Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Me anë të kësaj deklarate, banorët kërkojnë shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit dhe pezullim të menjëhershëm të shembjeve.
DURRËS- Banorët e prekur nga projekti “TID” në Durrës kanë dalë me një deklaratë publike, ku kundërshtojnë mënyrën e zbatimit të projektit dhe alternativave të ofruara nga institucionet. Me anë të kësaj deklarate, banorët kërkojnë shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit dhe pezullim të menjëhershëm të shembjeve.
Sipas tyre projekti, ka mangësi dhe shkelje procedurale. Më tej, banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës, duke theksuar se komunikimet në nivel ndërkombëtar kanë nisur dhe do të vijojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të parimeve të shtetit ligjor.
Deklarata:
Në vijim të diskutimit të zhvilluar me përfaqësues institucionalë, Kryeministrin dhe Kryetaren e Bashkisë Durrës, ndiejmë detyrimin të bëjmë publike qëndrimin tonë si banorë të prekur nga projekti.
Gjatë takimit u deklarua qartë se projekti do të realizohet patjetër dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim në të.
Alternativat që na u ofruan janë:
* të pranojmë një çmim shpronësimi (pak më të lartë);
* të zhvendosemi në zona periferike të përcaktuara prej tyre;
* ose të mblidhemi të gjithë në një objekt të vetëm, të zgjedhur nga Bashkia.
Ne e kundërshtojmë këtë qasje.
Projekti ka mangësi dhe shkelje procedurale. Ka prona të papërfshira në listën e shpronimeve ose pa ekspertizë të saktë. Nuk mund të pranojmë një projekt me shkelje vetëm sepse është vendosur të zbatohet.
* Propozimet e Kryeministrit nuk janë dakordësuar me ne.
* Çmimi referencë është një çmim dysheme.
* Zhvendosja, edhe nëse pranohet nga banorët, duhet të bëhet me dakordësinë e vetë tyre.
* Deri tani, propozimet mbeten vetëm fjalë.
Kërkojmë:
– Shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit;
– Pezullim të shembjeve;
– Shqyrtim ligjor të plotë të çdo rasti, një e nga një.
Në të kundërt, do të detyrohemi të përshkallëzojmë protestën dhe të intensifikojmë reagimin tonë publik dhe institucional. Komunikimet tona në nivel ndërkombëtar tashmë janë realizuar dhe do të vijojnë, në mbrojtje të të drejtave tona dhe të parimeve të shtetit ligjor.
Ne kërkojmë vetëm ligjshmëri dhe respekt për të drejtën tonë të pronës./Dosja.al
Kuvendi i Shqipërisë Kuvendi mori në shqyrtim në janar disa ndryshime në Kodin Penal, për të cilat opinioni publik ishte...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 09:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku do t&e...
Foto ilustruse TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar një situatë e cila lidhet me Spitalin e Lushnjes. ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të ...
Albin Kurti e fitoi besimin e votuesve me një diskurs të fortë për sovranitetin e Kosovës dhe barazinë si shtet. Por, mandatin e...
Foto ilustruse LEZHA- Partia Demokratike po zhvillon në qytetin e Lezhës zgjedhjet për kryetarin e ri të degës lokale. Në k&e...
Foto ilustruse TIRANË- Lideri i qeverisë ka reaguar ashpër, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specia...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka zbuluar se ka marrë ftesë nga Presidenti Donald Trump për të vizituar Uashin...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri, Edi Rama u ndal edhe tek çështja 'Balluku', për të cilën Gjykata Kushtetuese...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për protestën kombëtare të opozitës, e cila u mbajt më 1...