edmond Budina

TIRANË- Regjisori Edmond Budina i është bashkuar protestës para prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bashkë me anëtarët e Aleancës për Teatrin e Partinë Demokratike, Budina kërkoi që PSAK të luftojë mafian dhe jo qytetarët. Ai tha se prokuroria e posaçme duhet të bëjë çmos që Teatri Kombëtar të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

"Mos i kërcënoni prokurorët thonë këta. Ne nuk kemi kërcënuar asnjë prokuror. SPAK të mos merret me cironkat, të kërkojë peshkaqenët. Shqiptarët po zhytën në varfëri, është detyrë imediate e SPAK që të reagojë. Ne jemi këtu për të thënë që nuk do të ndalemi, nuk lodhemi për të protestuar kundër kësaj qeverie, duke ardhur përditë në SPAK. Natyrisht, mbase jo ditë për ditë. SPAK je në shërbim të mafias, ne do të vijojmë protestat tona, duam teatrin ashtu siç ishte dhe aty ku ishte,"- tha Budina ndër të tjera. 

Sot po mbahet protesta e dytë e Partisë Demokratike që ka nxjerrë në shesh opozitën e bashkuar. Sot kërkohet drejtësi për Teatrin, tre vite pas shembjes së tij në mënurë kriminale. një ditë më parë u protestua në Elbasan, ku u kërkua ulja e çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera. 

3 VITE ME PARE

Nis protesta para SPAK/ PD dhe Aleanca kërkon drejtësi për shembjen e Teatrit Kombëtar

Shembja e TK, PD e Aleanca protestë në SPAK: Duam drejtësi,
Protesta para SPAK

TIRANË- Ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike ka nisur para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Protesta u thirr një ditë më parë nga deputeti Belind Këlliçi dhe para godinës së SPAK janë vendosur disa tabela. Mbledhja e qytetarëve ka nisur dhe sot protestuesit do të kërkojnë drejtësi për Teatrin Kombëtar që u shemb në mënyrë kriminale.

“Thirrje për protestë! Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht. Heshtja është bashkëfajësi. Qytetarët kërkojnë drejtësi! Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK-ut,”- njoftoi dje PD-ja.

Një ditë më parë, Partia Demokratike nisi valën e protestave kundër qeverisë. Një ditë më parë, qytetarët fikën për rreth një orë makinat në Elbasan, në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës. Në prononcimet për mediat qytetarët u shprehën seçmimet janë rritur shumë dhe se ata nuk e përballojnë më jetesën në këtë vend.

protesta e opozites se bashkuar

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë