LIVE UPDATES
Politike

Përparim Rama liron nga pagesa e transportit urban disa kategori, shoqëria civile e vlerëson si “vendim elektoral”

Sipas vendimit, falas me Trafikun Urban do të mund të udhëtojnë stafi shëndetësor, administrativ dhe mbështetës të institucioneve të kryeqytetit të Kosovës. Të liruar nga pagesa janë stafi mësimor, përfshirë institucionet parashkollore, të gjithë punonjësit e administratës së Prishtinës, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e kryeqytetit.

25 Shtator 2025, 20:02 Nga I.A
Përparim Rama liron nga pagesa e transportit urban disa kategori,
Përparim Rama

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur që nga 1 tetori transporti urban të jetë falas për disa kategori. Por, fakti që ky vendim u mor në kohën e fushatës për zgjedhjet lokale, nga shoqëria civile është cilësuar si "vendim të pastër elektoral".

Sipas vendimit, falas me Trafikun Urban do të mund të udhëtojnë stafi shëndetësor, administrativ dhe mbështetës të institucioneve të kryeqytetit të Kosovës. Të liruar nga pagesa janë stafi mësimor, përfshirë institucionet parashkollore, të gjithë punonjësit e administratës së Prishtinës, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e kryeqytetit.

“Qytetarët janë prioriteti ynë, për një Prishtinë më të gjelbër dhe me më pak vetura”, shkroi Rama në Facebook.

Vendimi, i nënshkruar më 25 shtator, vjen në kohën kur Rama po garon edhe për një mandat katërvjeçar për udhëheqjen e kryeqytetit të Kosovës.

Rama është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës shkroi në Facebook se pavarësisht se duket vendim i drejt, fakti që merret në mes të fushatës dhe hyn në fuqi vetëm 12 ditë para zgjedhjeve lokale, “e bën atë një vendim të pastër elektoral”.

“Për më keq, ky është shembull tipik i shfrytëzimit të resurseve publike për përfitim elektoral – praktikë për të cilën pikërisht partia që sot udhëheq kryeqytetin akuzonte partinë në pushtet qendror gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit. Abuzimi me resurset publike për vota është cenim i garës së barabartë zgjedhore, kurdo, kudo dhe nga kushdo që ndodh”, shkroi Cakolli.

Në vendimin e publikuar nga Rama në Facebook, thuhet se ai u mor në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Statutit të Prishtinës.

Në nenin 53 të Statutit të Prishtinës, të miratuar më 2010, thuhet se kreu i komunës “merr vendime dhe lëshon urdhëresa brenda fushës dhe kompetencave të tij”.

Kryetarët e komunave, sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale në Kosovë kanë kompetenca vetanake, të deleguara dhe të zgjeruara.

Sipas këtij ligji, kompetencat vetanake nënkuptojnë kompetenca “që u jepen komunave me kushtetutë apo me ligj për të cilat ato janë plotësisht përgjegjëse për sa i përket interesit lokal, apo në përputhje me ligjin”.

“Komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për sa i përket interesit lokal, duke i respektuar standardet e përcaktuar në legjislacionin e zbatueshëm”, thuhet në këtë ligj.

Në kompetencat vetanake parashihet ofrimi dhe mirëmbajtja e një sërë shërbimesh publike dhe komunale, përfshirë edhe transporti lokal.

Ndërkaq, në Ligjin për zgjedhjet lokale, ndonëse nuk përmendet ndonjë ndalesë për marrjen e vendimeve gjatë fushatës zgjedhore, në Nenin 3, pika 3.4 thotë se personat që mbajnë post publik, që janë të zgjedhur apo të emëruar nuk mund ta “përdorin atë post apo ndonjë nga burimet e tij për qëllim të sigurimit të votave".

"Asnjë burim i ndonjë institucioni të administratës publike në nivel qendror ose komunal apo ndonjë ndërmarrje në pronësi apo e kontrolluar nga autoritetet qendrore ose lokale nuk mund të përdoret apo aplikohet në mbështetje të subjektit politik në zgjedhje”, thuhet në ligj.

Ndryshe, gara për Prishtinën është në qendër të vëmendjes politike. Përveç Ramës, për të parin e Prishtinës garojnë: Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje, Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besa Shahni nga Partia Socialdemorkate, Merkur Beqiri nga Alternativa, Nedime Belegu nga Epoka e Hyjneshës në Prishtinë, Agim Krasniqi nga Prishtina në Dorën Tënde, Fatmir Selimi dhe Lulzim Syla.

Sipas Institutit GAP, nga 206 premtimet e dhëna më 2021, Rama ka përmbushur 73, gjysmë të përmbushura konsiderohen 37 premtime, 37 janë të filluara, ndërkaq 59 të tjera ende nuk i ka filluar./REL

përparim rama

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit