LIVE UPDATES
Politike

"Plan shkatërrimtar për qokat e Ramës"/ Zhupa reagon për ligjin "Për zonat e mbrojtura": Syri kaltër do përdoret nga vendet fqinje

Zhupa thotë se qeveria ka vendosur t’u dhurojë të fuqishmëve, edhe copat e fundit të territorit shqiptar.

25 Nëntor 2023, 14:54 Nga h.k
"Plan shkatërrimtar për qokat e Ramës"/ Zhupa reagon
Ina Zhupa

TIRANË- Ina Zhupa, depuetja e Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme pas nismës së 12 deputetëve të Partisë Socialiste për të ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura. Zhupa thotë se qeveria ka vendosur t’u dhurojë të fuqishmëve, edhe copat e fundit të territorit shqiptar.

Sipas saj, ky projektligj është hapi i fundit që zona si Syri i Kaltër të përdoren për tubacione ujore për vendet fqinje, që zona si Vjosa-Narta të legjitimohen për ndërtime dhe infrastrukturë, që zonat si Butrinti, Velipoja dhe Shkodra të mbushen me resorte me emrin ‘investime strategjike’, duke shtuar se ky është përfundimisht shkatërrimi i këtyre zonave.

REAGIMI I INA ZHUPËS:

Qeveria dhe Parlamenti putinian, ndërkohë që kalojnë buxhetin e vjedhjes së taksave të shqiptarëve, ushqejnë, veç oreksit të tyre edhe atë të oligarkëve. Kanë vendosur t’ju ofrojnë më të pasurve dhe të fuqishmëve, edhe copat e fundit të territorit shqiptar, zonat e mbrojtura, që ata t’i shfrytëzojnë për resorte dhe fitime të reja.

12 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë ndryshimin e ligjit ‘Për zonat e mbrojtura’, me qëllim hapjen rrugë të investimeve në ato territore, aktualisht të ndaluara. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend me datë 20 nëntor, duhen të kthejnë zonat e mbrojtura, në zona të pambrojtura, sipas preferencave të pushtetit.

Në nenin 42 bëhen ndryshimet:

1. Në shkronjën ‘p’ të pikës 3, pas fjalëve’ ‘veprimtari tradicionale’ shtohen fjalët ‘dhe ekonomike’.

Ligji aktual e ndalon çdo lloj ndërtimi dhe veprimtarie ekonomike për shkak të dëmeve të pakthyeshme që sjellin në mjedis dhe rëndësisë që ka flora dhe fauna në këto zona.

Ky synim t’i hapet rrugë investimeve brenda zonave të mbrojtura, ka nisur me dy VKM të janarit 2022, ku qeveria hoqi mijëra hektarë nga zonat e mbrojtura, duke i reduktuar ato me 20% të sipërfaqes që kishin.

Tashmë kjo çështje është në gjykatë, teksa organizatat e ndryshme kanë argumentuar se ‘vendimet synojnë të ligjërojnë shkatërrimin e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro’. Por qeveria nuk ndalet as të pres vendimin e gjykatës, por vazhdon me plane shkatërrimtare.

Ky ndryshim ligjor nuk është gjë tjetër veçse garantimi i mbrojtjes ligjore për ndërtimet e paligjshme që janë bërë deri tani në sytë e qeverisë në zonat e mbrojtura, siç është i denoncuar nga Fiks Fare ky solli pamje të 36 ndërtimeve pa leje të bëra në zonën e mbrojtur të Liqenit të Shkodrës. Sipërfaqja e dëmtuar është me mijëra metra katror.

Ky projektligj është hapi i fundit që zona si Syri i Kaltër të përdoren për tubacione ujore për vendet fqinje, që zona si Vjosa-Narta të legjitimohen për ndërtime dhe infrastrukturë, që zonat si Butrinti, Velipoja dhe Shkodra të mbushen me resorte me emrin ‘investime strategjike’. Ky është përfundimisht shkatërrimi i këtyre zonave.

Ju bëj thirrje 12 kolegëve, që ndoshta nuk e dinë se ç’kanë firmosur, të tërhiqen nga kjo nismë dhe mos bëhen vegla pas të cilave fshihen premtimet e Ramës për qoka kombëtare dhe ndërkombëtare. Në prag të festave kombëtare le t’i thërrasin ndërgjegjes atdhetare mbi atë partiake të interesave të shefit të tyre.

ligji per zonat e mbrojt ina zhupa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet