11 Prill 2023, 13:59
Nga A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Sigurisë, ku i pranishëm është edhe ministri Ulsi Manja. Në nisje të seancës, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji iu drejtua ministrit duke përmendur tritolin ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës.
Ai i pyeti ata nëse kanë guxim ta dënojnë krimin, pasi për ta luftuar sipas tij, nuk e bëjnë dot. Manja u bëri thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin ngjarjen.
Pjesë nga diskutimi:
Salianji: Drejtori nuk të ka ardhur pas kërkesës për kamerat e vendosura nëpër qytet. Pse nuk jeni të shqetësuar ju që ne kërkojmë që të vijë të japë llogari Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë, ndërkohë që sot fluturon me tritol kreun i PD në Vaun e Dejës? Kanë frikë të përballen? Po u vriten përditë njerëz, të vijë Çuçi këtu… Pse tritolin e krimit e përdorni ndaj medias, e vendosni ndaj opozitës? Po kërcet kallashi dhe tritoli përditë, a ke guxim ta thuash a jo zoti Qefalia? Keni guxim ta dënoni krimin? Se mirë që nuk e luftoni por dënojeni të paktën…
Qefalia: Le të presim 14 majin dhe t’i shohim ku janë këta, ndaj vazhdoni me rendin e ditës së nuk shkon që në Komisionin e Sigurisë të krijohet një situatë e tillë.
Manja: Çdo lloj krimi meriton të dënohet dhe agjencitë ligjzbatuese të zbardhin të vërtetën dhe t’i japin përgjigje edhe këtij krimi. Për ne është jo vetëm detyrim kushtetues ardhja në këto komisione, por dhe moment që na jepet mundësia të komunikojmë me qytetarët që hasim në punën tonë të përditshme.
komisioni i sigurise ervin salianji
Politike
11 Prill 2023, 13:58
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se çdo i paraburgosur dhe i burgosur me të drejtë vot...
Politike
11 Prill 2023, 13:19
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas sulmit me tritol që i ndodhi mëngjesin e sotëm ...
Politike
11 Prill 2023, 13:14
A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas shpërthimit me tritol ndaj kryetarit të PD-së në Bashkinë e Vaut ...
Politike
11 Prill 2023, 13:12
A.B
Elisa Spiropali
TIRANË-Reagon Partia Socialiste në lidhje me atentatin ndaj kreut të PD-së, në Vaun e Dejës, Benard Ndrec&eum...
Politike
11 Prill 2023, 13:02
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në konferencën e katërt Kombëtare e industrisë s&eu...
Politike
11 Prill 2023, 11:39
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ashpër shpërthimin me tritol që ndodhi ditën...
Politike
11 Prill 2023, 11:10
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Bursa Shqiptare e Energjisë ka nisur ditën e sotme operimim, me linçimin e ankandit të parë të tregut...
Politike
11 Prill 2023, 11:29
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka shpjeguar ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve. Gjatë...
Politike
11 Prill 2023, 11:02
I.A
Lefter Alla
BULQIZË- Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka ankimuar vendimin për masën e sigurisë arrest me burn në...
Politike
11 Prill 2023, 10:59
I.A
Yzeiraj dhe Xhafaj
TIRANË- Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Endrit Yzeiraj ka deklaruar sot se ndërtimi i ...