LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi: Veliaj ka komunikuar me drejtorët në aplikacionin sekret, bisedat i ka SPAK! Flitej për tendera dhe para

Këlliçi tha se në aplikacionin sekret që përdorej nga pesë drejtorë për të komunikuar për aferat korruptive, ka komunikuar edhe Erion Veliaj dhe tha se këto komunikime i disponon SPAK, sepse janë sekuestruar në telefonin e një drejtori të arrestuar. 

28 Mars 2024, 22:33 Nga I.A
Këlliçi: Veliaj ka komunikuar me drejtorët në aplikacionin
Belind Këlliçi

TIRANË- Ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë Belind Këlliçi ka folur për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Këlliçi tha se në aplikacionin sekret që përdorej nga pesë drejtorë për të komunikuar për aferat korruptive, ka komunikuar edhe Erion Veliaj dhe tha se këto komunikime i disponon SPAK, sepse janë sekuestruar në telefonin e një drejtori të arrestuar. 

"Mua gjatë fushatës më ka ardhur një informacion nga brenda Bashkisë Tiranë në lidhje me kompani që operonte përmes 5 drejtorëve në Bashkinë Tiranë, që në fillim nuk e kam besuar. Por, pasi ekipi që ka punuar me mua e shqyrtuan në detaje denoncimin dhe indiciet, rezultonte një skemë korrupsioni e ngritur në Bashki, me pesë drejtorët, Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tusha, Erion Rrapaj dhe Elton Kacidhja. Diku del edhe një drejtor i gjashtë. Këta kishin ngritur një kompani ku kishin bërë aksionerë familjarë të tyre dhe në institucionet që drejtonin, tenderat ia kalonin familjarëve. Me këto para kanë ndërtuar një nga hotelet më të shtrenjtë në Dhërmi. Po ndërtojnë tani një hotel të dytë. Kam denoncuar ndërtimin e një hoteli 15 milionë euro në Durrës.

Nga punonjës të shtetit me rroga normale, përfunduan në aksionerë të hoteleve të mëdha miliona euro. Pasi bëmë analizë të 29 tenderave ku kanë qenë titullarë, këta ua jepnin tenderat familjarëve të tyre. Kam depozituar kallëzim në prill, kur isha kandidat pë Bashkinë. Unë mund t’ju jap edhe përgjigjen që ka dhënë Veliaj në një media në atë kohë dhe ka deklaruar që është shpifje dhe isha paditur në gjykatë për shpifje dhe Mariglen Qato më paditi për shpifje, por nuk erdhi kurrë në gjyq. Çfarë ka ndodhur? Unë e kam asistuar SPAK me materiale të detajuara, informacionet, ekstraktet. Në rastin e Mariglen Qatos kishte kunatën, vëllain... E gjithë familja punonte për këtë kompani. Nuk e kam besuar edhe unë, por rezultoi e vërtete.

Ajo që kam mësuar gjatë hetimeve, është që këta për herë të parë kanë ngritur një aplikacion të enkriptuar që komunikonin të pestë, madje edhe me Erion Veliajn brenda. Aty ka nisur gjithçka. Është niveli i sofistikimit që po flasim. Prokuroria i ka hyrë në detaje dhe në këtë aplikacion që ka gjetur në një nga pajisjet e një personi që u arrestua, gjetën komunikime se si shpërndaheshin tenderat, parate, porositë. Është e vërtetë. Shoqëruar edhe me një kallëzim për një drejtor tjetër. Ajo që ndodh në Bashki, është e paimagjinueshme. Mariglen Qato ka qenë drejtues i fushatës në disa njësi. E njëjta gjë me të tjerët. Taulant Tusha është bankomati personal i Erion Velisë. Ka patur denoncim që fabrika e asfaltit në Krrabë është vatër korrupsioni. Nuk kalojnë paratë me bankë dhe nuk faturohen, janë ndërmarrje korrupsioni. Asnjë reagim nga SPAK", tha Këlliçi. 

belind këlliçi erion veliaj

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë