LIVE UPDATES
Politike

Tre kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë, Kurti bisedon me senatorët amerikanë

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, ai u takua me senatorët demokratë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy e Ruben Gallego, dhe atë republikan Thom Tillis.

14 Shkurt 2026, 22:27 Nga E. D

Tre kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë, Kurti bisedon

GJERMANI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me katër senatorë amerikanë, u ka përsëritur tri kërkesat që ka në raport me Serbinë. Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, ai u takua me senatorët demokratë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy e Ruben Gallego, dhe atë republikan Thom Tillis.

Kurti tha se sa i përket raportit me Serbinë, është i rëndësishëm dorëzimi i Millan Radoiçiqit, për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë “për organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023”, nënshkrimi i Marrëveshjes bazë dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq, “ku thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës”.

Sipas njoftimit të zyrës së tij, Kurti tha se bisedoi me senatorët amerikanë edhe për angazhimin e shtetit të tij për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, teksa shprehu mirënjohje për SHBA-në “si aleaten tonë kryesore”.

Kurti i kishte paraqitur tri kërkesat për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve qysh në fund të qershorit të vitit 2024.

Kosova kërkon që Radoiçiq, ish-nënkryetar i partisë Lista Serbe – që ka mbështetjen e Beogradit- të ekstradohet në Kosovë, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për sulmin në Banjskë.

Në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Radoiçiq, që besohet se gjendet në Serbi, e ka pranuar se ka organizuar dhe udhëhequr këtë sulm.

Kushti i dytë ka të bëjë me një letër që Bërnabiq i kishte dërguar BE-së në dhjetor të vitit 2023. Përmes kësaj letre, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj, që BE-ja i sheh si marrëveshje historike në procesin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Në shtator të vitit 2024, emisari i atëhershëm evropian, Mirosllav Lajçak, kishte thënë se letra ishte tërhequr, por Kosova e kishte mohuar një gjë të tillë.

Dhe kërkesa e tretë pikërisht ka të bëjë me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, për të cilët palët u pajtuan më 2023, por nuk u nënshkrua, pasi Serbia refuzoi,

Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut që ka nisur më 2011.

Gjatë qëndrimit në Munih, Kurti ka zhvilluar edhe disa takime të tjera, përfshirë edhe një sot me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Pllenkoviq.

Në Munih, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ashtu u takua me senatorë amerikanë me të cilët bisedoi për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për thellimin e bashkëpunimit Serbi-SHBA.

Në këtë konferencë vjetore në Munih po marrin pjesë qindra udhëheqës evropianë dhe botërorë, teksa një delegacion i madh amerikan, ku bëjnë pjesë senatorë të shumtë, po udhëhiqet nga sekretari i Shtetit, Marco Rubion./REL

albin kurti

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë