LIVE UPDATES
Politike

'Nuk funksionojnë siç duhet...'/ Zjarret në vend, Peleshi: Disa Bashki nuk e kanë parësore punën e emergjencave civile

Peleshi tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, kanë kapacitete operacionale në dispozicion dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë sa herë që nevojitet, por emergjencat si zjarret duhen sinjalizuar dhe ndalur që në fazën fillestare për të shmangur kalimin në përmasa më të mëdha.

24 Korrik 2023, 14:02 Nga DOSJA
'Nuk funksionojnë siç duhet...'/ Zjarret në vend,
Niko Peleshi

TIRANE- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thirri në një takim prefektët, kryetarët e bashkive si dhe drejtues të strukturave operacionale të mbrojtjes civile, për të diskutuar në lidhje me masat për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit të verës.

Në prani edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Arben Kingji, ministri Peleshi kërkoi koordinim më të mirë të punës për përballimin e emergjencave në nivel vendor. Peleshi tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, kanë kapacitete operacionale në dispozicion dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë sa herë që nevojitet, por emergjencat si zjarret duhen sinjalizuar dhe ndalur që në fazën fillestare për të shmangur kalimin në përmasa më të mëdha.

“Ne nuk jemi një vend pa kapacitete opreacionale. Kemi 1600 punonjës zjarrfikës në të gjithë vendin, 182 mjete zjarrfikëse, 80 autobute uji, kemi personelin dhe mjetet e FA që siç e dini që në çdo emergjencë janë në ballë të aksionit, të gjitha strukturat e policisë që është në dispozicion dhe me të cilët punojnë shumë mirë, urgjencën shëndetësore, rrjetin e vullnetarëve, etj", u shpreh z.Peleshi.

Sipas tij, që prej një viti Shqipëria ka edhe mbështetje shumë të madhe nga anëtarësimi me të drejta të plota në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.

“Kjo do të thotë që nëse në të gjitha nivelet vendore e qendore shterojnë burimet, ne kemi edhe një suport nga ky mekanizzëm që na ka funksionuar dhe është një nga më efiçentët. Teknologjia është shtuar. Kemi dronët për rikonjicionet, kemi dronët ”Puma” që janë vënë në punë nga viti i kaluar e që na japin informacion shumë të dobishëm dhe në kohë shumë të shpejtë. Gjithashtu edhe imazhet satelitore janë tani një ndihmë dhe një vlerë e shtuar”, u shpreh Peleshi.

Sipas këtyre të dhënave satelitore, ministri Peleshi tha se janë evidentuar 125 vatra zjarri në muajt qershor-korrik, vatra të cilat janë menaxhuar shumë mirë nga njësitë vendore. Duke folur për situatën aktuale në dy vatrat aktive, në pyllin e fshatit Peshtan në Fier dhe fushën e mbetjeve në Vlorë, Peleshi u shpreh: “Sot kemi dy zjarre aktive dhe shumë kritike, një është pranë pyllit në fshatin Peshtan dhe vatra tjetër në fushën e mbetjeve në Vlorë. Zjarri në fushën e mbetjeve të Vlorës sot po përballohet nga forca të shumta të FA. Në Peshtan kemi 50 efektivë, dy autobotë uji, 15 forca bashkiake, krahas 50 forcave policore dhe helikopterit Cougar që ka punuar vazhdimisht. Dhe në Vlorë pas 20 ditësh u riaktivizua përsëri vatra. Helikopteri është aty me shumë mjete zjarrfikëse, autobotë uji dhe mjetet të tjera gërmuese. Por duhet thënë që sa herë që ka një zjarr të madh, ka një lloj dështimi nga rrjeti i monitorimit dhe i sinjalizimit të hershëm. Nuk ka shans që nëse ky rrjet funksionon siç duhet, duke filluar nga kryepleqtë e fshatrave apo sensibilizimi i komuniteteve. Nëse njoftohet herët, nuk ka mundësi që zjarri të marrë përmasa të mëdha”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Peleshi vlerësoi punën e bërë vitet e fundit sa i përket monitorimit, vëzhgimit dhe reagimit ndaj emergjencave, por shtoi se ka disa bashki apo rajone, kur kjo nuk funksionon.

“Kemi hyrë në një stinë shumë të nxehtë, më të nxehtë se ajo e vitit të kaluar, ajo e të nxehtit afrikan që pritet të prekë pjesën e Shqipërisë jugore dhe asaj të mesme, por nuk përjashtohet asnjë territor. Kemi patur edhe shumë zona të freskëta malore ku ka patur zjarre vitin e kaluar. Pra vigjilenca duhet të jetë kudo duke filluar nga komunitetet. Mbani kontakte të përditshme me kryepleqtë e fshatrave, t'i trajnoni, t'i kërkoni të njoftojnë. Sinjalizimi i hershëm është çelësi. Nga eksperienca ku funksion siç duhet sistemi, nuk ka zjarre të mëdha. Shmangin atë që është thelbi, humbjen e jetëve të njerëzve, sepse përmasat e emergjencës nuk mund të rriten, nëse jemi në mënyrë kapilare në monitorim. Kemi parë që vende shumë më të fuqishme se ne si Turqia, apo edhe së fundi Greqia përballen me emergjenca shumë të forta, dëme të mëdha, në njerëz në pasuri. Pra, nuk është e lehtë, sado ta kesh flotën e helikopterëve apo zjarrfikësit, nuk mund të përballesh me emergjencat kur ato marrin përmasa të mëdha”, theksoi Ministri i Mbrojtjes. Ai kërkoi gjithashtu nga drejtuesit vendorë të kenë gati edhe planet e evakuimeve.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet