LIVE UPDATES
Politike

Analiza: Pa dialog, pa BE? Cila është sfida e mandatit Kurti 3

Pas muajsh bllokade politike, për shkak se zgjedhjet e shkurtit 2025 nuk i dhanë të njëjtin sukses, Kurti u rizgjodh kryeministër më 11 shkurt dhe u zotua se mandati i tij i ri do të fokusohet në rezultate konkrete dhe qeverisje efektive për qytetarët.

15 Shkurt 2026, 13:15 Nga E.d

Analiza: Pa dialog, pa BE? Cila është sfida e mandatit Kurti 3

Albin Kurti e fitoi besimin e votuesve me një diskurs të fortë për sovranitetin e Kosovës dhe barazinë si shtet. Por, mandatin e ri si kryeministër e nis në një kohë kur marrëdhëniet transatlantike janë të brishta dhe sfidat gjeopolitike të reja. Ata që e vëzhgojnë, thonë se është thelbësore për Kurtin që ta rikthejë besimin e aleatëve dhe t’i shmangë hapat surprizë - në të kundërtën, rreziqet janë serioze.

Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit fitoi bindshëm zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke marrë mbi 51% të votave dhe duke thyer rekordin e saj. Pas muajsh bllokade politike, për shkak se zgjedhjet e shkurtit 2025 nuk i dhanë të njëjtin sukses, Kurti u rizgjodh kryeministër më 11 shkurt dhe u zotua se mandati i tij i ri do të fokusohet në rezultate konkrete dhe qeverisje efektive për qytetarët.

“Mandati të cilin po e kërkojmë, është mandat pune, drejtësie dhe dinjiteti për secilin. Mandat sigurie dhe begatie për të gjithë”, tha Kurti natën kur u votua Qeveria e tij.

Gjatë prezantimit të kabinetit të ri, Kurti bëri një bilanc të mandatit të kaluar, duke theksuar arritjet në ekonomi, siguri dhe demokraci, dhe paraqiti prioritetet e ardhshme në arsim, mirëqenie sociale dhe energji.

Në politikën e jashtme, ai nënvizoi se do të punojë me këdo mbi bazën e respektit të ndërsjellë, se aleancat me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n mbeten të palëkundura, dhe se normalizimin me Serbinë do ta ndjekë përmes dialogut konstruktiv dhe kreativ.

“Siç kemi vepruar në katër vjetët e kaluar, normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, pra si raport bilateral e i jashtëm e jo ndërhyrje apo përzierje në çështje të brendshme”, tha Kurti.

Kurti shërbeu për disa javë si kryeministër edhe në vitin 2020, por ajo qeveri u rrëzua pas mospajtimeve mes partnerëve të koalicionit rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

E, mandati i tij i plotë, që pasoi më vonë, u karakterizua thellësisht nga vendosmëria për të shtrirë autoritetin e institucioneve të Kosovës në veri të vendit - zonë e banuar me shumicë serbe - ku për vite me radhë nuk janë zbatuar vendimet e Prishtinës zyrtare.

Pavarësisht kundërshtimeve dhe protestave, Qeveria e tij arriti t’i zëvendësojë targat serbe të makinave me targa të Kosovës, të heqë nga përdorimi dinarin serb dhe të mbyllë shumicën e institucioneve paralele të Serbisë, të cilat funksiononin që nga paslufta dhe punësonin mijëra persona.

Këto vendime - thelbësore për vizionin e tij për një Kosovë sovrane - tensionuan ndjeshëm raportet me aleatët. BE-ja dhe SHBA-ja i cilësuan si hapa të pakoordinuar, me pasoja për komunitetin serb.

Përplasjet mes tyre u shoqëruan edhe me paralajmërime nga Uashingtoni për përkeqësim të partneritetit dhe me masa ndëshkuese ndaj Kosovës - edhe pse, sipas Kurtit, ato ishin thjesht mospajtime mes miqsh.Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha se shpreson se do të punojë me Qeverinë e re për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë: paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik, ndërsa shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se është krijuar një momentum i ri për për të çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Disa vëzhgues vlerësojnë se dialogu me Serbinë duhet të jetë prioritet kryesor i agjendës së jashtme të Kurtit, pasi prej tij varet hapja e Kosovës dhe përparimi i saj drejt integrimeve evropiane.

Abit Hoxha, ligjërues dhe hulumtues në Universitetin Agder në Norvegji, thotë se sovraniteti nuk nënkupton vetëm aftësinë për të ruajtur kufijtë, por edhe aftësinë për të marrë vendime në interesin më të mirë të vendit. Sipas tij, dialogu nuk duhet parë si proces që favorizon Serbinë, por si mjet strategjik për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

“Implementimi i njëanshëm i marrëveshjeve do ta vendoste Kosovën në një pozitë avantazhi, edhe në raport me BE-në, por edhe me Serbinë. Kosova, deri më tash, ka ndjekur atë që ka bërë Serbia: moszbatimin e marrëveshjeve”, thotë Hoxha për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Dy vendet nuk zhvilluan ndonjë takim të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit 2023. Vazhdimi i dialogut u bllokua pas sulmit në Banjskë, pasi Kurti e lidhi atë me dorëzimin e autorit të dyshuar, Millan Radoiçiq - veprim të cilin Serbia nuk e bëri.

Lulzim Peci, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave, thotë se zbatimi i obligimeve të Kosovës në dialog, nuk është për Serbinë, por për të fituar besimin e bashkësisë ndërkombëtare. Vetëm kështu, sipas tij, Kosova mund të hapë rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe më pas drejt kandidaturës për në BE - çështje për të cilat vendosin vetë vendet e BE-së, e jo Beogradi.

“Ne duhet ta dimë se me Serbinë, përvoja tregon se mund të arrish marrëveshje dhe të fillosh t’i zbatosh, por nuk duhet pritur prej saj se do t’i zbatojë të gjitha pikat ashtu siç merresh vesh, sepse Serbia e ka stilin negociues të Rusisë në raport me Kosovën. Pra, ti mendon që ke arritur një marrëveshje dhe papritmas e sheh veten në mes të oqeanit”, thotë Peci për Exposenë.

Peci nënvizon se, në këtë kontekst, hapat e parë duhet të jenë dërgimi i draftit të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe rregullimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe - çështje që janë të brendshme, por me ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sipas tij.

“Kosovës i duhet tani të mos ndërmarrë veprime prapa shpinës së aleatëve, veçanërisht për çështjet e veriut dhe komunitetit serb. Rindërtimi i besimit me Perëndimin do të kërkojë kohë, pasi qëndrimi i tij pas humbjes së besimit në Qeverinë e Kosovës, do të testohet në muajt në vijim”, thotë Peci.

Raportet transatlantike janë në një pikë të ulët, të tensionuara nga një varg çështjesh - nga pasiguria mbi mbështetjen për Ukrainën dhe situata në Gazë, tek interesat amerikane për Grenlandën.

Ndaj, Kurt Bassuener, nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin, sugjeron që Kosova t’i menaxhojë me kujdes marrëdhëniet me SHBA-në dhe të forcojë pozicionin e saj në Evropë, duke synuar njohjen nga pesë vendet që nuk e kanë njohur ende dhe duke u paraqitur si një aset për një BE më të unifikuar dhe të qëndrueshme.

“Duhet t’i shohë Kosova interesat e saj afatgjata, në funksion të garantimit të pavarësisë së saj dhe aftësisë për të qenë shtet demokratik dhe vetëqeverisës. Dhe tani… do të thosha se kjo është më e mundshme përmes Evropës - edhe pse është e dhimbshme ta pranojmë - sesa përmes Shteteve të Bashkuara, nën menaxhimin aktual”, thotë Bassuener për Exposenë.

Ai shton se Kosova duhet të jetë e hapur ndaj partnerëve të rinj që mund të forcojnë pavarësinë dhe sigurinë e saj, por duke ruajtur gjithmonë përputhshmërinë me aspiratat evropiane.

Hoxha, në anën tjetër, insiston që Kosova të jetë më proaktive me SHBA-në, duke iniciuar vetë çështje në interes të saj.

“Nuk duhet Kosova të refuzojë qëndrime që vijnë nga Shtëpia e Bardhë në interesin e Kosovës. Ajo duhet të shohë më përtej. Kemi pasur një seri ndërhyrjesh nga Departamenti amerikan i Shtetit gjatë mandatit të kaluar, të cilat janë refuzuar në mënyrë kategorike dhe kanë shkaktuar përçarje mes dy vendeve”, thotë Hoxha.

E, derisa politikanët diskutojnë për strategji dhe marrëdhënie ndërkombëtare, për prioritete e vendime, qytetarët e zakonshëm e ndjekin jetën me shqetësime krejt tjera: nga pensionet dhe sigurimet shëndetësore deri te shërbimet e përditshme që ndikojnë në xhepin e tyre. Ata duan që politika e Qeverisë së re Kurti të përkthehet në përmirësime konkrete, por shpresa, për fat të keq, është më e hollë se dëshira.

“Kemi shumë gjëra që duhen rregulluar, por mendoj se një prej prioriteteve do të duhej të ishte sigurimi shëndetësor, çështja e pensioneve, të aktivizohet edhe Trepça, t’u jepen mundësi të rinjve të qëndrojnë këtu, e jo ta shohin largimin si rrugëdalje”, thotë Albulena Billalli nga Prishtina.

“Punësimi më së pari, të krijohen më shumë vende pune për kuadro të reja, sepse kemi ngecje në aspektin e punësimit”, thotë Shqipe Klinaku.

Jeremije Aksentijeviq nga Mitrovica e Veriut thotë se Qeveria e re duhet të kujdeset më shumë për popullsinë e moshuar, e cila “mezi ia del deri në fund të muajit”.

“Ne të gjithë i kemi dokumentet e Kosovës, letërnjoftimet, pasaportat, te gjitha...”, shprehet ai.

Në skenarin më optimist, mandati i Qeverisë Kurti 3 zgjat deri në vitin 2030, kur disa vende fqinje mund të jenë anëtarësuar në BE - së paku sipas sinjaleve të Brukselit për Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Kosova mbetet e vetmja në Ballkanin Perëndimor pa status kandidati për BE, edhe pse Kurti e përshkruan vendin si “më demokratikun në rajon”, me pasaportën “më të fortë se kurrë”.

Për ekspertë si Lulzim Peci, kjo nuk mjafton - ata paralajmërojnë se pa koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, Kosova rrezikon të mbetet e izoluar - një pasojë e rrezikshme kjo në një skenë ndërkombëtare të paqëndrueshme./REL

albin kurti be shba

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë