LIVE UPDATES
Politike

Përjashtim nga rregulli? Pse Rama theu kodin dhe foli për akuzat ndaj Kryemadhit para Salinas... premtimi: Mos shani Shqipërinë anglisht

Nga efuforia dhe "topi" që i erdhi në derë, Rama nuk e la dot pa 'sharë' kundërshtaren e tij politike, duke thyer edhe kodin e tij të artë; shau Shqipërinë para një të huaji.

4 Prill 2023, 11:12 Nga k.m.
Përjashtim nga rregulli? Pse Rama theu kodin dhe foli për akuzat ndaj
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot gjatë e gjerë akuzat për financime ruse ndaj ish-kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Edhe pse nuk e përmendi me emër, Rama u ndal gjatë tek pyetja e bërë nga gazetarja teksa po zhvillonte një konferencë për shtyp me përfaqësuesin e Bankës Botërore, Emanuel Salinas. 

Nga efuforia dhe "topi" që i erdhi në derë, Rama nuk e la dot pa 'sharë' kundërshtaren e tij politike, duke thyer edhe kodin e tij të artë; shau Shqipërinë para një të huaji. Që prej kur është bërë kryeministër, Rama në çdo konferencë për shtyp brenda dhe jashtë vendit (në praninë e një të huaji), nuk i është përgjigjur pyetjeve për politikën e brendshme të Shqipërisë.

"Sikur PD të thotë jemi gati që anglisht mos e shajmë më Shqipërinë do të më jepte motivimin që së bashku me të tjerët t’i ktheheshim me një kundërofertë të fuqishme. Sikur të na japin fjalën solemnisht që nuk do e shajmë më Shqipërinë në anglisht,"-thoshte dikur Edi Rama. 

Por tani në prag të zgjedhjeve lokale, nuk pyet më për asnjë gjuhë dhe është gati që të thotë çfarë i vjen për mbarë ndaj një të huaji që lajmëroi investimin e 900 mln eurove në Shqipëri. 

PYETJA: Dokumentet për paratë ruse, a rrezikon Shqipëria?

Emanuel Salinas: Nuk jam në dijeni të këtyre dokumenteve. Nuk kemi marrë asnjë analizë të asnjë financimi rus që ka hyrë në Shqipëri. Nuk kam informacion.

Edi Rama: Është pyetja e ditës për opinionin publik. Po, rublat paskan qenë shejtan i madh, na kanë marrë shokë e shoqe në qafë. BB nuk hyn këtu, por edhe në të tjerët, kjo drejtësia e re do i japë përgjigje kësaj. Kjo përzierje me konto dhe me offshore dhe me lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të partive që duan të sjellin lirinë është problem shumë i madh që drejtësia e re duhet ta adresojë me urgjencë. E kuptoj që drejtësia e re do të hetojë arkat me peshk që merren për të gatuar. Por kjo nuk është më punë peshqish por peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri, duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqene. Me këtë le të merret drejtësia.

Por nuk u ndal me aq! Përveç kundërshtarëve politikë, në këtë rast Monika Kryemadhi, ironizoi edhe Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke risjellë sërish çështjen e Rovena Vodës. Ish-ministrja e Brendshme Voda u arrestua më 13 korrik 2021 në një operacion të SPAK për goditjen e korrupsionit. Ish-zyrtarja u zbulua teksa bisedonte dhe akuzohet se kishte marrë të mira materiale për të punësuar një grua në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë Florinda Beun përmes njohjes që kishte me avokaten Majlinda Hasani. Gjykata e Posaçme e dënoi Vodën me 10 muaj burg.

Këtë hetim të SPAK-ut, Rama tenton që ta minimizojë me "një arkë peshk", kur në fakt çështja është më e komplikuar se aq. Nëse kryeministri ynë nuk e ka marrë vesh, por e informojmë. Rovena Vodo i premtonte një vend punë as më shumë dhe as më pak motrës së një trafikanti drogë.  Ajo ka biseduar për punësimet në ministri me Florida Beun, motra e njërit prej trafikantëve të drogës. Ky rast është hetuar nga institucionet italiane që mësuan se organizata kriminale drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës. Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. 

Ndërsa Voda, motrës së njërit prej tyre do i ofronte një post në Ministrinë e Brendshme. Vari ujkut mëlqitë në qafë. Por gjithë këtë ngjarje, Rama e minimizon me një arkë peshk, ashtu siç askush nuk flet më për motrën e një prej kriminelëve më të kërkuar në Shqipëri, Nuredin Dumanit, e cila ishte sistemuar mirë tek Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. 

Por edhe në rast se çështja nuk është kaq flagrante, ligji dënon: Një arkë peshk, apo 1 milon dollarë; gjithsesi korrupsion mbetet. 

edi rama

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen