LIVE UPDATES
Politike

“Personi 45-vjeçar i paidentifikuar” Bardhi sqaron akuzat ndaj Olsi Ramës, publikon dokumentat

Sipas Bardhit, mjafton të verifikosh të dhënat e vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama dhe ka një përputhje me cilësimet me të cilat prokuroria i referohet këtij personi të paidentifikuar.

28 Mars 2024, 22:50 Nga I.A
“Personi 45-vjeçar i paidentifikuar” Bardhi sqaron akuzat
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka sqaruar denoncimin e tij të bërë sot ndaj vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama.

“Denoncimi që unë kam bërë sot është një analizë e plotë e të dhënave të dosjes penale dhe i kam krahasuar me të dhënat personale të sistemeve shtetërore që përdor vëllai i kryeministrit”, tha Bardhi.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Bardhi tha se prokuroria në rastin e laboratorit të Xibrakës, arrestoi 9 persona të cilët më vonë edhe u dënuan. Ndërkohë në dosjen e prokurorisë flitet për një person të paidentifikuar nga policia.

“Prokurorët janë kujdesur që këtë faturën e mosidentifikimit të personit t’ia lënë Policisë së Shtetit që është në varësi të Edi Ramës dhe rezulton që ka hapur një dosje të veçantë, pra një procedim penal të veçantë. Pra në vendimin e gjykatës për dënimin e anëtarëve që u arrestuan thuhet ndër të tjera se në datë 8 Mars 2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedime për bashkëpunëtorin e paidentifikuar duke e emëruar me numrin 335/1 procedimi për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e këtij personi. Në dosjen dhe raportet e policisë ky person identifikohet si personi i moshës 45 vjeç, pra policia dhe prokuroria dinë ekzaktësisht moshën e personit me flokë të shkurtra, pra dinë dhe pamjen e tij dhe që përdor mjetin fuoristradë me targë AA 653 DM. Pra në këtë rast ka munguar vetëm emri”, tha ai.

Sipas Bardhit, mjafton të verifikosh të dhënat e vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama dhe ka një përputhje me cilësimet me të cilat prokuroria i referohet këtij personi të paidentifikuar.

“Së pari Olsi Rama ka lindur më 9 Shtator 1969 dhe në periudhën që flitet, pra Dhjetor 2014, Janar 2015 ka qenë ekzaktësisht 45 vjeç. Së dyti besoj ti e njeh është një person me flokë të shkurtra. Rezulton që është një person me flokë të shkurtra. Ajo që i mbivendoset këtyre të dhënave që mund të jenë të rastësishme me çdo person tjetër ka të bëjë me faktin se sipas të dhënave të sistemit TIMS person i paidentifikuar përdorues i makinës me targë AA 653 DM rezulton të jetë shtetasi Olsi Rama. Këto janë të dhënat e sistemit TIMS, nuk janë shpikur nga Gazment Bardhi. Olsi Rama ka përdorur automjetin që referohet në dosje që përdoret nga ky person, i paidentifikuar…

A ka shqiptar që mund të besojë se policia arrin ta dallojë një person në pamje, arrin t’i caktojë moshën fikse pra nuk ka thënë rreth të 40 apo rreth të 50, ka thënë është i moshës 45 vjeç? A mund t’i caktosh dikujt moshën pa e ditur kush është? Ndërkohë që emrin nuk ia kanë vënë. Emrin ia vë sistemi TIMS sepse përdorimi i makinës me këto targa është bërë nga vëllai i kryeministrit”, tha ai.

Bardhi tha se të njëjtin automjet e kanë përdorur edhe 3 anëtarë të tjerë të grupit kriminal që janë identifikuar.

“Pra 3 të tjerë janë identifikuar, personi i katërt i paidentifikuar që ka përdorur makinën rezulton të jetë Olsi Rama”, tha ai.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj