LIVE UPDATES
Politike

"Për Edi Ramën, Rruga e Arbrit nuk bëhej kurrë"/ Berisha: Agron Malaj nga një oficer garde u bë njeriu më i pasur i Matit

Kryedemokrati gjithashtu akuzoi edhe kryebashkiakun Agron Malaj, si njeriun më të pasur të zonës.

6 Maj 2025, 21:36 Nga E. D
"Për Edi Ramën, Rruga e Arbrit nuk bëhej kurrë"/
Sali Berisha

KLOS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një bisedë me banorët e Klosit, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se dikur shprehej se Rruga e Arbrit nuk bëhej. Kryedemokrati gjithashtu akuzoi edhe kryebashkiakun Agron Malaj, si njeriun më të pasur të zonës.

"Ju falënderoj shumë përzemërsisht, për këtë pritje kaq të ngrohtë, kaq vonë, por unë nuk mund ta kaloja turin tim në Dibër pa u ndal tek ju. Banorët e mrekullueshëm, mbështetësit e fuqishëm të PD, pa u përshëndetur me ju dhe kam shumë kënaqësi që vij këtu me Xhelal Mziun, udhëheqësin e qarkut të Dibrës për PD-ASHM, dhe këta kandidatë për deputetë, personalitete të vërtetë të këtij qarku, të PD dhe të vendit në tërësi, të cilët do t’ju përfaqësojnë ju dhe interesat tuaja me dinjitet të madh në parlamentin e ardhshëm.

Unë, nuk ka nevojë t’ju flas për këta kandidatë për deputetë, se i njihni vet, sa i njoh dhe unë. Por një gjë është e sigurt, se midis Basir Çollakut, Xhemal Gjunkshit, Xhelal Mziut. Midis Përparim Spahiut, dhe ish-kryetares së PD dhe tani kandidate, Denisa Vata, dhe përfaqësuesve të tyre në Mat dhe në Dibër, është një ndryshim i jashtëzakonshëm. Miq, ky Agron Malaj, para disa vitesh, ky ishte oficer në organet e rendit apo të Gardës së Republikës. Sot ky, është njeriu më i pasur i Matit dhe ju siguroj se, atë pasuri, së bashku me vëllain e tij, Fatosin, e ka qindarkë për qindarkë të vendosur vetëm nga korrupsioni shtetëror, nga tenderat, që normalisht nuk duhet t’i fitonte kurrë në shtet.

Këta krijuan një sistem që nuk ka ekzistuar kurrë. Këta krijuan sistemin që, paratë dhe taksat tuaja që përdoren për shkolla, për ndërtime, për të gjitha, t’i marrin për vete. Të krijojnë sipërmarrje dhe t’i marrin vet. Dhe, çfarë solli kjo? Kjo solli, po të vish sot në Mat, dhe kudo në jug, janë të mbetura aty ku kanë qenë, asnjë investim të përfillshëm. Rrugë të rrënuara, shkolla të rrënuara, qendra shëndetësore të shkatërruara. Ndërkohë, miliarda e miliarda euro tendera të shndërruara në pasuri të tyre. Ndaj dhe, çfarë bëri Edi Rama, miq.

Edi Rama i mori një e nga një këta dhe i tha: këto para që keni vjedhur, unë i dua vota. Ju vërtetë u bëtë pasanikë, por tani unë dua vota. Secili prej tyre, në mënyrë absolute, ka dosje në prokurori për vjedhje dhe korrupsion. Dhe këta tani, bëjnë gjithçka të rrëmbejnë votat tuaja. Por ky është vetëm njëri aspekt. E keni dëgjuar shumë ju se ka akuzuar Edi Ramën se ka diskriminuar veriun. E ka diskriminuar, ua them unë, se kot nuk mund ta akuzoja kurrë. Ai është një njeri që trashëgon urrejtje për veriun, sepse e kanë patur baballarët e tij atë urrejtje dhe me radhë. Por, çfarë mund t’ju them për këtë.

Ai, edhe jugun. Paratë i ka çuar atje, por ai ka vjedhur, nuk ka investuar për qytetarët. Jo, absolutisht! Unë isha në Gramsh. Asnjë kilometër rrugë. Edhe t’u them një gjë, Gramshi është jashtëzakonisht i paurbanizuar, të themi të vërtetën. Asnjë kilometër, asnjë investim. Vetëm propagandë. Ishte në dibër dhe foli tha: nuk them më që nuk do bëj Rrugën e Arbrit. Dy gjëra do t’u them ju dhe të gjithë banorëve të këtij qarku. Në mënyrë absolute, Rruga e Arbrit për Edi Ramën nuk bëhej kurrë, ta dini këtë. Se, nuk thotë dot 1 kilometër rrugë të re që ka hapur në të gjithë zonën e veriut, 1 kilometër, po jo më të hapte Rrugën e Arbrit.

E dyta, ju garantoj, sepse thashë, ne e ndërtuam 32 kilometrat mbetën 27, ato nuk mund të lihen të papërfunduara. Dhe e lamë gati. Paratë dhe kontratën. E prishi kontratën. Tani bëri ç’bëri një gjë dua t’u them banorëve të këtij qarku, që ajo rrugë, e cila në kontratë është për t’u vendosur taksa, nuk do vendos taksë kurrë në atë në rrugë. Dhe ju duhet që do të qarkulloni pa asnjë taksë, sikundër ju,sikundër të gjithë. Se ka vënë dy taksa. Për të ardhur tjetri nga Tropoja, duhet të paguajë një taksë në Kalimash dhe një taksë tek Ura e Limuthit. Dy taksa, por nuk janë pak. Se janë 7 euro së bashku, dhe po të jetë kamion është 40 euro, është 50 euro, është qamet. Këto do të hiqen në mënyrë përfundimtare," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet