LIVE UPDATES
Politike

"Raste flagrante të patronazhimit", Diaspora për Shqipërinë e Lirë: Titullarë dhe krerë të shtetit bien ndesh me ligjin dhe këtë e promovojnë vazhdimisht

Më tej thuhet se çdo veprim që përfshin grumbullimin e të dhënave jashtë procedurave të përcaktuara rrezikon integritetin e procesit zgjedhor dhe të drejtat e individëve për privatësi.

16 Janar 2025, 08:21 Nga r.ll
"Raste flagrante të patronazhimit", Diaspora për
foto ilustruese

TIRANË- Bledar Maliqi, njohës i politikave të emigracionit dhe Jola Bejkollari, anëtare e kryesisë në emër të Diaspora për Shqipërinë e Lirë kanë folur lidhur me procesin e regjistrimit të votës së emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit dhe problemet e hasura deri tani. 

Maliqi, siç shihet edhe në postimin e mëposhtëm të shoqëruar me video, thotë se probleme te shfaqura, evidente dhe ne rrjetet sociale se titullarë dhe krerë të shtetit bien ndesh me ligjin dhe këtë e promovojnë vazhdimisht. 

Në videon e ndarë në Facebook nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë shihet kreu i grupit të PS, Niko Peleshi duke vëzhguar nga afër regjistrimin e qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Në postim thuhet se proçesi i regjistrimit për zgjedhjet e ardhshme përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) ka nxjerrë në pah ehde nevojën për një vëmendje të shtuar ndaj mënyrës se si trajtohen të dhënat personale.

Më tej thuhet se çdo veprim që përfshin grumbullimin e të dhënave jashtë procedurave të përcaktuara rrezikon integritetin e procesit zgjedhor dhe të drejtat e individëve për privatësi.

POSTIMI I PLOTË: 

Bledar Milaqi dhe Jola Bejkollari në një intervistë me A2, ku u diskutua rreth procesit të Votës se Diapsorës dhe problematikave të shfaqura deri me tani.

Përfaqësuesit përmendën probleme te shfaqura, evidente dhe ne rrjetet sociale si: "Mbrotja e të dhënave nga procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora",gjithashtu dhe impakti që priten të sjellin këto zgjedhje.

Mbrojtja e të dhënave personale, e rregulluar nga GDPR (General Data Protection Regulation) dhe aktet normative të legjislacionit shqiptar, janë thelbësore për çdo proces zgjedhor. Sigurisht do ta konsideronim shumë të rëndësishme veçanërisht për regjistrimin e votuesve nga diaspora në këto ditë.

Proçesi i regjistrimit për zgjedhjet e ardhshme përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) ka nxjerrë në pah nevojën për një vëmendje të shtuar ndaj mënyrës se si trajtohen të dhënat personale. Pamjet bashkangjitur flasin qartë.

Aktet normative të procesit zgjodhor, e specifikisht proçesit të Votës së Diapsorës, si dhe rregulloret ndërkombëtare kërkojnë që të dhënat personale të trajtohen me konfidencialitet dhe vetëm të aksesohen për qëllime të autorizuara (Votimin), ku institucioni përkatës është KQZ.

Çdo veprim që përfshin grumbullimin e të dhënave jashtë procedurave të përcaktuara rrezikon integritetin e procesit zgjedhor dhe të drejtat e individëve për privatësi.

Rreziqet për individët gjatë regjistrimit janë të shumta, duke përfshirë vjedhjen e identitetit dhe sulmet kibernetike. Prandaj, është e rëndësishme që çdo individ të regjistrohet vetë dhe të shmangë ndihmën nga palë të paautorizuara. Stafi në KQZ, që trajton të dhënat duhet të respektojë rregullat e konfidencialitetit dhe të sigurisë.

Apeli për qytetarët është i qartë: Ndiqni vetëm udhëzimet zyrtare të KQZ-së dhe raportoni çdo rast të dyshimtë. Roli ynë si qytetarë është të mbrojmë të drejtat tona dhe të sigurojmë një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent.

Për më shumë detaje, ju lutem referojuni dokumenteve zyrtare të KQZ-së dhe akteve normative përkatëse.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka punuar gjatë gjithë këtyre viteve në formë shumë konstruktive për ta realizuar këtë të drejtë të mohuar dhe sërisht qasemi për të mbrojtur gjithë këtë punë të jashtëzakonshme nga aktorë të ndryshëm, përfshirë organizata, individë që janë angazhuar me këshillat e tyre shumë konstruktive.

Do të kërkonim vëmendjen e aktorëve për monitorim të procesit.

I bëjmë thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si dhe misionit të OSBE për të evidentuar dhe marrë masa.

diaspora për shqipërinë e lirë bledar maliqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet