16 Shkurt 2026, 09:11
Nga D.S

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ka prezantuar një nismë ligjore që synon plotësimin e një boshllëku në nenin 242/2 të Kodi i Procedurës Penale, i cili rregullon masat ndaluese, përfshirë pezullimin nga detyra. Ish-ministri i Drejtësisë tha se, aktualisht nga kjo dispozitë përjashtohen anëtarët e këshillave bashkiakë, kryetarët e bashkive dhe deputetët.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Manja theksoi se, nisma e re propozon zgjerimin e këtij rrethi, duke shtuar edhe shtatë funksionarë të tjerë të lartë, Presidentin e Republikës, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si dhe Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
“Përpara se të sqaroj se cili është qëllimi i këtij propozimi. Më lejoni të bëj një prezantim te nismës. Cfarë propozojmë ne konkretisht. Ky nen ka të bëj me masat ndaluese. Në pikën 1 te këtij neni sqarohen masat ndalues, pezullimi nga detyra, që është një masë gjyqësore që garanton hetimin dhe ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së caktuar që lidhet me atë që shqyrton gjykata.
Nuk jemi te e dyta por te pezullimi. Në pikën 1 të këtij neni thuhet, masa e pezullimit nga detyra nuk shtrihet në ligjin elektoral dhe referuar Kodit Zgjedhor, dhe sipas Kodit zgjidhen zgjidhen anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe deputetët. Ne propozojmë që në pikën 2 të shtohet dhe rrethi i subjekteve që nuk mund të pezullohen nga detyra. Edhe ky rreth subjektesh shtohet me Presidentin e Republikës, Avokatin e Popullit, zv/Kryeministrin, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetarin e KLSH," tha Manja./Dosja.al
ulsi manja grupi parlamentar i ps pezullimi i ministrave
Politike
16 Shkurt 2026, 09:04
D.S
dURRES
DURRËS- Banorët e prekur nga projekti “TID” në Durrës kanë dalë me një deklaratë publike, k...
Politike
16 Shkurt 2026, 09:02
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi mori në shqyrtim në janar disa ndryshime në Kodin Penal, për të cilat opinioni publik ishte...
Politike
16 Shkurt 2026, 07:51
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 09:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku do t&e...
Politike
15 Shkurt 2026, 14:34
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar një situatë e cila lidhet me Spitalin e Lushnjes. ...
Politike
15 Shkurt 2026, 13:15
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të ...
Politike
15 Shkurt 2026, 13:15
E.d
Albin Kurti e fitoi besimin e votuesve me një diskurs të fortë për sovranitetin e Kosovës dhe barazinë si shtet. Por, mandatin e...
Politike
15 Shkurt 2026, 11:59
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Partia Demokratike po zhvillon në qytetin e Lezhës zgjedhjet për kryetarin e ri të degës lokale. Në k&e...
Politike
15 Shkurt 2026, 09:54
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Lideri i qeverisë ka reaguar ashpër, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specia...
Politike
15 Shkurt 2026, 09:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka zbuluar se ka marrë ftesë nga Presidenti Donald Trump për të vizituar Uashin...
Politike
15 Shkurt 2026, 09:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama u ndal edhe tek çështja 'Balluku', për të cilën Gjykata Kushtetuese...